
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper në nisje të vizitës së tij zyrtare në Londër,
Në takim, kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e theksuar marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë dhe prosperitetin evropian.
Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar është partner kyç strategjik dhe u zotua për thellim të bashkëpunimit.
Duke folur për zhvillimin ekonomik të vendit, kryeministri Kurti theksoi rritjen e buxhetit dhe rishpërndarjen e drejtë të tij, si dhe vuri në pah fushat në zhvillim me theks sektorin e teknologjisë dhe atë të bujqësisë.
Kryeministri Kurti foli për investimet në fushën e mbrojtjes, ushtrimet e përbashkëta dhe bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar trajnime dhe mbështetje për Ukrainën.
Në kuadër të zhvillimit demokratik, kryeministri e vlerësoi procesin e zbatimit të plotë, gradual dhe pa përjashtime të Ligjit për të Huajt.
Kryeministri Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si synime strategjike, janë thelbësore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë.
Kryeministri Kurti e informoi Sekretaren Cooper për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, me mbështetjen e Rusisë, përfshirë operimin me 48 bazat ushtarake të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën.
Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti përsëriti tri parakushtet për vazhdimin e procesit: dorëzimin nga Serbia të kryekriminelit Milan Radoiçiç, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht obliguese të bazuar në njohje të ndërsjellë.
Kosova është partnere e besueshme për Mbretërinë e Bashkuar dhe për sigurinë e rajonit.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Prill12:56
Kosovë/ Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE
Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen për qytetarët që n...
KOSOVA
10 Prill12:52
Haradinaj: Albin Kurti nuk ka interes të zgjedhë Presidentin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Kosova do të shkojë n&eum...
KOSOVA
10 Prill12:11
Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE
Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen për qytetarët që n...
KOSOVA
10 Prill08:06
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Kryeministrit Albin Ku...
KOSOVA
9 Prill23:12
Nxirret trupi i pajetë i 24-vjeçarit amerikan që vdiq në Prevallë
Është nxjerrë trupi i pajetë i turistit amerikan (rreth 24-vjeçar), i cili vdiq pas një vetaksidenti me motoçikletë ...
KOSOVA
9 Prill22:23
Kurti nga Londra: Serbia dhe Rusia kërcënim për sigurinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Londër.
Zyra e Kryeministrit njoftoj se ai atje është prit...
KOSOVA
9 Prill19:32
SHBA: Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia për të punuar së bashku
Sikurse edhe në të kaluarën, Kosova dhe Serbia kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës në mbledhjen e radhës të K&eu...
KOSOVA
9 Prill18:01
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, Konjufca: Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bas...
KOSOVA
9 Prill09:22
Hisen Berisha: Sulmi në Banjskë, pjesë e një plani të Serbisë për të minuar stabilitetin e Kosovës dhe rajonit
Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit nuk duhet parë si një episod i izoluar, por si pjesë e një arkitekture k...
KOSOVA
8 Prill23:08
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte gabim i rëndë
Eksperti amerikan Edward P. Joseph ka paralajmëruar se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga KFOR do të përbënte një...