KOSOVA

Kosovë Serbi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, akuza të ndërsjella midis palëve

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 09:18

Kosovë Serbi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, akuza

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, këmbyen akuza të ndërsjella në një sesion të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Misionin në Kosovë, UNMIK. Në këtë mbledhje, nga ministrja Gërvalla dhe përfaqësuesi amerikan në OKB, u kërkua që misioni i UNMIK-ut të mbyllet, sepse sipas përfaqësuesit amerikan, në Kosovë nuk ka kërcënime për sigurinë.

Raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut, që mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator, u paraqit në këtë seancë nga zëvendëspërfaqësuesi special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin. Në raport, iu bë thirrje institucioneve kompetente në Beograd dhe në Prishtinë t'i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës më 2023, ku një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer. Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj pjesëmarrësve të sulmit në Banjskë, ndërsa Serbia jo, ndonëse shumica prej tyre strehohen në Serbi, përfshirë edhe Milan Radojçiq, i cili mori publikisht përgjegjësinë për sulmin.

Raporti i UNMIK me vlerësime pozitive, por edhe shqetësime

Zëvendëspërfaqësuesi special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, në raport përmendi si shembuj pozitivë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, si dhe dy takime ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Shin përsëriti shqetësimet e UNMIK-ut dhe partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me mbylljen nga Prishtina zyrtare të institucioneve paralele serbe në komunat në veri. "Është thelbësore që autoritetet në Prishtinë të përfshijnë sinqerisht të gjitha komunitetet e prekura përpara se të zbatojnë vendime që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe të kërkojnë alternativa të vlefshme për të shmangur ose zvogëluar efektet negative”, tha Shin.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nga ana e saj, vlerësoi se raporti i UNMIK-ut është "i anshëm dhe i paplotë" dhe se "nuk përmban fakte themelore". Sipas saj, "në Kosovë u mbajtën zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe u vlerësuan nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si të lira dhe të ndershme”. "Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkanin Perëndimor, me angazhimin më të fortë pro-NATO dhe pro-BE në botë", theksoi ministrja Gërvalla.

Akuza ndaj Serbisë

"Çdo ditë, po shohim një makinë propagande nën kontrollin e Aleksandar Vuçiq, e cila po helmon sistematikisht shoqërinë serbe dhe po e përgatit publikun për agresion kundër vendit tonë”, tha Gërvalla duke shtuar se Prishtina mbetet e përkushtuar ndaj dialogut.

"Serbia tregoi se ishte e gatshme për luftë dhe se njeriu që mori përgjegjësinë për sulmin, Milan Radojçiq, ishte krahu i djathtë i Vuçiqit.” Sipas Gërvallës, "komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi regjimin në Serbi. Nëse nuk ka pasoja, ata do ta përshkallëzojnë situatën edhe më tej”, përfundoi ajo.

Qëndrimi i Serbisë: Kurti po bën "spastrim të qetë etnik”

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, tha se Serbia e sheh raportin e UNMIK-ut si "të balancuar dhe realist", ndërsa vlerësoi se "të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë po përkeqësohen sistematikisht” dhe se numri i "incidenteve me motive etnike është rritur”. "Nga koha kur Albin Kurti erdhi në pushtet, janë regjistruar 37 incidente kundër anëtarëve të komunitetit serb. Ky mohim sistematik i të drejtave nuk është vetëm një tragjedi serbe, por një dështim moral për të vepruar”, tha Gjuriq, duke akuzuar Kurtin për, siç thotë ai, "spastrim të qetë etnik”.

"Regjimi i Albin Kurtit ka mbyllur 128 institucione jetësore në zonat ku jetojnë shumica serbe, institucione arsimore dhe shëndetësore, si dhe institucione të mirëqenies sociale, madje edhe zyrën e Kryqit të Kuq”, tha Marko Gjuriq.

BE kërkon uljen e tensioneve

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Stavros Lambrinidis, theksoi se Brukseli mbetet i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. "Kosova dhe Serbia, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in, duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ulur tensionet, për t'u përmbajtur nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese që do të çonin në rritje të tensioneve dhe dhunës”, përfundoi Lambrinidis. Edhe përfaqësuesi i SHBA-së u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet, të përmbahen nga masat që do të çonin në përshkallëzim dhe të rikthehen në dialog./DW

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë