KOSOVA

Parullat shoviniste në Serbi/ Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 16:58
Parullat shoviniste në Serbi/ Shqiptarët fyhen njëlloj nga

Nga akuzat për korrupsion, deri te fyerjet, duke përdorur emra poshtërues për një popull të tërë. Parullat me të cilat protestuesit në rrugët e Serbisë tash e një vit po kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për shembjen e çatisë në Novi Sad, shoqërohen edhe me brohoritje shoviniste.

Të drejtuara ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, ato në fakt e fyejnë popullin shqiptar – me të njëjtin term që përdor edhe vetë pushteti në përplasjet me udhëheqësit kosovarë dhe kritikët e tij brenda Serbisë.

“Ndiej zhgënjim kur dëgjoj thirrje fyese nga të dyja anët. Ai zhgënjim bëhet edhe më i madh kur nuk ka asnjë distancim nga një gjuhë e tillë”, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) sociologu nga Presheva, Altin Boriqi.

Në këtë qytet në jug të Serbisë jeton shumica shqiptare. Me rreth 60 mijë banorë, shqiptarët përbëjnë pakicën e katërt kombëtare në vend.

“Ata nuk ekzistojnë në asnjë program apo fjalim publik, nuk janë pjesë e itinerareve të ‘Serbisë studentore’ apo të rrugëve të pajtimit, por përmenden vetëm në thirrje poshtëruese”, thotë për REL-in shkrimtari Dejan Atanackoviq.

Çfarë brohorasin protestuesit?

Nga “Duart tuaja janë me gjak”, te parulla studentore “Pompo” dhe “Kush nuk kërcen, është i Qeverisë”, deri te ato “Aco, hajdut!” dhe “Shiptar!” drejtuar presidentit të Serbisë.

Studentët, të cilët që nga aksidenti në Novi Sad udhëheqin protestat e mëdha kundër Qeverisë, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it për thirrjet që fyejnë kombe dhe pakica.

Ashtu si edhe për çështjen e Kosovës, ata nuk kanë qëndrim të unifikuar. “Unë personalisht brohoras vetëm për temat që lidhen me kërkesat tona, dhe ajo kryesorja tani është: Shpallni zgjedhje. Nuk më pëlqen parulla ‘Aco, Shiptar’, sepse fyen pakicat; më mirë të brohoritet diçka më konstruktive”, thotë për REL-in Millani, student i Fakultetit të Biologjisë në Beograd.

Nga ana tjetër, Ivani, student në Fakultetin e Shkencave Politike, thotë se nuk ka problem me mesazhet drejtuar presidentit.

“Është metaforë, sepse ai e ka shitur Kosovën. Nuk është fyerje për popullin shqiptar, sepse ata vetë e quajnë veten ‘Shqiptar’ në gjuhën e tyre”, tha ai.

Megjithatë, ndonëse shqiptarët e quajnë veten “Shqiptar”, termi “Shiptar” në gjuhën serbe është fyes dhe përçon mesazh negativ.

Përmes kësaj parulle fyese, disa protestues shprehin qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Unë brohoras ‘E ke tradhtuar Kosovën dhe Metohinë’, dhe sigurisht ‘Aco, Shiptar’, sepse Vuçiq bashkëpunon me ta dhe shihet se është më i keq se [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, thotë për REL-in, Jovani nga Beogradi.

Milica e pranon se “e kupton që këto thirrje mund të nxisin urrejtje ndaj komunitetit shqiptar”.

“Por, shpresoj që nuk është kështu, sepse është drejtuar vetëm Vuçiqit, i cili hiqet si mbrojtës i madh i serbëve, ndërkohë që po shet gjithçka që është serbe”. Dragan nga Beogradi mendon se fyerjet nuk kanë vend në protestat kundër pushtetit. “Ka plot parulla të mençura dhe me humor, këto nuk janë aspak të nevojshme”, thotë ai.

Fyerje të normalizuara

Parullat shoviniste rrallëherë shoqërohen me dënime publike. Lutje që të mos fyhen shqiptarët dhe anëtarët e komunitetit LGBTI (lesbike, homoseksualë, biseksualë, trangjinorë, e tjera) kanë ardhur nga rrjetet sociale – nga deputeti opozitar i Frontit të Gjelbër të Majtë në Kuvendin e Serbisë, Radomir Lazoviq, dhe nga disa grupe qytetare të formuara me iniciativën e lëvizjes studentore.

“Disa nga këto parulla ngjajnë me propagandën e viteve ’90, e cila çoi në luftëra, krime dhe shkatërrime që sollën fatkeqësi për miliona njerëz”, thuhet në faqen e një grupi qytetar të komunës Stari Grad në Beograd.

Të njëjtin term fyes për shqiptarët e përdor edhe pushteti, edhe mediat proqeveritare.

Ish-ministri dhe ish-shefi i agjencisë së inteligjencës, Aleksandar Vulin, e ka përdorur shpesh publikisht, njësoj si edhe përfaqësues të tjerë të pushtetit. Qëndrimi i Komisionares për Barazi nga viti 2015, si dhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Beograd më 2018, që e cilësoi përdorimin e këtij termi si “gjuhë urrejtjeje”, nuk i kanë ndalur tabloidet proqeveritare, të cilët vazhdojnë ta përdorin në titujt kryesorë. Përveç fyerjeve ndaj popullit të Kosovës, termi përdoret edhe për sulme dhe diskreditim të kritikëve të pushtetit në Serbi.

Kujt i përket tema e Kosovës?

Simbolet nacionaliste dhe mesazhet për Kosovën – pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh – janë të pranishme në të dyja anët e kordonëve policorë që ndajnë përkrahësit dhe kundërshtarët e Qeverisë.

Narrativi i luftës së viteve ’90 ishte më i zëshëm në protestën e madhe të organizuar nga studentët në qershor, në festën fetare të Vidovdanit, ndërsa thirrjet ndaj policisë “Shkoni në Kosovë” dhe “E keni tradhtuar Kosovën” dëgjohen ende edhe sot.

“Ka shumë mesazhe të tjera që mund t’i drejtohen policisë, si për shembull ‘Na mbroni’, sepse thirrje si ‘Shkoni në Kosovë’ menjëherë të kujtojnë thirrjet për luftë”, thotë sociologu Altin Boriqi. Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në vitin 1999, pas një lufte ku u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë.

Trupat e viktimave shqiptare u gjetën në varreza masive në Serbi, ndërsa krimet e ushtrisë dhe policisë serbe janë vërtetuar me vendime të gjykatës ndërkombëtare në Hagë. “Ky regjim, e as sistemi i vlerave, nuk do të shemben duke lejuar flirtimin me iracionalitetin dhe retorikën e së keqes. Harresa, edhe më pak”, thotë shkrimtari Dejan Atanackoviq.

Në të dy anët e kordonit

Ai kujton tubimet në qendër të Beogradit kur më 2 nëntor pushteti organizoi “pritjen e serbëve që ecin nga Kosova” në një kamp para Parlamentit, ndërsa protestuesit kundër Qeverisë ishin mbledhur pranë ndërtesës, ku nëna e një prej viktimave në Novi Sad hyri në grevë urie.

“Në një moment, flamuri i të ashtuquajturve ‘mosdorëzues të Kosovës’ u pa në të dyja anët e kordonit policor”, thotë Atanackoviq.

Sipas tij, kjo tregon për “bashkëpjesëmarrje në gënjeshtrën” se Kosova – e cila shpalli pavarësinë më 2008 – është ende “krahinë serbe”, siç shkruhet në Kushtetutën e Serbisë.

“Jam i bindur se politika ndaj Kosovës është një nga arsyet kryesore pse jetojmë në këtë sistem të korruptuar e kriminal. Prandaj, është e rëndësishme që të lindë një forcë politike që do të flasë për pajtim, jo për territore”, shton ai. ë tubimin e përkrahësve të pushtetit u kënduan edhe këngë nacionaliste dhe për territore.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, falënderoi “veteranët” që po qëndrojnë në tenda para Parlamentit.

Mes tyre ka ish-anëtarë të ish-Jedinisë për Operacione Speciale, që mori pjesë në luftërat në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë.

“Këta njerëz të mrekullueshëm dhe të guximshëm dikur mbronin Serbinë me armë. Nuk e sulmuan askënd, ata e mbronin Serbinë. Sot kemi luftëra hibride dhe ata janë sërish këtu për ta mbrojtur Serbinë nga një luftë e tillë”, tha Bërnabiq.

Një mesazh të ngjashëm dha edhe ish-kryeministri dhe aktualisht lideri i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, i cili tha se serbët e Kosovës prej 26 vjetësh “ruajnë emrin dhe mbiemrin serb në territorin e pushtuar”.

“Vazhdojmë të shpresojmë”

“Vazhdojmë të shpresojmë që e kaluara do të na shërbejë si mësim”, thotë sociologu nga Presheva, Altin Boriqi, duke shtuar se të rinjtë nga jugu i Serbisë janë “më shumë vëzhgues sesa pjesëmarrës” në zhvillimet politike të vendit. “Kjo është pasojë e mungesës së integrimit. Me gishta mund të numërohen organizatat serbe joqeveritare që kanë bashkëpunuar me studentët tanë”, thotë Boriqi.

Refuzimi i Beogradit për të njohur diplomat e fituara në Kosovë është një nga arsyet pse shumë prej tyre nuk e shohin të ardhmen në Serbi.

“Dikush mund të thotë se nuk do të kishin vështirësi të tilla po të kishin studiuar në Serbi. Por, duhet theksuar se, sipas statistikave zyrtare, komunat tona janë ndër më të varfrat. Për familjet me dy ose tre studentë, është shumë e vështirë, sepse universitetet në Serbi janë shumë më të shtrenjta se ato në Kosovë”, shpjegon ai. Mosnjohja e diplomave është pengesë për punësim në Serbi, ndërsa diskriminimi dhe përfaqësimi i pamjaftueshëm në institucione janë arsye shtesë për emigrim, për të cilat paralajmërojnë përfaqësuesit politikë shqiptarë. Ata gjithashtu tërheqin vëmendjen për pasivizimin e adresave – fshirjen e paligjshme të qytetarëve shqiptarë nga regjistrat e adresave të banimit në Serbi, çka u mohon atyre të drejtat bazike. Për këtë praktikë ka raportuar disa herë edhe Komisioni Evropian.

 

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë