Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është kritikuar pasi e kishte fotografuar dhe më pas postuar në rrjetet e tij sociale një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Sveçla, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, në videot e postuara në rrjetet sociale dëgjohet duke i thënë aktivistit se nuk i lejohet të qëndrojë përreth një qendre votimi në Prishtinë, duke bartur simbole të partisë.
Aktivisti dëgjohet duke iu përgjigjur atij se ndodhet jashtë rrethojave të qendrës së votimit dhe në video ai mund të shihet duke qëndruar në trotuar.
Sveçla i postoi dy fotografi të aktivistit në fjalë në Facebook-un e vet, ku shkroi : “‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”
Ndaj veprimit të Sveçlës reagoi LDK-ja, e cila e dënoi veprimin e tij si “të papranueshëm, arrogant dhe kërcënues”.
“Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike”, tha LDK në një reagim.
Ndërkohë, Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus, shkroi në Facebook se ndërhyrja e Sveçlës është “presion politik dhe intimidim ndaj qytetarëve apo zyrtarëve të partive”.
“Ky veprim është i papranueshëm dhe bie ndesh me parimet themelore të neutralitetit institucional gjatë procesit zgjedhor. Ministri i Punëve të Brendshme, si përfaqësues i një institucioni që ka rol kyç në sigurinë publike gjatë zgjedhjeve, duhet të ruajë neutralitet të plotë politik”, shkroi Krasniqi.
Sipas rregullave zgjedhore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, hapësira e qendrave të votimit ku ndalohet të shfaqen materiale të fushatës zgjedhore përfshin vetëm hapësirën e brendshme të qendrës deri në rrethojat e saj.
“Sot, Ministri i Punëve të Brendshme, në vend se të garantojë rendin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët njësoj, fotografon dhe kërcënon një zyrtare të një partie politike që po kalonte rrugës pranë një qendre votimi - pa asnjë shkelje të rregullave zgjedhore”, shtoi ai.
Juniku është komuna që ndër ato në të cilat po votohet sot, ka shënuar pjesëmarrjen më të madhe në votim ...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në qendrën e votimi...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshortin i saj ka shkuar në qendrën e votimit për të votuar. ...
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë ka nisur në një atmosferë përgjithësisht të qetë. Qendrat e voti...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kthyer vëmendjen të mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamen...
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka kërcënuar ish-bahskëshortin e saj. Rasti ka nd...
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të dy v&eu...
Mëngjesin e sotëm kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale. Kry...
Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale në komunat ku raundi i parë i zgjedhjeve, të mbajtura më 12 tetor, nuk solli fitues t&e...
Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve të gruas së tij në fshat...