
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër urimi më 23 shkurt, për ta uruar për mandatin e ri qeverisës.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka treguar disa letra urimi që iu dërguan Kurtit, dhe Macron në të tijën, shkruan ndër tjerash se Franca do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj europiane.
Në të njëjtin paragraf, Macron përmend edhe marrëveshjet e fundit nga dialogu Kosovë-Serbi, duke kërkuar zbatimin e tyre.
“Marrëveshjet e Brukselit-Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve t’i zbatojnë angazhimet e marra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian”, shkruan ndër tjerash presidenti francez.
I nderuar zoti Kryeministër,
Ju drejtoj urimet e mia më të përzemërta për rizgjedhjen tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Ju e njihni përkushtimin tim ndaj objektivit të ribashkimit të kontinentit tonë: Franca është e bindur se vendi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Europian dhe ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj europiane.
Franca do të vazhdojë gjithashtu t’i mbështesë pa u lodhur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension thelbësor të këtij procesi afrimi me Bashkimin Europian.
Marrëveshjet e Brukselit-Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve t’i zbatojnë angazhimet e marra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.
Po ashtu dëshiroj që Franca dhe Kosova të vazhdojnë të thellojnë lidhjet e tyre dhe bashkëpunimin dypalësh, rreth projekteve strukturuese si, për shembull, përgatitja për Lojërat Mesdhetare që vendi juaj do t’i presë në vitin 2030.
Ju lutem pranoni, zoti Kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
22 Mars16:01
“Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze”/ Analiza e REL: Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shtete...
KOSOVA
21 Mars21:09
Vrau vëllanë brenda shtëpisë, zbardhet shkaku i krimit
Ish-futbollisti i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.
Raporto...
KOSOVA
21 Mars19:52
Emrat/ Luftoi kundër Serbisë, vritet nga vëllai futbollist. Detaje të reja nga ngjarja e rëndë
Faruk Isufi nga Klina, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ndërruar jetë pas të shtënave me arm&eum...
KOSOVA
21 Mars17:33
Sherr mes vëllezërve, qëllohet për vdekje me armë njëri prej tyre
Një person ka humbur jetën pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinë. Viktima, u qëllua gjatë nj...
KOSOVA
21 Mars17:15
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend: gjykata vendos pas 10 vitesh për Albulena Haxhiun dhe të tjerët
Musa Damati, avokat i Pal Lekaj, ka deklaruar se klienti i tij, si dhe ish-deputetet Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, janë shpallur t&...
KOSOVA
21 Mars15:38
Kosova parandalon manipulimin e çmimeve/ Masa të reja për karburantet dhe ushqimet
Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja...
KOSOVA
20 Mars12:58
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Zulfaj do t&...
KOSOVA
19 Mars23:19
Aksidenti në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, viktima një 27-vjeçar
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segme...
KOSOVA
19 Mars20:33
"Ndikimi rus përmes Serbisë", SHBA paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor
Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan në raportin e tyre më të fundit vjetor, se Ballkani Perëndimor mbetet...
KOSOVA
19 Mars19:06
Dalin DETAJE nga lirimi i Gjestit, çfarë pranoi reperi
Një zhvillim i rëndësishëm ka ardhur këtë të enjte nga autoritetet në Prishtinë, lidhur me këngëtarin e n...