
Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të martën një seancë dëgjimore me temën “Pika e nxehtë: rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Në një analizë të publikuar në peacefare.net, profesori amerikan Daniel Serwer vlerësoi se, ndonëse rajoni ende nuk është “pikë e nxehtë”, ai shumë lehtë mund të kthehet në të tillë. Sipas tij, problemi kryesor nuk është mungesa e stabilitetit, por mungesa e ndryshimit politik demokratik, pasi “stabiliteti aktual mbahet përmes korrupsionit, tensioneve etnike dhe autokracisë”.
Gjatë seancës, dëshmitarët dhe anëtarët e Kongresit amerikan u pajtuan se Serbia mbetet një prej faktorëve më të mëdhenj destabilizues në Ballkan, për shkak të korrupsionit të përhapur, qeverisjes gjithnjë e më autokratike, lidhjeve të ngushta ushtarake e tregtare me Kinën si dhe marrëdhënieve të forta politike e ekonomike me Rusinë.
Serwer shtoi se përpjekjet e viteve të fundit për ta orientuar Serbinë drejt Perëndimit kanë dështuar. Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka asnjë interes të frenojë korrupsionin, të distancohet nga Moska dhe Pekini, apo të garantojë më shumë liri mediatike dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë.
Duke folur për situatën në Kosovë, Serwer theksoi se vendi ka nevojë për më shumë sovranitet, jo më pak. Ai paralajmëroi se statusi i paqartë i Kosovës krijon hapësirë për ndikim rus dhe kinez.
“Mbështetja e pakushtëzuar për Kosovën duhet të jetë prioritet, sidomos përballë presionit serb”, deklaron ai, duke shtuar se Kosova duhet të fuqizohet institucionalisht dhe politikisht për të shmangur varësi të reja dhe ndikime të jashtme.
Në përfundim të analizës, Serwer thekson se SHBA mund të ndihmojë proceset demokratike në rajon, por përgjegjësia kryesore është e vetë popujve të Ballkanit.
“Boshnjakët, kosovarët dhe serbët duhet të marrin vetë përgjegjësinë. Vetëm atëherë rruga drejt BE-së dhe NATO-s bëhet e lehtë.”
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
4 Dhjetor19:26
NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri
NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk t&eum...
KOSOVA
4 Dhjetor14:32
Sulmi ndaj KFOR-it, serbi pranon fajësinë! Lubisha Milkoviç, dënohet me 2 vite burg
Lubisha Milkoviç është dënuar me dy vite burg dhe 14 mijë euro gjobë pasi pranoi fajësinë për sulmet ndaj KFOR-...
KOSOVA
3 Dhjetor23:28
Nga akuzat për tradhti te kërcënimi, të tjera detaje nga vrasja e gruas shqiptare nga bashkëshorti
Një grua u gjet e vdekur në një shtëpi në Pianello Vallesina, një fshat i vogël i Monte Roberto, në provincën e Ank...
KOSOVA
3 Dhjetor21:39
Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën në SHBA: Serbia ta njohë sovranitetin e Kosovës
Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self, ka vlerësuar se Ballkani Perë...
KOSOVA
3 Dhjetor20:54
Zgjedhjet në Kosovë, Osmani takim me ambasadorin Hargreaves
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar n&eu...
KOSOVA
3 Dhjetor19:50
56-vjeçari shqiptar zhduket pa gjurmë në Austri
Agim Nuredini, shqiptar 56 vjeçar, banues në Wels të Austrisë që nga dita e shtunë është shpallur i zhdukur. Për ...
KOSOVA
3 Dhjetor14:19
Lista Serbe nuk u certifikua për zgjedhjet e 28 dhjetorit, BE: Politizimi i KQZ-së, i dëmshëm për Kosovën
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë p&e...
KOSOVA
3 Dhjetor14:18
Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasada e SHBA e ashpër me Vetëvendosjen: Dritëshkurtër e përçarëse
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar me forcë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për të mo...
KOSOVA
3 Dhjetor13:51
Pas më shumë se një jave në protestë, rikthehet transporti publik në Kosovë
Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkurën në mëngjes në Prishtinë, më shumë se nj&eu...
KOSOVA
3 Dhjetor07:45
Kosova voton më 28 dhjetor: KQZ ende s’ka para, shteti pa buxhet të miratuar
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, por pa buxhet të miratuar dhe pa mjete për organizimin e tyre.
Qe...