KOSOVA

Prizreni, ‘laboratori’ i manipulimeve/ Kandidatëve iu zbritën 29 mijë vota. KQZ-ja vendos rinumërim total

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 16:46
Prizreni, ‘laboratori’ i manipulimeve/ Kandidatëve iu

Ajo që nisi si dyshime të vogla për mospërputhjeve të votave për kandidatë dhe pasoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërim të pjesshëm, u kristalizua në një skemë masive manipulimi. Në këtë kontekst, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin përfundimtar që hap rrugën për rinumërim total të të gjitha votave në 28 komuna të Kosovës. Pas konfirmimit të manipulimeve në përmasa industriale, KQZ ka vendosur që të rinumërohen të gjitha votat në 28 komuna të Kosovës.

Përmasat e manipulimit janë tronditëse. Sipas të dhënave zyrtare të prezantuara sot, totali i votave të manipuluara (të shtuara dhe të hequra) kalon shifrën 50 mijë.

Prizreni "epiqendra" e manipulimit
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka shpalosur shifrat që çuan në këtë vendim. Vetëm nga raporti i deritanishëm i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, është zbuluar se brenda partive politike është bërë një tjetërsim masiv i vullnetit të qytetarëve.

36,007 vota u janë hequr (zbritur) kandidatëve që i kishin fituar ato.
20,978 vota u janë shtuar kandidatëve që nuk i kishin fituar në kuti.
Radoniqi veçoi Prizrenin si rastin më ekstrem të deformimit, duke detyruar KQZ-në të marrë vendim edhe për ndërprerjen e mandatit të përfaqësuesve të partive politike në këtë komunë.

“Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve,” deklaroi Radoniqi.

Të gjitha këto gjetje nuk do të mbeten vetëm statistika. Kreu i KQZ-së konfirmoi se materialet po dërgohen në organet e drejtësisë. “Gjetjet nga procesi i rinumërimit do t’i adresojmë në Prokurorinë e Shtetit dhe ofrojmë bashkëpunimin e plotë institucional në procesin hetimor,” tha Radoniqi.

Zyra e Kryeprokurorit tashmë ka urdhëruar prokuroritë themelore që të nisin grumbullimin e provave dhe të hetojnë çdo komisioner apo person tjetër të përfshirë në falsifikimin e votave.

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka lëshuar një udhëzim për të gjitha prokuroritë themelore në vend që të nisin menjëherë grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave.

"Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit në vazhdimësi ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet, në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që në të gjitha komunat, ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe të sigurojnë prova relevante, që vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Po ashtu, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula ka kërkuar që edhe në komunat ku ende nuk ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave që menjëherë pas përfundimit të këtij procesi të fillohet nga prokuroritë përkatëse procesi i grumbullimit të provave të nevojshme." – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

Vendimi i sotëm i KQZ-së vjen pas shqetësimeve të ngritura ditët e fundit nga liderët e partive ish-opozitë, të cilët kërkuan rinumërim total. Në mbledhjen e KQZ-së, përfaqësuesit e të gjitha partive politike votuan pro rinumërimit.

Kreu i PDK-së Bedri Hamza e kishte cilësuar rinumërimin total si hap të domosdoshëm dhe të drejtë.

“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.” – ka shkruar Hamza në një reagim.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj gjithashtu ngriti shqetësimin për "skemë manipulimi të përmasave shqetësuese", duke kërkuar rinumërim "të tërësishëm".

“Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit. Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve. E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh. Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!” – shkroi Haradinaj dje.

Në lidhje me manipulimet që dolën në dritë pas rinumërimit ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, i cili e ka cilësuar tjetërsimin e votave si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj gjeneratës së re dhe reformës brenda partive.

“Parisit, dhe jo vetëm atij, por dhe politikanëve tjerë të rinj, ua tjetërsuan votën. Jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi. Kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër; goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja. Mbi të gjitha, goditet reforma! – shkroi ai.

Abdixhiku paralajmërojë edhe pasoja: “Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë.” – shtoi ai ndër të tjera.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?