KOSOVA

Kosovë-Shqipëri: Bashkëprodhim pajisjesh ushtarake

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 23:14
Kosovë-Shqipëri: Bashkëprodhim pajisjesh ushtarake

Kosova dhe Shqipëria po diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, përfshirë bashkëprodhimin dhe blerjet e përbashkëta. Kështu thanë në Prishtinë të premten (17.04) ministrat e Mbrojtjes të Kosovës dhe Shqipërisë, Ejup Maqedonci dhe Ermal Nufi.

"Ne kemi bërë një kontratë për një fabrikë për prodhimin e municioneve”, tha ministri Maqedonci, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 2024 ndërmjet Kosovës dhe prodhuesit turk të municioneve MKE. Kjo fabrikë sipas qeverisë së Kosovës në fund të vitit 2026 pritet të dalë me prodhimet e para.

Bashkëprodhim dhe bashkëprokurim

"Për bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e industrisë, po flasim në dy drejtime. Në njërën anë është bashkëprodhimi, pra po shikojmë mundësitë se në cilat fusha mund të bashkëprodhojmë dhe kjo do të bëhet në periudhën në vazhdim kur të formojmë grupet dhe ekipet identifikuese. Por, edhe në bashkëprokurimin e sistemeve që na bëjnë të ndërveprueshëm”, tha ministri Maqedonci.

Bashkëpunimi ushtarak Kosovë, Shqipëri, Kroaci

Sipas tij, edhe në deklaratën e mëhershme Kosovë-Shqipëri-Kroaci, specifikohet ndër pikat kyçe bashkëprodhimi, por edhe prokurimet e përbashkëta si tri vende që të mundësohet ndërveprimi dhe pajisje cilësore. Edhe ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, tha se diskutimet për bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes janë thelbësore për të dyja vendet. Sipas tij, "bashkëpunimi në këtë fushë është thelbësor për kapacitetet tona dhe për garantimin e sigurisë të të dyja vendeve”.

"Besoj se ky diskutim do të vijojë edhe më tej me të gjitha impiantet e prodhimit që po ngrihen në Kosovë dhe Shqipëri, si simbol jo vetëm të zhvillimit teknologjik dhe industrial, por edhe bashkëpunimit vëllazëror”, tha Nufi.

Në mars të vitit 2025 Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Deklarata për bashkëpunim ushtarak ndërmjet këtyre tri vendeve, siç specifikohet ka për qëllim "promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimin ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, si dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin euro-atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale”.

Vuçiq: Aleancë kundër Serbisë

Këtë bashkëpunim ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Serbia e cilëson si aleancë kundër Serbisë, gjë që ka nxitur disa herë reagimin e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Dy ditë më parë, Vuçiq tha se Serbia do të blejë armatime të reja pasi sipas tij, "Serbia po përballet me trysni nga shtetet fqinje”.

"Gjendja e sigurisë është disi më e ndërlikuar sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, shkroi në Facebook tre ditë më parë, Aleksandër Vuçiq. Ky i fundit, paralajmëroi se Serbia do të blejë armatim të ri, duke mos specifikuar nga kush.

"Në ditët në vijim, do të nënshkruajmë kontrata shumë të rëndësishme për prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Presim vizita të rëndësishme dhe kontrata të reja me vende të tjera, me qëllim bërjen e porosive të mëdha për ushtrinë tonë”, shkroi Vuçiq ne facebook.

Serbia do të blejë armatime të reja

Sipas tij, angazhimi i Serbisë "për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fuqishëm", shkroi Vuçiq. Ai shtoi se pavarësisht këtyre zhvillimeve, "institucionet serbe do të vazhdojnë punën për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare në rajon”.

Pretendimi i Serbisë, për "aleancë të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë”, është hedhur poshtë nga këto tri vende. Ministrat e mbrojtjes së këtyre vendeve, pas nënshkrimit të deklaratës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, thanë se ky bashkëpunim nuk është kërcënim për askënd, por një mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin, duke mos specifikuar qartë se nga kush kërcënohet rajoni.

Sipas të dhënave të Institutit të Stokholmit për Kërkime mbi Paqen (SIPRI) Serbia vetëm në vitin 2024, shpenzoi rreth 2.2 miliardë dollarë për shpenzime ushtarake.Fotografi: Andrej Isakovic/AFP/Getty Images
Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të Aleancës veriatlantike, NATO, ndërsa Kosova nuk është anëtare për faktin që akoma nuk ka ushtri të pranuar, por në Kosovë janë të stacionuara rreth pesë mijë trupa paqeruajtëse të aleancës KFOR, që veprojnë nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kosova ka Forcën e Sigurisë së Kosovës FSK, e cila në koordinim me NATO-n, blen armatim në sasi të vogla dhe të kontrolluara.

Militarizim i vazhdueshëm i Serbisë

Nga ana tjetër, Serbia, sipas të dhënave nga Instituti i Stokholmit për Kërkime mbi Paqen (SIPRI), vetëm në vitin 2024, shpenzoi rreth 2.2 miliardë dollarë në shpenzime ushtarake. Ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, u pyet nëse armatosja e Serbisë me armë kineze, ka ngritur shqetësime në NATO, ai tha se "Republika e Serbisë i vendos vet çështjen e armatimit apo si i konsideron çështjet e sigurisë së saj, si i ka doktrinat ushtarake në raport me sigurinë”.

Ndërkaq, nga ana tjetër, për këto zhvillime dhe investimet në ushtrinë e Serbisë, kohë më parë ministri i mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se "paralajmërimet për rritje të konsiderueshme të shpenzimeve ushtarake, investimet shumë miliardëshe në armatim, zhvillimi i industrisë së dronëve dhe krijimi i një ushtrie të avancuar digjitale, dëshmojnë për një proces të vazhdueshëm të militarizimit të Serbisë”.

Sipas tij, "Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse, të zhvillojë Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve më të larta profesionale dhe të thellojë bashkëpunimin strategjik me partnerët euro-atlantikë”. 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë