KOSOVA

Kosovë/ Ministri i Brendshëm akuza ish-shefit të BIA-s serbe për deklarata kërcënuese

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Mars 2026, 14:13

Kosovë/ Ministri i Brendshëm akuza ish-shefit të BIA-s serbe

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka kritikuar të mërkurën ish-shefin e shërbimit sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin, për deklarata “të papranueshme dhe thellësisht kërcënuese” ndaj vendit të tij dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në një video të shpërndarë nga Sveçla, Vulin më sa duket bën thirrje që Serbia të veprojë kundër Kosovës njëlloj siç kishte vepruar agjencia izraelite e inteligjencës, Mossad, në Iran, duke thënë “kur mundet Izraeli, pse nuk mundemi edhe ne”.

Më pas, ai thotë se inteligjenca serbe duhet të përpilojë plan për t’u marrë me “bartësit e politikave kundër Serbisë”, duke e përmendur me emër kryeministrin e Kosovës, Kurti.

Sveçla tha se imponimi i një analogjie nga një konflikt me luftë të hapur, kërcënime të armatosura dhe operacione të shpallura kundër aktorëve të konsideruar armiq, dhe t’i aplikosh ato në raport me kryeministrin e Kosovës, “nënkupton normalizimin e logjikës së operacioneve sekrete si mjet kërcënimi dhe destabilizimi të drejtpërdrejtë në Ballkan”.

Vulin ka shërbyer për disa vite si ministër i Mbrojtjes i Serbisë dhe pastaj shef i BIA-s.

Në vitin 2025, ai gjeti punë të re në një shoqatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës së Rusisë.

Vulin ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe për shkak të veprimtarisë së vet është njeri i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ministri kosovar tha më tej të mërkurën se Vulin e përdori një “precedent të rrezikshëm” kur tha se inteligjenca serbe “di si ta bëjë këtë, sepse e kemi bërë më parë”.

Sveçla shtoi se “historia jonë e afërt dëshmon se strukturat e inteligjencës serbe kanë qenë të përfshira në vrasjen e veprimtarëve të shquar politikë shqiptarë, si Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka”, të cilët ishin vrarë më 1982 në Gjermani.

Sveçla tregoi gjithashtu se në mes të muajit të kaluar, autoritetet kosovare i arrestuan dy shtetas bjellorusë dhe një shtetas rus, të cilët, sipas tij, ishin futur në Kosovë jashtëligjshëm të kamufluar, pasi kishin qëndruar në Serbi paraprakisht.

Rasti i tyre është duke u shqyrtuar, shtoi ai.

“Përveç përvojës së tyre ushtarake, trajnimeve specialistike me eksploziv dhe lidhjeve me Serbinë, ata posedonin pajisje për orientim, kamuflim dhe realizim të planeve operative – elemente që përkojnë me retorikën e artikuluar nga Vulin”, theksoi Sveçla.

Kosova dhe Serbia vazhdojnë të kenë marrëdhënie shumë të tensionuara, posaçërisht nga viti 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në një fshat të Zveçanit në veri të vendit, duke lënë një rreshter të vrarë.

Vendi u trondit edhe nga një shpërthim një vit më vonë, kur kanali jetik i ujit, Ibër-Lepenci, u dëmtua rëndë në veri.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për të dyja incidentet, por Beogradi ka mohuar të ketë pasur gisht në to.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?