Varrin ia hapën ani se ende merrte frymë. Por, askush nuk besonte se ushtari, Bujar Haradinaj do t’iu mbijetonte 18 plagëve që i mori në trup në luftën për lirinë e Kosovës.
Gjatë rrëfimit të tij të jashtëzakonshëm për KosovaPress luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujton plagët e rënda që mori gjatë luftimeve në Zonën Operative të Dukagjinit.
Më 6 qershor 1999 I kishte marrë 12 plagë njëherësh gjatë një ofensive të madhe.
Sipas tij, situata kishte qenë aq kritike sa ishin hapur tri varre, njëri prej tyre edhe për të.
I mora 12 plagë, andaj ma hapën varrin ani se isha gjallë.
“Unë kam qenë edhe i vdekur më 6 qershor 1999 kur kam marr gjithsej 12 plagë përnjeherë ishte ofenziv e madhe atë ditë më kanë vdekur dy shok të mi ishte 6 ditë para përfundimit të luftës Burim Mustafa dhe Shpend Mala. Atë janë hapur tri varre një është hapur edhe për mua dhe iu ka tbënë Ramushi hapeni edhe një varrë lëreni të gatshëm se nuk po dihet a po shpeton Bujari”, tha ai.
E një vit më herët, snajperi ia kishte përshkuar komplet pjesën e gojës.
“Gjatë gjithë luftës në zonën operative të Dukagjinit i kam pas disa plagë të rënda që i kam marr. Njëra prej tyre ka qenë me 12 qershor gjate ofensivës me forcat serbe dhe përpjekjeve për të shtyrë pozicionin të UCK-së kam pas snajper këtej dhe të dal këntej dhe mjekët pas një njohë kanë thënë kjo është mrekulli me hy dhe mos me prek asnjë pjesë qe e dëmton nofullën asgjë kjo ka qenë fat në fatkeqësi”, tha ai.
Por, pavarësisht gjithë këtu dhimbjeve, Haradinaj nuk është penduar për kontributin e dhënë në luftë.
“Të gjitha i mbajë në trup dhe i mbaj me krenarin e di pse i kam marr dhe nuk jam pishman për asgjë qe kam bërë për vendin tim”, tha ai.
Ushtari i Zonës Operative të Dukagjinit, Bujari rrëfen edhe një moment të vështirë gjatë luftës, kur komandanti I kësaj zone, Ramush Haradinaj u plagos rëndë.
“Rastisi që Ramushi të plagoset rreth orës 13:00 të ditës dhe plagë serioze ka qenë në dorë i shpuar anë e përtej dorën e djathtë e ka pas jashtë funksionit, por ka qenë edhe me katër shpuarje në kofsh që ishin plagë shumë të rënda dhe problemi ishte se nuk kishim as ndihmë të pare nuk kisha as si me ka lidh plagët dhe dikur pas 2-3 orësh filloi me i humb vetëdija nga gjakderdhja dhe ia izoluam me disa peshqira edhe do djathë që e gjetëm në atë shtëpi”, tha ai.
Në përvjetorin e 28 të Epopesë së Dukagjinit, Bujari e kujton shënjestrimin që forcat serbe ia bënë familjes Haradinaj, pjesë e të cilës është edhe vet.
“Ka qenë ditë pranvere dhe ne përgatiteshim për ngjarjen që do të ndodhte një ditë nuk e kemi ditë që do të ndodh me 24 mars por pas sulmeve në familjen e komandatit legjendar, Adem Jashari pika e dytë ishte zona operative e Dukagjinit. Ne si familje kemi qenë të zbuluar qysh herët dhe forcat serbe e kanë ditur se Luani është vrarë në maj 1997 dhe ne kemi qenë të identifikuar si familje dhe si pikë përgjegjëse për zonën operative sa i përket bartjes se armatimit nga kufiri i Shqipërisë dhe lidhja me Drenicën… ne të gjithë armatimin e kemi pas të gatshëm me armë e çanta i dinim ku i kishim se e dishim që do të ndodh një ditë dhe aty ka nis beteja… ndërhyrja ka qenë shumë e shpejt dikur 15 minuta kanë ardhur shumica e forcave”, tregoi Haradinaj
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, si edhe Gazmend e Agron Mehmetaj. /KP/
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
24 Mars18:49
Operacioni/ Kapen dy kilogramë heroinë dhe disa armë zjarri
Dy kilogramë heroine dhe një numër i konsiderueshëm armësh pa leje janë gjetur përgjatë një operacioni në Su...
KOSOVA
24 Mars16:25
“I bënë presion që të martohej”, detaje të reja nga tragjedia në Poduvejë
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen tragjike të tre personave në Majac të Podujevës. Gazetari Vullnet Krasniqi bër...
KOSOVA
24 Mars14:54
Sot 27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Serbi, Kurti: Bombardimet ndalën gjenocidin dhe i hapën rrugë lirisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovo, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO mbi Serbinë, duke e cilësuar ndër...
KOSOVA
24 Mars09:44
27 vjet nga bombardimet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe
Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi p&eu...
KOSOVA
23 Mars23:53
Të shtëna me armë në Prishtinë, qëllohet hetuesi i Inspektoratit Policor
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Prishtinë. Mësohet se ngjarja ...
KOSOVA
23 Mars22:26
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut
Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska gjatë vizitës së saj në Tetove është përplasur me nj&eum...
KOSOVA
23 Mars21:38
Incidenti tragjik, vdes në Gjermani një 3-vjeçar shqiptar
Një fëmijë 3-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani, pasi dyshohet se ka rënë në nj&eu...
KOSOVA
23 Mars19:22
Osmani pas Presidencës, këta janë dy skenarët e mundshëm për të ardhmen politike të saj
Fushatë politike po konsiderohen vizitat e Vjosa Osmanit në komuna të Kosovës pak ditë para se t’i përfundojë mandati i...
KOSOVA
23 Mars18:51
“Shkoj në Kosovë për hir të nënës”/ Hoxha zbulon fjalët rrëqethëse të Ilaz Brahimit para vrasjes nga e dashura
Vrasja tragjike e Ilaz Brahimit, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mes shumë mesazhesh ngush&e...
KOSOVA
23 Mars18:31
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë
Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Majac të Podujevës ka lënë pas tre viktima dhe ka hapur një seri pyetjesh mbi rretha...