U martua me të burgosurin dy javë para ekzekutimit, flet 31-vjeçarja shqiptare: Nuk do të rresht së luftuari për të!
Kur Tiana Krasniqi i dërgoi një email një të burgosuri në qelinë e vdekjes në Teksas, në vitin 2024, dashuria ishte gj&e...
Kur Tiana Krasniqi i dërgoi një email një të burgosuri në qelinë e vdekjes në Teksas, në vitin 2024, dashuria ishte gj&e...
Pas mbledhjes në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, në dit&eum...
Ajo u arrestua nga Policia e Shtetit menjëherë pasi zbriti nga avioni, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër për zbatimin e mas&e...
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak t&...
Mbetjet e avionit fatal F-4 Phantom, i cili u rrëzua në Tanagra gjatë Javës së Fluturimit në Athinë, duke shkaktuar vdekjen e...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka folur për një takim në Aruba dhe një projekt q&eu...
Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë pasi ka rënë në një humnerë në zonën e L&eu...
Ushtria amerikane ka goditur tre cisterna nafte të lidhura me Iranin, në një veprim hakmarrës pas lëshimit të raketave balistike d...
Administrata Trump ka filluar të punojë për një strategji të pasluftës për Lindjen e Mesme, që synon riformësimin e...
Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme. I pyetur nëse, do të jet&...

Shtetet e Bashkuara presin që plani i Qeverisë në detyrë të Kosovës për themelimin e Xhandarmërisë të jetë “në përputhje me zotimet e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”.
Kështu tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, i cili shtoi se po “monitorojmë njoftimet e fundit sa i përket propozimit për krijimin e një force xhandarmërie në Kosovë”.
Më 19 maj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë ndërmarrë hapat e parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Kosovës. Ai tha se është nënshkruar dokumenti për krijimin e një grupi punues që do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e xhandarmërisë.
Sipas Sveçlës, kjo forcë do të ketë mision të qartë për ruajtjen e kufijve, integritetit dhe sovranitetit territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave dhe mbrojen e infrastrukturës kritike.
Ndërkaq, nga NATO-ja, e cila që nga viti 1999 ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, i thanë Radios Evropa e Lirë se po vëzhgojnë nga afër deklarimet e institucioneve në Kosovë për këtë çështje.
“U përket atyre që të komentojnë në më shumë detaje” për këtë çështje, tha një zyrtar i NATO-s.
KFOR-i, i cili është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë – pas Policisë së Kosovës dhe misionit për Sundim të Ligjit të BE-së, EULEX – veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtari i NATO-s tha se aleanca vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë dhe të japë kontribut për siguri të qëndrueshme për të gjithë.
Zyrtari i aleancës ushtarake perëndimore tha po ashtu se Ekipi Këshillues i NATO-s dhe Ndërlidhës (NALT) ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës “në përputhje me mandatin e tij origjinal për mbrojtje civile, përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe trajnimit”.
“Ne presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in për të kontribuuar në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha zyrtari i NATO-s në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, nga Ambasada gjermane në Prishtinë thanë për Radion Evropa e Lirë se do të përmbahen nga komentimi për këtë çështje.
Lajmi për ndërmarrjen e hapave të parë për krijimin e Xhandarmërisë është kritikuar nga autoritetet në Beograd, të cilat kanë thënë se “KFOR është forca e vetme legjitime e armatosur në Kosovë, përgjegjëse për kontrollimin dhe patrullimin përgjatë vijës administrative”.
Ndonëse nuk dihen detaje se cili do të jetë misioni i saktë i Xhandarmërisë që Kosova mëton ta themelojë, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se një forcë e tillë sigurie do të mund të merrte kompetenca për ruajtjen e kufirit me Serbinë, që aktualisht është në mandatin e KFOR-it.
Sipas tij, Kosova duhet të përgatitet për çdo ndryshim të rolit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndonëse tha se beson se ky mision do të qëndrojë për vite apo edhe një dekadë në vend.
Në këtë drejtim, ai kujtoi se shteti dhe KFOR-i kanë një marrëveshje që Forca e Sigurisë së Kosovës – që është në proces të transformimit në ushtri – të mos shkojë në veri pa pëlqimin e misionit paqeruajtës, duke thënë se Xhandarmëria do të mund të plotësonte këtë boshllëk.
“Përderisa është një marrëveshje xhentlëmene mes KFOR-it dhe FSK-së që të mos jetë shumë prezente në pjesën veriore, Xhandarmëria do ta krijonte një strukturë të re, e cila nuk është pjesë e kësaj marrëveshje xhentlëmene”, tha Vrajolli.
Sipas tij, kjo do të mundësonte që rolet e kontrollit kufitar dhe veprimeve të tjera që i bëjnë KFOR-i të jenë të përbashkëta me njësi që mund të jenë në kuadër të Policisë, apo në kuadër të MPB-së, “e që do të fillonte sa më parë procesin e krijimit të kapaciteteve vendore dhe njohurisë se si të ballafaqohemi me kërcënime bashkërisht me KFOR-in në veri dhe pjesë të tjera të Kosovës”.
Dërgimi i FSK-së – që është në proces të transformimit në ushtri – në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.
Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
Vrajolli vlerësoi se Kosova nuk ka nevojë që të ketë një xhandarmëri që do të merrej me incidente të brendshme, pasi vlerëson se Policia e Kosovës është e aftë të ballafaqohet me to.
“Pikërisht fakti që vija kufitare mbrohet nga KFOR-i, KFOR ka përgjegjësi të zgjeruara në këtë fushë dhe nevojitet që ne të krijojmë institucionet tona që janë të gatshme ta zëvendësojnë KFOR-in kurdo që KFOR-i nuk është aty”, u shpreh ai.
Xhandarmëria është një forcë e sigurisë që ka karakter ushtarak dhe kryen detyra policore. Në disa shtete mund të jetë pjesë e Ministrisë së Brendshme, në të tjera pjesë e forcave të armatosura.
Shumë shtete kanë xhandarmërinë e tyre, përfshirë edhe fqinji verior i Kosovës, Serbia, xhandarmëria e së cilës funksionon në kuadër të policisë.
Xhandarë kanë edhe shtete të tjera, përfshirë të NATO-s, sikurse është rasti i Francës. Në këtë shtet, Xhandarmëria është pjesë e forcave të armatosura./REL
Dy të mitura i kanë hequr lirinë një vajze në Kosovë. Fillimisht e dhunuan, dhe më pas e hodhën nga ballkoni duke e f...
Një konflikt familjar në Gjakovë që ka përfunduar me rrahje mes dy vëllezërve, pasi njëri prej tyre dyshohet se sulmoi b...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojn&e...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ndërmarrë një 'gjueti' ndaj...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj shtatë drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndet...
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për ...
Janë identifikuar viktimat dhe pjesëmarrësit në aksidentin tragjik që ndodhi një natë më parë në qarkoren Ra...
Personi që shihni në foto është Valmir Klinaku, 31-vjeçari i cili ditën e sotme humbi jetën tragjikisht në Vushtrin&eu...
Në prag të fillimit të votimit me postë jashtë Kosovës, i cili do të nisë më 21 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari lidhur me skandalin seksual të drejtori...