Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
“Ndonëse e hapa diskutimin, nuk zgjati shumë. Ishte një diskutim i shkurtër. Kryesia e LDK-së e konsideron se përderisa ka kryetar partie nuk ka nevojë të ketë kandidat tjetër për kryeministër, prandaj më nominoj”, tha Abdixhiku gjatë një konference për media.
Abdixhiku tha se mori autorizimin për përpilimin e listës zgjedhore, por nuk do ta bëjë renditjen e kandidatëve. Ai paralajmëroi se LDK-ja do të garojë e vetme, por brenda listës do të lërë hapësirë për individë e parti të tjera, duke mos e përjashtuar as mundësinë që në të të bëjë pjesë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.
Limaj në zgjedhjet e kaluara garoi në një listë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe arriti të fitonte tre ulëse në Kuvendin prej 120 anëtarësh.
“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera përfshirë edhe Limajn me deputetët e vet. Për këtë çështje do të zhvillohen bisedime në ditët në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë e tjera që janë Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e [Behgjet] Pacollit. Pra, ne jemi të hapur edhe për partitë ,edhe për individët. Pra, individë që duan të garojnë në listën e LDK-në”, shtoi Abdixhiku.
LDK-ja doli e treta në zgjedhjet paraprake parlamentare të 9 shkurtit duke fituar 18.27 për qind të votave. Në ato zgjedhje, Abdixhiku ishte po ashtu kandidat i kësaj partie për kryeministër.
Ai u bëri thirrje partive të tjera “për përbashkim”, duke thënë se ky “momentum i ri e vendos LDK-në në një pozicion përtej bazës së vetë”.
Abdixhiku tha se tani duhet “të punojmë që të mos ketë rezultat të njëjtë që më pas dërgon në bllokadë”, duke iu referuar zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në ato zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 42.30 për qind të votave. Por, kjo parti dështoi që dy herë të formonte një Qeveri, duke bërë që të hapej rruga për zgjedhje. LDK-ja kishte refuzuar ofertën e Kurtit për bashkëpunim në qeverisje./ REL
Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë, pas kryerjes së një hetimi, ngriti një aktakuzë kundër shtetasit shqiptar Edu...
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kongresistin Michael Turner si dhe kongresistin Donald Norcross, me të cilët diskutoi zhvillimet ...
Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur mesditën e së hënës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Zëdhën...
Kongresmeni republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross, kanë zhvilluar takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ...
Projekti i ri filmik mbi masakrën e Reçakut, një nga plagët më të rënda të historisë së Kosovës, ende...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur këtë të hënë një delegacion të Shteteve të Bashkuara të Amerik...
Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbimet për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara ...
Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të ...
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj, ku dhe ka nisur leximi i deklaratës së...
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua është sulmuar brutalisht me s&e...