VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar sot, tha se pa flijimin e familjes Jashari nuk do të bëhej Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt. “Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi të sakrificës. Në kalendarin vjetor, shkurti vjen pas marsit, në faqe para marsit. Por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi.
E pa 5, 6 dhe 7 Marsin nuk bëhej 17 Shkurti. Pa flijimin e Familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikës. Pa luftën e UÇK-së për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë për liri”, tha ai.
PRIORITETET E QEVERISE
Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, miratoi të premten një program legjislativ dyvjeçar, i cili përfshin dy ligje të rëndësishme, si ai për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligjin për çmimet tavan. Duke folur në mbledhje të Qeverisë, Kurti tha se këto dy ligje janë prioritet i tij në dy vitet e ardhshme.
“Do të vazhdojmë me vendosmëri për të sjellë ligje të qarta e cilësore në dobi të qytetarëve dhe sundimit të ligjit”, tha Kurti.
Kjo është një përpjekje e re e Kurtit për t’i ndryshuar këto ligje, pasi Gjykata Kushtetuese ia kishte rrëzuar që të dyja gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar.
Programi legjislativ është lista zyrtare e projektligjeve që Qeveria synon t’i hartojë dhe t’i dërgojë për miratim në Kuvend brenda një periudhe të caktuar. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi më vonë se e ka nënshkruar nisjen e procedurës për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike (Ligji për çmimet tavan).
Ajo tha se ky projektligj krijon bazën ligjore për ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë kur vendi përballet me rritje të papritura të çmimeve, mungesë të produkteve themelore dhe çrregullime në furnizim. “Qëllimi nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi në kohë krize. Masat janë të përkohshme, proporcionale dhe të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit ekonomik”, tha Kusari.
Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Gjykata më e lartë e vendit ia rrëzoi Kurtit dy herë ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.
Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka kishte dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme. Kushtetuesja tha në vendimin e janarit se e shfuqizoi ligjin për byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”. Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.
Ligji për çmimet tavan
Ligji për çmimet tavan ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023. Asokohe, gjykata kishte theksuar se ai nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.
A ka kush ta ndalë rritjen e çmimeve?
Qeveria e kishte arsyetuar ligjin për shkak të “rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë dhe ankesave të shumta të qytetarëve, lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve te të gjitha produktet bazë”.
Sipas qeverisë, ligji do të aplikohej në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ligji, tashmë i shpallur i pavlefshëm, i konsideronte produkte themelore drithërat, bukën, miellin, orizin, pastat, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, kripën e kuzhinës, vezët e pulës, mishin e pulës, sheqerin kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie. /REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar se në takimin mes saj dhe presidentit amerikan Donald Trump, është diskutuar për &cced...
Një zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes* i tha Radios Evropa e Lirë se, aktualisht, nuk ka ndonjë ndryshim në dislokimin e f...
Kreshnik Çollaku, këshilltari i presidentes së Kosovës, ka shpjeguar në një lidhje me emisionin “Kjo Javë” n&...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë sot e pranishme në Washington në Bordin e Paqes të organizuar nga presidenti i SHBA-s&eum...
Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, ka marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bord...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Kçiq, në aksin nacional Mitrovicë–Prishtinë, ku janë p&eu...
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Endrit Nikën me 18 vjet burgim për vrasjen e partneres së tij, shtetase argjentinase,...
Një incident i rëndë familjar është raportuar herët në mëngjesin e së martës në rrugën “Nazim ...
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha gjyqtarëve në gjyqin e tij për krime lufte në Hagë të mërkurën...
Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të zgjidhet në kua...