KOSOVA

Vrau tre persona në Gjilan, Mefail Shkodra dhe dy djemtë në arrati prej dy muajsh. Bamat e tij s’kanë të sosur

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 13:09
Vrau tre persona në Gjilan, Mefail Shkodra dhe dy djemtë në

Më 10 gusht, qyteti i Gjilanit u trondit nga një krim i rëndë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Nga të shtënat me armë zjarri, mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos. Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë; Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra.

Kanë kaluar afro dy muaj nga dita e tragjedisë, por pavarësisht kërkimeve të Policisë së Kosovës, të dyshuarit ende nuk janë lokalizuar e as arrestuar, shkruan Insajderi.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat”, thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. 

Policia ka publikuar edhe fotografitë e tyre dhe u bën thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se kanë informacione për vendndodhjen e tyre, përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, e-mailit zyrtar apo numrave kujdestarë 192 dhe 03850807001.

Viktima të kësaj ngjarjeje të rëndë ishin babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, argjendarë të njohur në Gjilan, si dhe Abedin Hoxha. 

Rasti tragjik në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos, nuk është përplasja e parë e Mefail Shkodrës me ligjin.

Gjatë viteve 2000 – 2023, Policia e Kosovës ka regjistruar pesë raste penale ndaj Shkodrës. Katër prej tyre përfunduan me ngritje aktakuzash. Ndërkaq, përgjatë 2024-ës, Shkodra u arrestua gjatë një operacioni të gjerë të Policisë së Kosovës në tri rajone për veprat penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”.

Në këtë operacion u arrestua edhe një tjetër person, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, dëmi financiar i shkaktuar arrinte mbi 600 mijë euro. Viktimat raportuan kërcënime dhe presion të vazhdueshëm për shlyerjen e borxheve me kamata të larta dhe në mënyrë të paligjshme.

Përtej përplasjes me ligjin, Shkodra ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh publikonte fotografi me vetura luksoze dhe stil jetese ekstravagante.

Në disa raste shfaqej në praninë e figurave politike të njohura, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Prishtinës Përparim Ramën dhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, ka bërë të ditur se për vrasjen e trefishtë në qytet, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, të cilët aktualisht ndodhen në arrati.

Në një konferencë për media, Rukiqi shtoi se hetuesit kanë informacionet për lëvizjet e të dyshuarve pas ngjarjes, përfshirë edhe pamjet e kamerave, por detaje të mëtejshme nuk mund t’i bëjë publike.

“Fillimisht ata kanë lëvizë në këmbë, nuk mund të japim informacione më shumë”, tha Rukiqi, duke theksuar se policia po punon intensivisht për kapjen e tyre.

Pas arratisjes, Inspektorati Policor i Kosovës njoftonte se ka suspenduar katër zyrtarë policorë lidhur me rastin. Policët e suspenduar dyshoheshin për lëshim ose përfshirje të mundshme gjatë veprimtarisë kriminale të Mefail Shkodrës me djemtë e tij, të cilët janë arratisur, pasi kanë kryer vrasjen e trefishtë, në qendër të Gjilanit, në pikë të ditës.

Pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, ku të dyshuar kryesor mbetet Mefail Shkodra së bashku me dy djemtë e tij, Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me të kaluarën e tij penale.

Sipas njoftimit zyrtar, që nga viti 2000 e deri më sot, ndaj Shkodrës janë iniciuar pesë raste penale nga Policia e Kosovës.

Në katër prej tyre janë ngritur aktakuza konkrete, sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014 dhe PP.I.154/17. Ndërkaq, rasti i fundit, PP.II.913/2023, është mbyllur përmes procedurës së ndërmjetësimit.

Për dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjëll Shkodra – të cilët janë gjithashtu të dyshuar në këtë rast – Prokuroria bën të ditur se nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar deri më tani.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se për kapjen e Shkodrës dhe dy djemve të tij janë ndërmarrë hapa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar të gjitha pikat kufitare.

Sipas Prokurorit të rastit, Mefail Shkodra ka precedent penal prej më shumë se 30 veprash, duke përfshirë sulm, prishje të rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh dhe detyrim, si dhe pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal. /Insajderi/

 

mefail shkodra gjilan

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë