KOSOVA

Rrahu me kabull gruan dhe e kërcënoi: ‘S’guxon me u nda prej meje se ta vras familjen’. Tani vrau dy vëllezërit

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 20:26
Rrahu me kabull gruan dhe e kërcënoi: ‘S’guxon me u nda

Në prill të këtij viti, drejtësia kosovare zgjodhi t’i besojë fjalëve të një dhunuesi. Astrit Isufi, i dënuar për dhunë në familje dhe kanosje, u trajtua nga gjykatat si një njeri që “kishte nevojë për rehabilitim”, jo si një rrezik për jetën e të tjerëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me vetëm 154 ditë burgim dhe 800 euro gjobë-një dënim që Gjykata e Apelit madje e zbuti më tej, duke e kthyer në tre muaj burg. Në arsyetimin e saj, Apeli shkroi se Isufi ishte “mbajtës i familjes” dhe se kishte “shprehur pendim”.

Një pendim që sot tingëllon si tallje, pasi vetëm pak muaj më vonë, i njëjti njeri dyshohet se mori jetën e dy vëllezërve të bashkëshortes së tij, para derës së shtëpisë së tyre, në Golluboc të Malishevës.

Astrit Isufi nuk ishte një emër i panjohur për organet e rendit. Në prill të këtij viti, ai dhe një familjar i tij, P.I., ishin dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me vetëm 200 euro gjobë secili, pasi kishin kanosur familjarët e bashkëshortes së tij. Pas një mosmarrëveshjeje në lokal, Isufi kishte thënë me zë të lartë: Dilni nga lokali se ju vras. Keni afat deri të shkoni në shtëpi, sepse si të shkoni në shtëpi unë do t’ju vras. Ndërsa familjari i tij kishte shtuar: “Dilni jashtë se ju vras”.

Në vend që të përballej me masa të ashpra për këto kërcënime, drejtësia u mjaftua me një gjobë modeste. Në gjyq, të dy të akuzuarit “premtuan” se nuk do ta përsërisin më. Gjykata u besoi.

Më 30 mars 2025, sipas dosjes së gjykatës, Astrit Isufi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në shtëpinë e tyre, në ditën e festës së Bajramit.

Sipas aktakuzës, rreth orës 06:00 të mëngjesit, derisa gruaja po përgatiste drekën e festës, Isufi ishte zgjuar dhe i kërkon bashkëshortes për të zgjuar fëmijët. Pasi ajo ishte kthyer dhe i kishte treguar se fëmijët nuk po zgjoheshin, ai ishte nervozuar dhe e kishte goditur me shuplaka dhe grushte në fytyrë e trup.

Më vonë gjatë ditës, kur ishte kthyer në shtëpi pas vizitave tek familjarët, ai kishte kërkuar ushqim. Gruaja i kishte treguar se mungonte një produkt ushqimor, çka kishte shkaktuar një tjetër shpërthim dhune nga ana e tij. Sipas dosjes, ai kishte hedhur pjatat në tokë, e kishte kapur bashkëshorten për dore, e kishte tërhequr zvarrë në dhomë dhe e kishte goditur me kabllo elektrike në pjesë të ndryshme të trupit.

Në ato momente, vajza e tyre kishte ndërhyrë duke i kërkuar babait të ndalonte, pasi “po e mbyste nënën”. Megjithatë, sipas aktakuzës, Isufi kishte vazhduar dhunën derisa kishte vlerësuar se e kishte rrahur “mjaftueshëm”, përpara se ta largonte gruan nga shtëpia. Në të njëjtën ditë, i kishte thënë asaj: “Ti nuk guxon me mu nda, se kam me t’i vra familjen, ka me t’i faru krejt”.

Më 6 nëntor 2025, rreth orës 11:30 paradite, në fshatin Gollubovc të komunës së Malishevës ndodhi një vrasje e dyfishtë. Dyshohet se Astrit Isufi vrau dy vellezerit e bashkeshortes.

Sipas policisë, ai fillimisht kishte hyrë në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten, por pas largimit ishte kthyer dhe kishte qëlluar me armë para derës së shtëpisë, duke lënë të vdekur dy vëllezërit. Pas disa orësh në arrati, Astrit Isufi u arrestua mëngjesin e 7 nëntorit, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë. Gjatë arrestimit ai ishte i plagosur dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë