Putin mund të takohet me Trump në Kinë
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Gjithçka nisi pasi llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Bayern Munichut në rrjetin social X publikoi fotografinë e kapitenit të...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë trazirat e fundit në Francë p&...
Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Nazmi dhe Selam Islamaj. Vend...
Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe pretendimet për...
Gjykata e Tiranës ka cakuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin, i cili dy ditë m&e...
Një aksident rrugor është raportuar mesditën e sotme në fshatin Aliko të Vlorës. Për pasojë kanë mbetur t&e...
Deputetes së pavarur australiane Helen Haynes i janë amputuar të dyja këmbët, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit në zonën e Komun&e...
Një diplomë e dyfishtë, nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit të Serbisë, do ta shënojë filan-të-diplomuarin serb në Kosovë si “Republika e Serbisë, Kosovska Mitrovica.”
Qeveria e Kosovës, sipas draft-Statutit të BE-së për Asociacionin, do ta njohë zyrtarisht si diplomë valide të huaj me ato përcaktime.
Kjo gati se në të njëjtën trajtë me pasaportat “koordinacija,” ku shënohen qytete të Kosovës si “Republika e Serbisë.”
Ato që BE-ja ua njohu serbëve të Kosovës kur u liberalizoi vizat: çka gjerësisht konsiderohet si sovranitet i dyfishtë i pranuar heshtazi edhe nga Qeveria e Kurtit.
Pikërisht kështu është e përcaktuar në Nenin 14 të draft-Statutit të BE-së për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“‘Rrjeti Serb i Arsimit në Kosovë’ do të lëshojë diploma të dyfishta. Institucioni themelues në Serbi do të lëshojë diplomën duplikate,” thuhet aty.
“Vendi i lëshimit është qyteti në Serbi ku janë zyret kryesore. Qeveria e Kosovës do ta trajtojë si diplomë të huaj.”
Dy vite e gjysmë më vonë, Albin Kurti tha se Asociacioni “për bindjen e tij të fuqishme, është i tejkaluar.”
Kjo mbrëmë gjatë intervistës në “Kanal 10,” ku u pyet për Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit: tash “jo të shkëlqyeshme”.
Marrëveshja dikur ishte “arritja më e madhe e politikës së jashtme,” sipas vetë Kurtit në Këshill të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, me Asociacionin si shtyllë ndërtyese.
“Arsimi dhe Shëndetësia paralele serbe, vetëm këto dyja kanë mbetur,” tha ai.
Me përthithjn e tyre në sistemin e Kosovës, Asociacioni veçse “tejkalohet,” tha Kurti.
Kjo vetëm një ditë pas komunikatës zyrtare të BE-së të 30 majit 2026, ku thuhej e kundërta.
BE-ja shkroi, fjalëpërfjalshëm, se çdo veprim “që afekton” arsimin dhe shëndetësinë paralele serbe duhet të jetë “brenda kornizës së marrëveshjeve të Brukselit.”
“Çdo proces që prek institucionet shëndetësore dhe arsimore duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i koordinuar me komunitetin serb, brenda kornizës së të gjitha marrëveshjeve relevante brenda Dialogut të Lehtësuar nga BE dhe ligjit të Kosovës,” tha BE-ja.
“Zbatimi i plotë i Marrëveshjes mbi Rrugën drejt Normalizimit është ndër kushtet thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës,” theksoi BE-ja.
Kurti tha se Marrëveshjen nuk e zbaton derisa Serbia t’i përmbushë kërkesat e tij: dorëzimi i Radojçiqit, letra e Brnabiqit dhe firmosja bilaterale.
Asociacioni, tha ai, nuk mund të jetë “qerre para kalit”; dhe kah fundi të njëjtën mbrëmë e quajti “të tejkaluar.”
“Bashkë me bashkësinë evropiane dhe SHBA-të, do të merremi me integrimin e shëndetësisë dhe arsimit, se veç këtu kanë mbetur,” tha Kurti.
“Asociacioni, për bindjen time të fuqishme, është i tejkaluar,” shtoi ai.
Çka parasheh, konkretisht, draft-Statuti i BE-së të Asociacionit për Arsimin dhe Shëndetësisë, integrimi i të cilëve, sipas Kurtit, e bën “të tejkaluar” Asociacionin?
Aty parasheh dy rrjete të veçanta: “Rrjeti Serb i Arsimit në Kosovë” dhe “Rrjetin Serb i Shëndetësisë në Kosovë.”
Ato parashihen të funksionojnë si ofrues privatë nën përgjegjësinë e Asociacionit, me Serbinë si financuese kryesore.
“Asociacioni do të përpiqet t’i regjistrojë këta ofrues dhe të sigurojë licenca operative,” thuhet në dokument.
Pas licencimit, Asociacioni përcaktohet të menaxhojë funksionimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore paralele serbe.
Në arsim, Asociacioni thuhet të ketë “funksione dhe mbikëqyrje të plotë,” duke financuar bursa, trajnime, projekte infrastrukturore dhe tekste me kurrikulë serbe.
Ai “do të bashkëpunojë” gjithashtu me autoritetet arsimore të Serbisë.
Në shëndetësi, Asociacioni “do të ushtrojë funksione dhe mbikëqyrje të plotë” brenda kompetencave komunale.
Ai do të financojë infrastrukturën shëndetësore, pajisje mjekësore, trajnime profesionale, barna, vaksina dhe pajisje të specializuara.
Drafti autorizon gjithashtu bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe sociale të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një plan taktik të koduar ‘KONTROL...
Lëvizja studentore në Serbi, e cila nisi si rezistencë qytetare kundër korrupsionit dhe nepotizmit, po përballet me kritika pasi ka ado...
Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaq&eu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqip&eum...
Prej 5 muajsh kur prej kur Lista Serbe e rimori udhëheqjen e komunës në Mitrovicë të Veriut, ka nisur edhe një valë largimesh...
Djali i Heroit të Kosovës, Nijazi Azemi, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke u shprehur se është ndaluar dhe gjobi...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka çelur sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Në fjalën...
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do ta vizitojë javën tjetër rajonin e Ballkanit Perëndimor. Turneu i tij ballkan...
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën ‘Kobra’, për rasti...
Me një fjalim të mbushur me simbolikë shtetformuese, emocione politike dhe thirrje për bashkim kombëtar, kandidatja presidenciale e LDK...