KOSOVA

Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për tre të akuzuarit

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 11:28

Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria kërkon burg të

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, duke theksuar se nuk ekzistojnë rrethana lehtësuese dhe se provat e administruara e dëshmojnë plotësisht fajësinë e tyre, raporton Ekonomia Online.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq në fjalën përfundimtare, ka deklaruar se vrasja ka qenë e planifikuar në mënyrë të detajuar nga i akuzuari kryesor, Naim Murseli, me motiv financiar dhe për shkak të raporteve të prishura bashkëshortore.

Ajo shtoi se ekzekutimi fizik i vrasjes është kryer nga i akuzuari i dytë, Granit Plava, ndërsa i akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, ka luajtur rol kyç në organizim dhe sigurimin e mjeteve.

“Duke analizuar të gjitha provat, si dhe faktin që pas vrasjes së Liridonës Naimi e ka paraqitur grabitjen dhe e ka hapur rastin si grabitje, është vërtetuar që Naimi, për shkak të raporteve bashkëshortore të prishura për shkak të fitimit financiar dhe në fund të fitimit, nuk di si ndryshe ta quaj fitimin që mendon ta fitosh duke e luajtur viktimën e grabitjes në të cilën e ka parapër që Liridona të jetë dëm kolateral, Naimi me kujdes e ka planifikuar dhe ka përgatitur dhe ka marrë pjesë në kryerjen e vrasjes së Liridonës, të cilën në mënyrë fizike e ka kryer i akuzuari i dytë Granit Plava duke shtënë nga pistoleta të cilën e ka marrë nga Naimi dhe i akuzuari i tretë Kushtrim Kokalla ka gjetur të akuzuarin e dytë Granit Plavën dhe ka kuptuar për armën se kush e shet dhe atje e ka drejtuar Naimin për të blerë armën me të cilën është vrarë Liridona. Fakti që i akuzuari i tretë në mënyrë aktive ka marrë pjesë në planifikimin e vrasjes së Liridonës flet edhe fakti që ka konsideruar që nuk është e nevojshme që të sqarohet më tepër kur Naimi flet për vrasjen e Liridonës, si dhe fakti që në natën kritike pas vrasjes kur ka qenë në hotelin Swiss Diamond dhe e ka thirrur Granit Plava, ai po ashtu nuk ka thënë çfarë rasti kanë. Nuk i ka thënë që është vrarë Liridona, sepse ka konsideruar që nuk ka nevojë t’i tregojë atë që e dinë”, tha prokurorja Javorka Perlinçeviq.

Në përfundim, prokurorja theksoi se të gjitha provat e mbledhura e mbështesin plotësisht aktakuzën dhe kërkoi nga gjykata që të shqiptojë dënimin maksimal për të akuzuarit.

“Të gjitha provat e mbledhura e vërtetojnë dyshimin e prokurorisë që të akuzuarit kanë kryer veprën penale. Përveç veprës penale, prokurori i propozon gjykatës të sjellë aktgjykim dënues, të akuzuarit t’i shpallë fajtorë për veprat penale me të cilat janë të akuzuar dhe t’i dënojë sipas ligjit. Në këtë rast nuk kemi rrethana lehtësuese, pra prokurori propozon që të tre të akuzuarve t’u shqiptohet dënimi maksimal i paraparë për veprën penale vrasje e rëndë, dënimi me burgim të përjetshëm”, tha ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë