Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka folur për Kosovën, duke thënë se s’është e kënaqur që do të ketë sërish zgjedhje.
Megjithatë, ajo në një intervistë për A2CNN tha se demokracia po funksionon dhe për këtë është shprehur e kënaqur.
“Për çështjen e Kosovës, nuk jam e kënaqur që tani do të kenë përsëri zgjedhje, por demokracia e tyre po funksionon dhe jam e kënaqur për këtë. Pse nuk jam e kënaqur? Sepse po presim ratifikimin e dy marrëveshjeve për Planin e Rritjes. Pra, për momentin, Kosova po i bën reformat, por ne nuk mund t’i paguajmë paratë sepse nuk i kemi këto dy marrëveshje”.
“Nga ana tjetër, siç e dini, Kosova, edhe duke mos qenë ende kandidate zyrtarisht, është plotësisht e përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, ashtu si dhe vendi tuaj, Shqipëria. Ju keni marrëdhënie shumë të mira me këtë vend, që do të thotë se nuk mund ta përfytyroj përfundimin e bashkimit të Evropës pa integruar edhe Kosovën në Bashkimin Evropian. Pra, do të punojmë për këtë”, u shpreh ajo.Kos tha gjithashtu se shpreson që pas zgjedhjeve të ketë një qeveri të re e cila, sipas saj, mund të shtyjë përpara reformat.
“Unë shpresoj se së shpejti, pas zgjedhjeve, do të kemi një qeveri të re dhe pastaj, qeveria është ajo që mund të shtyjë përpara reformat. Dhe jam e sigurt se janë të gatshëm ta bëjnë këtë në aspektin ekonomik. Po ecin shumë mirë. Ata kanë kryer tashmë disa nga reformat, kështu që mezi pres që të kenë një qeveri funksionale dhe efikase dhe, pastaj, do të mund të përshpejtojmë, ndoshta në një moment tjetër, edhe procesin e anëtarësimit”, u shpreh Kos.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
23 Nëntor22:23
Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, vëllai mesazh të ndjerë: Dy vite nga vrasja e më të dashurës tonë
Gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të vazhdojë nesër, ka njoftuar vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.
...
KOSOVA
23 Nëntor21:43
VIDEO/ Kapen rreth 300 kilogramë eksploziv në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka ndaluar sot rreth 300 kilogramë eksploziv sot në pikëkalimin kufitar në Vermicë.
Personi që po i posedon...
KOSOVA
23 Nëntor16:55
Dy rrëfime, një vendim/ Si do të mbahet mend UÇK-ja?
Dy vjet dëshmi, qindra dëshmitarë dhe një gjykatë që do të vendosë se si do të mbahen mend Ushtria Çlirimtar...
KOSOVA
23 Nëntor09:10
Kosovë/ KQZ nis procedurat për zgjedhjet, caktohen afatet për koalicionet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka hyrë në fazën përgatitore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare q&e...
KOSOVA
23 Nëntor07:54
Gjenden mbetje të pesticidit të ndaluar Chlorpyrifos, asgjësohen 3 ton tranguj! Do niseshin drejt Sllovenisë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se janë asgjësuar 2 mijë e 900 kilogramë tranguj të konser...
KOSOVA
21 Nëntor23:14
Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi
Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, kanë konfirmuar familjarët e tij.
Familjari Shkëlzen Sp...
KOSOVA
21 Nëntor22:23
Vuçiçi i ashpër me Kroacinë e Slloveninë që mbështeten heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë mbështetur propozimin për heqjen e...
KOSOVA
21 Nëntor20:42
KQZ miraton afatet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Vetëm 12 ditë fushatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pa përfunduar ende mirë procedurat e balotazhit, KQZ-ja s...
KOSOVA
21 Nëntor19:49
EMRI/ Shqiptari nga Kosova aksidentohet për vdekje me tren në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka humbur jetën pas n...
KOSOVA
20 Nëntor23:37
Vrasja e boksierit shqiptar, vëllai dënohet me burg përjetë. 5 vite për motrën (historia)
Sipas mediave gjermane Gjykata e Landit në Bielefeld ka dënuar dy prej familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani, vë...