
Sot mbushen 27 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.
Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.
Ndër të tjera në marrëveshje parashikohej, që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.
d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën
e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.
Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Qershor16:06
Përplasje në kuvendin e RMV për gjuhën shqipe/ Debate mes BDI dhe VLEN për dokumentin e gjuhës serbe në Kumanovë
MAQEDONI- Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe një dokument i vitit 2010 për gjuhën serbe në K...
KOSOVA
10 Qershor09:10
Kurti takim me kancelarin e Austrisë: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, prioritet
Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u p...
KOSOVA
9 Qershor23:49
Tentoi ta vriste ish-partneren duke e goditur me veturë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm në Gjermani
Një 28-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka apeluar vendimin e një gjykate në Gjermani, e cila e dënoi atë me burgim të p&eum...
KOSOVA
9 Qershor20:41
EMRAT/ Këta janë pesë të arrestuarit në operacionin “White Star”
Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Denis Sharapolli dhe Ilir Bojniku janë pesë personat që u arrestuan në aksionin e sotëm, 09...
KOSOVA
9 Qershor18:27
Lista/ Këta janë kandidatët për deputetë me më shumë vota deri më tani në Kosovë
Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë kanë nisur të qartësohen edhe emrat...
KOSOVA
9 Qershor18:06
Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare
Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike, paralajm&eu...
KOSOVA
9 Qershor15:59
Numërimi drejt fundit në Kosovë, KQZ pret mbylljen e procesit, mbi 100 mijë vota nga diaspora
Në pesë komuna ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, derisa po vazhdon në 23 të tjera...
KOSOVA
8 Qershor23:42
Ambasadori gjerman fton Kosovën të mos humbë kohë: Kufiri i BE-së mund t’iu ndajë me Shqipërinë
Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për procesin...
KOSOVA
8 Qershor17:36
Ndërkombëtarët kërkojnë formim të shpejtë të institucioneve/ Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë: Na duhet një partner i fortë
Një ditë pas zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë u përqendrua te nev...
KOSOVA
8 Qershor10:59
Vetëvendosja fitoi zgjedhjet në Kosovë, presidenti Begaj uron Kurtin
Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Në një reagim në r...