
Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës po prijnë kandidatët e Listës Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Në Mitrovicë të Veriut, në bazë të 1.44 për qind të votave të numëruara, po prin Millan Radojeviç me 40.16 për qind të votave. Në vendin e dytë është Erden Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje me 33.86 për qind.
Në Kllokot, sipas 19.75 për qind të votave të numëruara, i pari është Bozhidar Dejanoviç i Listës Serbe me 56.17 për qind të votave, pasuar nga Sreçko Spasiç nga Uniteti Kombëtar Serb me 22.64 për qind.
Në Ranillug, në bazë të 8.65 për qind të votave të numëruara, prin Tanja Antiç nga Lista Serbe. I dyti është Ivan Petroviç nga Lëvizja Kombëtare Serbe me 16.51 për qind.
Në Graçanicë, Lista Serbe me kandidatin e saj Novak Zhiviç është e para me 60.53 për qind të votave, bazuar në 13.38 për qind të votave të numëruara. I dyti është Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare me 28.23 për qind.
Në bazë të 13.75 për qind të votave të numëruara, në Zveçan i pari është Dragisha Milloviç nga Lista Serbe me 77.67 për qind të votave, pasuar nga Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 7.51 për qind të votave.
Në Zubin Potok, në bazë të 9.85 për qind të votave të numëruara, Millosh Peroviç është i pari me 83.41 për qind të votave. I dyti në këtë komunë është Stevan Vulloviç nga Lidhja e Kosovës me 4.38 për qind të votave të fituara.
Në Shtërpcë, në bazë të 4.12 për qind të votave të numëruara, Valmir Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 27.49 për qind. I dyti është Ivica Tanasijeviç i Listës Serbe me 27.49 për qind.
Në Novobërdë, sipas 23.89 për qind të votave të numëruara, Bajrush Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 41.09 për qind, pasuar nga Sasha Millosheviç i Listës Serbe me 30.13 për qind.
Në Leposaviç, në bazë të 11.84 për qind të votave të numëruara, Zoran Todiç nga Lista Serbe prin me 70.62 për qind të votave, pasuar nga Vlladimir Radosavlejviç i Demokracisë Serbe me 9.48 për qind.
Në Partesh sipas 8.51 për qind të votave, Dragan Petkoviç nga Lista Serbe prin me 89.08 për qind të votave, pasuar nga Sllaxhan Mlladenoviç nga Lidhja e Kosovës me 10.92 për qind.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
12 Tetor21:49
LDK nis festën në Prishtinë, rezultatet paraprake nxjerrin Përparim Ramën të parin
Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, ka nisur festën në Prishtinë.
Muzika dhe dajret kanë shpërthyer në kryeqytetin e Kosov&...
KOSOVA
12 Tetor21:16
“Faleminderit Kosovë!”, kreu i PDK: Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve...
KOSOVA
12 Tetor21:04
Zgjedhjet në Kosovë/ Ramush Haradinaj: Rezultat historik, nga nesër ia nisim punës
Pas përfundimit të procesit zgjedhor për kryetarë komunash në Kosovë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e K...
KOSOVA
12 Tetor20:54
Kandidati i PDK-së drejt fitores në Mitrovicën e Jugut, nisin festimet në rrugët e qytetit
Simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur festimet në rrugët e Mitrovicës së Jugut, pas rezultate...
KOSOVA
12 Tetor20:05
Zgjedhjet vendore/ Kurti: Qytetarët e Kosovës dëshmuan kulturë demokratike! Tani të ruajmë votat
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet lokale që u zhvil...
KOSOVA
12 Tetor20:01
Publikohen shifrat zyrtare të zgjedhjeve në Kosovë/ KQZ: Pjesëmarrja ishte 39.07%, nis numërimi i votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosov&e...
KOSOVA
12 Tetor19:48
Publikohen Exit Poll-et e para për zgjedhjet vendore në Kosovë/ Prishtina drejt balotazhit, renditja e kandidatëve
Gara për kryetar të Komunës së Prishtinës pritet të shkojë në balotazh, sipas exit poll-eve të publikuara menj&eu...
KOSOVA
12 Tetor19:11
Mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit në Kosovë
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë.
Sipas ligjit, ...
KOSOVA
12 Tetor18:41
Zgjedhjet në Kosovë/ Serbia tentoi të manipulojë rezultatin në veri, ja çfarë gjeti policia
Përveç presioneve në qytetarët e komunitetit serb në Kosovës, Serbia ka vazhduar tentimet e saj për të ndërhyr&...
KOSOVA
12 Tetor18:23
Rreth 1 orë nga mbyllja e QV-ve/ KQZ publikon pjesëmarrjen në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 18:00 kanë votuar 32.66 për qind e votuesve.
Të dhënat janë p&e...