KOSOVA

Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 20:46
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Tre subjektet kryesore politike në Kosovë duket se janë larg arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e presidentit, duke bërë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Kjo pasi, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, dështuan që të arrinin një marrëveshje të hënën, ndërkaq disa orë më vonë, subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, tha se e konsideron “të përmbyllur” kontributin e saj sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon më 28 prill dhe nëse deri atëherë nuk zgjedhet një president, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja.

Dhe teksa ky afat po shkon drejt fundit, njohës të zhvillimeve politike thonë se partia në pushtet nuk po dëshiron zgjidhje, ndërkaq ato opozitare nuk i dëshirojnë zgjedhjet, por as “t’i nënshtrohen” LVV-së së Albin Kurtit.

Pas takimit të zhvilluar më herët gjatë ditës, udhëheqësi i LVV-së, kryeministri Albin Kurti, tha për mediat se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk i pranoi ofertat e tij për një marrëveshje dhe tregoi se ai tashmë i ka shkruar liderit të partisë kryesore opozitare, Bedri Hamzës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për një takim të mundshëm.

“Më duhet të them se bisedimet ishin të pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat tona nuk u pranua nga kreu i LDK-së”, tha Kurti duke paralajmëruar se vendi rrezikon të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 28 prill.

Ai tha se ia ofroi LDK-së, në bashkëqeverisje me partnerët e tjerë, ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri Ministri të tjera.

Në një ofertë tjetër, Kurti tha se ia ofroi LDK-së postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Unë kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet pikërisht Abdixhiku, dhe në këtë mënyrë të fillojmë kapitull të ri bashkëpunimi mes LDK-së dhe LVV-së”, theksoi Kurti.

Ndërkohë, Abdixhiku theksoi se nuk do të takohet më me Kurtin pas dështimit të bisedimeve.

“U përpoqa, provova, nuk arrita, fatkeqësisht. Tani do t’i kthehem LDK-së dhe do t’i kthehem misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda LDK-së”, ka thënë Abdixhiku pas takimit, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij, që një parti nuk mund t’i udhëheqë tre institucionet kryesore në vend: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

Sipas tij, kryeministri Kurti ka insistuar që pozita e presidentit t’i mbetej partisë së tij.

Kurti, në anën tjetër, nguli këmbë se nuk dëshiron që partia e tij t’i udhëheqë tri institucionet kryesore të vendit.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka një përafrim mes LDK-së dhe ish-presidentes Vjosa Osmani, të cilës i skadoi mandati më 4 prill, Abdixhiku ka deklaruar se diçka e tillë do të ishte lajm i mirë edhe për Kosovën edhe për LDK-në.

“Është qëllimi im dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”.

Ndërkaq, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues partiak, PDK tha ka dëshmuar “gatishmëri” për të kontribuuar për zgjedhjen e një presidenti të ri, pasi ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i përfundoi mandati pesëvjeçar më 4 prill.

PDK tha se ka mbështetur mundësinë e një kandidati konsensual, “pa asnjë kushtëzim” apo përfshirje në bashkëqeverisje.

“Megjithatë, përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron kontributin e saj në këtë proces të përmbyllur”, u tha në njoftim.

Në mbledhjen e së hënës, PDK miratoi një deklaratë politike, ku tha se vendi po përballet me kriza të njëpasnjëshme politike dhe institucionale “të shkaktuara drejtpërdrejt nga shumica parlamentare, e cila përmes bllokadave të vazhdueshme dhe mungesës së përgjegjësisë shtetërore po e paralizon funksionimin normal të institucioneve, po i politizon ato dhe po e dëmton interesin qytetar e shtetëror”.

Kurti, pas takimit me Abdixhikun deklaroi se i ka dërguar ftesë PDK-së për takim. Kur u pyet nëse do t'i bënte ndonjë ofertë të ngjashme edhe PDK-së, Kurti nuk deshi të tregojë, por shtoi se "oferta për bashkëqeverisje që u ofrua për LDK-në ka qenë ekskluzive për LDK-në”.

Kurti e ka kritikuar PDK-në se në bisedimet e mëparshme kishte kërkuar që dikush nga partia opozitare të zgjidhej president pa treguar emrin e kandidatit të mundshëm.

Ai e përsëriti këtë edhe të hënën, duke thënë: "PDK-ja ka kërkuar nga unë që të bëjë marrëveshje politike blanko ku ata i propozojnë dy kandidatët e ne ua votojmë".

Për dështimin e bisedimeve LVV-LDK për çështjen e presidentit, politologu Dritëo Arifi ia vë fajin partisë në pushtet.

Sipas tij, problemeve duhet dhënë zgjidhje dhe drejtim.

“Në këtë rast, sidomos partia në pushtet nuk po dëshiron drejtim të saktë, dëshiron një mënyrë që të viktimizohet, që kinse janë të tjerët që nuk po i lënë hapësirë që të punojë. Që një vit e gjysmë jemi pak a shumë në këtë krizë, ku partia e parë nuk po dëshiron zgjidhje, por në njëfarë mënyrë po dëshiron kapje dhe nënshtrim të çdo gjëje që ekziston në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, një qasje e tillë i dëmton të gjithë, veçmas LVV-në, duke paralajmëruar se partia e Kurtit mund të humbasë besimin e qytetarëve “nëse vazhdon që të ankohet rregullisht, vazhdimisht dhe për çdo gjë”.

I pyetur se a mendon se ka gjasa për një marrëveshje mes LVV-së dhe PDK-së, Arifi shprehet skeptik, por thotë se gjërat mund të lëvizin në moment të fundit.

Ai thotë se opozita nuk dëshiron zgjedhjet, por “as nënshtrim”.

“Mendoj që partitë opozitare edhe nuk po kanë dëshirë që të shkojnë në zgjedhje, por nuk po duan që të nënshtrohen brutalisht. Në njëfarë forme nuk po shoh marrëveshje normale”, thotë Arifi.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti - madje as ajo në pushtet e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje me 57 deputetë - nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.

Pasi Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në fillim të muajit dhe vendi nuk arriti ta emërojë zëvendësuesin e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u emërua ushtruese e detyrës së presidentit më 4 prill.

Edhe vetë Haxhiu u bëri thirrje të dielën partive për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë