KOSOVA

Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm/ Flet vëllai i Liridona Ademajt: Femicidi duhet të marrë fund

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Prill 2026, 22:31

Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm/ Flet

Vëllai i të ndjerës, Liridona Ademajt, Leonardi ka falënderuar organet e drejtësisë, hetuesit, mediat dhe të gjithë mbështetësit e tjerë në procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai ka deklaruar ka se femicidi në Kosovë duhet të marrë fund me rastin e motrës së tij. Më tej ai thekson se,  Kosova duhet të bëhet një vend ku asnjë çikë, asnjë grua nuk duhet të maltretohet, sulmohet apo vritet. 

"Një mijë herë faleminderit.

Nëse një ditë, papritur, e merr lajmin që vajza, motra apo familjarja të është vrarë, është një situatë për të cilën askush nuk është i përgatitur. Kështu na gjeti neve vrasja e Liridonës. Pikëllimi dhe mërzia që na kaploi nuk mund të përshkruhen me fjalë, sepse nuk mund të maten; ato të pushtojnë dhe ta thyejnë zemrën.

Në ato ditë ka diçka që ka rëndësi të veçantë dhe që mbetet gjithmonë me njerëzit, dhe kjo është solidariteti i njerëzve dhe puna e institucioneve. Prandaj sot, derisa ndjehemi pak të lehtësuar nga dënimi i kriminelëve, duam të falënderojmë të gjithë ata që reaguan dhe na qëndruan pranë.

Faleminderit mediave, gazetarëve dhe gazetareve që raportuan për rastin tonë. Unë, si Leonard, nuk kam pasur përvojë me media dhe më vjen keq nëse ndonjëherë nuk kam mundur të përgjigjem, por jam falënderues që më keni kuptuar mua dhe familjen time.

Gazetarët në Kosovë kanë treguar nivel të lartë të etikës në raportimin e rastit tonë dhe për këtë i falënderojmë. Faleminderit publikut, të cilët me mijëra mesazhe e komente nga e gjithë bota na mbështetën, na dhanë forcë dhe na inkurajuan të luftonim për drejtësi. Faleminderit hetuesve, policisë, prokurorisë dhe gjykatës për punën që kanë kryer dhe profesionalizmin e tyre.

Faleminderit avokatit tonë, Leutrim Syla. Përfaqësimi i tij profesional para institucioneve, udhëzimet e tij për ne si familje dhe kujdesi personal që ka treguar, na kanë dhënë siguri të madhe dhe për këtë e falënderojmë shumë. Ky rast ka kërkuar shumë punë dhe Leutrimi ka punuar ditë e natë që ky rast të përfundojë sa më mirë.

Faleminderit Flutura Kusarit, e cila nga dita e parë kur është vrarë Liridona ka qëndruar me ne, na ka udhëzuar, na ka ndihmuar dhe mbi të gjitha i ka qëndruar afër nënës tonë. Shumë njerëz mendojnë që Flutura është familjare e jona. Ajo nuk është, por i kemi thënë shpesh që ti je bërë anëtare e familjes tonë.

Në fund, duam të themi: Kosova duhet të bëhet një vend ku asnjë çikë, asnjë grua nuk duhet të maltretohet, sulmohet apo vritet. Femicidi duhet të marrë fund dhe ne, si familje Ademaj, jemi në dispozicion që t’i bashkohemi çdo kauze dhe iniciative që ndihmon në ndaljen e femicidit.

Leonard Ademaj me familje",shkruan vëllai i saj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë