KOSOVA

Taksë 10 euro për të hyrë në Prishtinë? Propozimi i komunës ndez debat në Kosovë, kritikët: Nuk ka bazë ligjore!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 23:54
Taksë 10 euro për të hyrë në Prishtinë? Propozimi

Propozimi për vendosjen e një takse prej 10 euro për automjetet që hyjnë në Prishtinë nga komunat e tjera të vendit ka hapur debat të fortë publik dhe politik në Kosovë. Debati buron nga një vendim i datës 31 mars i Kuvendit Komunal të Prishtinës për të nisur dëgjesat publike lidhur me rregulloren për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, e cila daton nga viti 2011. Në qendër të diskutimit është pikërisht neni 14, që parashikon pagesën prej 10 euro për çdo automjet të regjistruar jashtë kryeqytetit që hyn në zonën e përcaktuar.

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, e kundërshton ashpër këtë propozim, duke thënë se nuk ka bazë ligjore dhe se mund të përfundojë në Gjykatën Supreme.

“Pikë së pari, nuk ka ndonjë bazë ligjore me të cilën Komuna e Prishtinës mund ta vendosë këtë tarifë. Ajo mund të jetë në rregullore, sikur që ka bërë edhe me ‘Prishtina Parking’ që me rregullore një kohë mbledhi para, shqiptoi gjoba, po tash ato gjykata i rrëzoi. Jam shumë i sigurt që edhe këtë tarifë të cilën do ta vendosë eventualisht Komuna e Prishtinës, Gjykata Supreme do ta rrëzojë sepse kjo nuk mund të shkojë në kushtetuese, sepse nuk ka ligj për këtë rregullore. Prandaj është kompetencë e Gjykatës Supreme të marrë një vendim përfundimtar për këtë tarifë”, tha Shala për Kosovapress.

Ai paralajmëroi se një vendim i tillë do të krijonte precedent dhe pasoja të shumta.

“Nëse krijohet një precedent dhe lejohet një tarifë, atëherë çdo qytet do të ketë të drejtë të vendosë tarifë. Ku do të shkojmë ne nëse çdo qytet në Kosovë vendos tarifë për hyrje në atë qytet? Krijohet një kaos, kështu që kjo nuk është asnjë zgjidhje, është zgjidhje kundërligjshme, është një zgjidhje e pazbatueshme. Nuk mundet kryetari i Prishtinës ta marrë modelin e Londrës e ta vendosë në Prishtinë. Londra është tjetër, Prishtina është tjetër”, deklaroi ai.
Sipas tij, problemet në trafik nuk zgjidhen me tarifa, por me investime në infrastrukturë dhe organizim më të mirë të qarkullimit.

Kundërshtime ndaj këtij rregulli ka pasur edhe në nivel politik. Jeton Mehmeti tha për Kosovapress theksoi se kjo masë cenon barazinë para ligjit, ndërsa Gëzim Sveçla ngriti shqetësime për ndikimin e saj. Ndërkohë, drejtori i Shërbimeve Publike, Luftar Braha, ka theksuar nevojën për ndryshimin e rregullores ekzistuese.

Reagime kanë ardhur edhe nga komunat përreth. Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ironizoi me këtë propozim: “Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendos një taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe një taksë për hyrjen në rrugën e aeroportit në vlerë prej 10 euro”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë