KOSOVA

Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e stabilizuar, por mbetemi vigjilentë

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Prill 2026, 12:35

Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë

Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash thekson se situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është e stabilizuar

Ai tha se në mandatin e tij të parë në krye të misionit të KFOR-it ndodhi ngjarja e incidenteve serioze të sigurisë që u shënuan në veri të Kosovës në vitin 2023 dhe rritjes së mëvonshme të pranisë së KFOR-it në terren.

“Nuk kemi parë përsëritje të të njëjtit nivel të dhunës. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të përgatitur mirë. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në mbarë Kosovën për të siguruar ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin tonë afatgjatë, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, citohet Ulutash në njoftimin e KFOR-it të ketë thënë për TV Most.

Ai po ashtu ka thënë se situata e sigurisë në veri të Kosovës gjithashtu është aktualisht e qetë. Megjithatë, sipas tij, nuk është plotësisht e qëndrueshme.

“Nga këndvështrimi ynë, procesi i tranzicionit nga kryetarët e komunave që po largohen tek ata që po vijnë është zhvilluar në mënyrë të qetë. KFOR-i vazhdon të luajë rolin e tij, duke ofruar një kornizë sigurie dhe hapësirë që dialogu politik të ecë përpara. Kjo është thelbësore për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme që i sjellin përfitim të gjitha komuniteteve. Rruga drejt stabilitetit afatgjatë është politike. Stabiliteti në Kosovë dhe në rajon varet nga fakti nëse palët zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës”, tha ai.

Sipas tij, KFOR-i vazhdon të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë komunitetin serb.

Ai tha se ky është gjithmonë fokusi i tyre.

“Angazhimi ynë ndaj misionit është i palëkundur. Në përgjigje të dhunës së pajustifikuar të vitit 2023, ne kemi rritur numrin e aktiviteteve dhe patrullave në veri të Kosovës. Kemi një prani të rregullt atje dhe mbajmë kontakte me të gjithë bashkëbiseduesit tanë për të siguruar shkëmbim të shpejtë informacioni dhe transparencë të ndërsjellë. Në përgjithësi, kemi një prani të dukshme dhe fleksibile në të gjithë Kosovën”, tha ai.

Ulutash u shpreh se, NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizën e vetme për zgjidhjen e çështjeve të mbetura dhe arritjen e marrëveshjeve që respektojnë të drejtat e të gjithë njerëzve. Ndërsa KFOR-i jep kontribut të rëndësishëm ushtarak për të mbajtur një mjedis të sigurt, rruga drejt stabilitetit afatgjatë është në fund të fundit politike. Është thelbësore që si Beogradi ashtu edhe Prishtina të angazhohen me mirëbesim dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese. NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm Dialogun e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i do të vazhdojë të japë kontributin e tij në këtë proces të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë, është me rëndësi që të dyja palët të angazhohen plotësisht dhe në mënyrë konstruktive në këtë kuadër.

“Sa i përket pranisë së bazave të policisë me pika vëzhgimi përgjatë rrugëve kryesore në veri të Kosovës, ne e monitorojmë situatën vazhdimisht dhe mbajmë komunikim të rregullt me të gjithë bashkëbiseduesit për të shmangur keqkuptimet. Kjo përfshin përfaqësues të institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë. KFOR-i është i pozicionuar mirë për t’u përgjigjur çdo zhvillimi që mund të rrezikojë sigurinë lokale. Ne veprojmë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë. Transparenca dhe koordinimi i ngushtë janë me rëndësi të madhe për ne”, tha ai.

KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij afatgjatë të OKB-së, të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

“Sa i përket FSK-së, që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është i ndarë nga KFOR-i – ka mbështetur zhvillimin e saj nën mandatin e saj fillestar civil të mbrojtjes përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimeve. Vendimet për prokurime ushtarake ose marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe janë rezultat i marrëveshjeve ndërmjet institucioneve në Kosovë dhe vendeve individuale; këto çështje nuk bien në mandatin e KFOR-it”, tha ai.

“Nga këndvështrimi i përgjithshëm i sigurisë, KFOR-i ende ka prani të vazhdueshme në Manastirin e Deçanit të Shenjtë, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky është i vetmi vend fetar ortodoks në Kosovë, siguria e të cilit ende nuk i është dorëzuar Policisë së Kosovës. Në përgjithësi, forcat tona janë të dislokuara në mënyrë fleksibile në të gjithë Kosovën. Patrullat dhe pikat tona të vëzhgimit janë të vendosura në mënyrë strategjike për të siguruar sigurinë e të gjithë njerëzve, përfshirë komunitetin serb. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të përshtasim pozicionin tonë sipas nevojës për të vazhduar zbatimin e plotë të mandatit tonë të OKB-së”, tha Ulutash ndër të tjera.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë