Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Presidentja Vjosa Osmani ka nisur lobimin për të siguruar një mandat të dytë. Pesë ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit, Osmani ka takuar disa prej deputetëve nga komunitetet jo serbe. Osmani deri tani ka shfaqur ambiciet për një mandat tjetër pesëvjeçar, mirëpo ende nuk ka zyrtarizuar kandidaturën për çka nevojiten tridhjetë nënshkrime të deputetëve.
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, thotë për KosovaPress se është takuar me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit. Sipas saj, Osmani e ka votën e saj edhe për një mandat të dytë, mirëpo propozimi duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.
“Po ne si grup multietnik jemi tetë deputetë, tash nëntë, edhe Veton Berisha është me neve. Ne jemi në koalicion me Vetëvendosje. Ata si parti më e madhe në Kuvend me 57 deputetë, kanë forcë për me votu një kandidat me neve për president. Unë e fola me presidente zonja Osmani, unë kam respekt të madh. Ama duhet propozimi prej Vetëvendosje, edhe na i presim këto ditë kush është kandidat edhe pastaj me pa qysh votojmë... Ajo ka votën time, sepse për mua zonja Osmani ka punuar një punë shumë mirë, një PR shumë e madhe për Kosovën jashtë vendit edhe jemi bashkë moti, ndoshta 20 vjet jemi këtu në kuvend edhe u kanë deputetja përpara, kemi punuar shumë bashkë”, thotë ajo.
Ajo shton se për çështjen e presidentit janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, mirëpo nuk kanë folur për emra të përveçëm se kush duhet të jetë kandidat apo kandidate.
“Kemi folur edhe me kryeministrin Kurti, ai u kon në një iftar me neve në Prizren para dy netëve dhe e presim çka do të vendos Vetëvendosje si partia e madhe... Jo jo hala, jo hala s’kemi folur as për një emër”, thekson Rexhepi.
Megjithatë, sipas Rexhepit nevojitet edhe konsensus me partitë e opozitës, pasi për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 80 deputetë.
Ajo thekson nevojën që të arrihet një zgjedhje që vendi mos të shkojë në zgjedhje të reja.
“Po ju e dini, sipas Kushtetutës, na kemi nevojë më shumë se 80 vota, më shumë se 80 deputetë me qenë brenda sallës në rundin e parë për me startu me votu një kandidat për president. E presim këto ditë, ndoshta kryeministri Kurti me fol me krejt përfaqësuesit e opozitës, ka filluar disa takimet, kemi edhe disa ditë e presim”, përfundon ajo.
Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars. Në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në tentim për të gjetur një zgjidhje për presidentin, gjatë kësaj jave ka pasur takime ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me liderët e PDK-së dhe LDK-së. Janë paralajmëruar edhe takime të tjera deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit.
Deri tani, presidentja aktuale Vjosa Osmani ka deklaruar ambiciet për një mandat të dytë në krye të vendit si dhe akademik Arsim Bajrami. Për të zyrtarizuar kandidaturën, secili duhet t’i ketë tridhjetë nënshkrime të deputetëve.
Në anën tjetër, megjithëse janë përmendur për çështjen e presidentit, anëtarë të familjes Jashari kanë deklaruar se nuk janë të interesuar për këtë post.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e dytë që i është n...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi nga Astana se Kosova “ka qenë dhe do të jetë Serbi” dhe se nuk e merr pa...
Mbi 19 mijë qytetarë kanë firmosur një peticion kombëtar në mbështetje të katër krerëve të Ushtrisë ...
Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka shprehur gatishmërinë për të garuar për president të Ko...
Ish-diplomati Nebojsha Vujoviq tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është gati të njohë pavarësinë e Kosovës vet&eu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind për importet ndaj të gji...
A i keni vaksinuar fëmijët? Pse, ose pse jo? Kjo pyetje, e shtruar nga Radio Evropa e Lirë në një grup për nënat në Fac...
Pamjet që sapo i patë janë të përleshjes fizike që ndodhi mes dy kirurgëve brenda QKUK-së javë më parë. ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilloi së fundmi një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Ev...
KOSOVË- Në shtëpinë-muze të kujtesës së civilëve të rënë të luftës mbeten hapësira të...