KOSOVA

Kurti pranon edhe Vjosa Osmanin si presidente: Na sillni emrin me 15 firma! Reagon opozita: Show politik

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 22:22
Kurti pranon edhe Vjosa Osmanin si presidente: Na sillni emrin me 15 firma!

Në orën 00:00 skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën Kosova do të mbajë zgjedhje të reja. “Asnjë problem nuk e kemi me asnjë kandidat që e sjell LDK-ja”, tha kryeministri Albin Kurti kur u pyet se çfarë problemi ka me Vjosa Osmanin.

“Në ditën e fundit kur mund ta zgjedhim presidentin, presidenten meqë skandon afati. E dini që LVV kemi bërë një mori ofertash për opozitën, por deri më sot të gjitha propozimet kanë hasur në refuzim. Në anën tjetër skemi pasur asnjë propozim për të dalë nga ky ngërç. Përgjegjësia për ti dhënë Kosovës institucionet, me këtë rast edhe presidentit nuk është vetëm e fituesit. Edhe për opozitën ka përgjegjësi në konstituimin e institucioneve. Andaj, kemi bërë thirrje e propozime, mirëpo nuk kanë qenë të suksesshme.

Asnjëra për fajin e Vetëvendosjes. Nata e mbrëmshme dëshmoi që Kosova mund të ketë presidente të re, ajo është Feride Rushiti.

Ajo i ka votat por nuk është kuorumi. 63 vota janë më shumë se qeveria Thaçi e ajo e PAN-it. Besoj që të gjithë e keni vërejtur që katër parti mungojnë në kuvend, PDK, LDK, AAK dhe LISTA SERBE. Në këtë situatë unë shumë jam përballur me pyetjet e juaja lidhur me listën e LDK-së me 15 nënshkrime. Pasi që përfundoi edhe ky vazhdim i një seance, unë kam komunikuar me kandidaten, Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të dhe ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin kushdo që është. Me atë rast LVV i plotëson me 15 të tjera. Sonte le ta zgjedhim presidentin ose presidenten e re të Kosovës“-tha Kurti.


Ndërkohë, deklaratës së Kurtit i është përgjigjur Jehona Lushaku, shefe e grupit parlamentar të LDK-së. Tentativat për zgjedhjen e presidentit para se të skadojë afati, ajo i konsideroi “show politik” nga ana e LVV.

“Në vend të diskutimeve, kemi parë një show njëpartiak të Albin Kurtit me qëllim që ta çojë vendin në zgjedhje.  Kur i ke 66 vota të shndërrohet edhe një arrogancë. Sonte po e shohim me lehtësi një lojë fjalësh. Ai e ka vënë vetën përballë partive të tjera. Ai po orkestron një arrogancë për të çuar në Gjykatën Kushtetuese.  Ne e kemi dhënë në mënyrë anonime mbështetjen për kandidatin e LDK-së e kemi thënë që kjo zgjidhet me koncensus ose marrëveshje politike. Sot po inponohen kandidatë. Ky është i njëjti kryeministër që ka thënë nuk qes kandidat partiak, sot ka dy kandidatë partiak.

Kjo është ftyra e vërtetë e një kryeministri të pasinqertë. I kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK-ja merr nënshkrim. Ajo që kemi dilemë, ftesa ishtë të bëjmë një kandidat të dytë dhe të ia mundosojmë të zgjedhë kandidatin Kurti. Katër muaj ka pas kohë, këto janë drama të momenteve të fundit për me kriju përshtypje që ende ka hapësirë”-u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i AAK-së, deklaroi se procesi nuk është demokratik, por është manipulim.

“Ne nuk jemi strukë, por nuk bëhemi pjesë e një shkatërrimi të rendit kushtetues.  Jemi këtu në kuvend, në zyret tona duke e përcjellë me shqetësim. Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi i cili vec emrin demokraci nuk e ka. E ka emrin manipulim i opinionit publik. Nuk duam të jemi pjesë e krejt këtij komploti që po i bëhet shtetit.  Po të donte Albin Kurti me zgjedhë president, ua kish dhënë mundësinë kandidatëve të opozitës”-tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë