Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Ky vit, me sa duket, në asnjë mënyrë nuk do të jetë më i mirë se ai që lamë pas, pasi çmimet janë në rritje, të ardhurat gjithnjë e më të vogla dhe papunësia vazhdon të rritet. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të pajtohemi me faktin për të qenë të pakënaqur dhe të mbizotëroj ndjenja negative. Edhe pse jeta është e vështirë dhe ka shumë anë negative, askush nuk do të na pengojë që kohë pas kohe, të hedhim vështrimin në gjërat pozitive.
Për shkak se nuk mund të ndikojmë në rrethanat e tilla, të paktën le të provojmë disa gjëra të tjera për të ndryshuar atë. Ne ju sjellim gjëra të vogla por efektive që mund t’i bëni, të cilat do t’ju ndihmojnë për të qenë më pozitiv.
1- Dilni në ambient të hapur: Shumë studime kanë treguar se koha e kaluar jashtë shtëpisë, ndihmon në reduktimin e stresit dhe rritjen e nivelit të serotoninës, hormonit të lumturisë, i cili ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.
2- Shoqërohuni me fëmijët:Fëmijët kanë opinionin më të mirë dhe bindës për jetën dhe botën rreth nesh. Pra, provoni këtë vit për të shpenzuar pak më shumë kohë me ta, nëse është fjala për fëmijët tuaj, të motrës suaj, nipërit, ose fëmijët e miqve tuaj.
3- Angazhohuni në meditim: Meditimi është sinonim i qetësisë dhe njerëzit që meditojnë kanë një pamje shumë më pozitive dhe janë më të lumtur në përgjithësi. Gjithashtu, meditimi mund të ndihmojë ndjeshëm në uljen e presionit të gjakut.
4- Luani me kafshët shtëpiake: Njerëzit të cilët kanë kafshët shtëpiake janë më të lumtur dhe stresi më pak ndikon tek ata. Ka diçka magjike në atë kur ju vini në shtëpi dhe te dera ju pret me padurim, qeni apo macja.
5- Ç’kyçeni kompjuterin: Ne e dimë se në kohën e tanishme është e pamundur të jetohet pa kompjuterë, por as juve dhe as punës tuaj, nuk do t’i mungoj asgjë, në qoftë se kohë pas kohe, e fikni atë dhe relaksoheni. Studimet kanë treguar se koha e kaluar në rrjetet sociale në mënyrë të konsiderueshme ndikon që ne të ndjehemi të vetmuar dhe të lodhur.
6- Shprehni falënderime: Mirënjohja do t'ju ndihmojë të përqendroheni në aspektet pozitive të jetës. Falënderoni më të dashurit tuaj dhe ata që ju bëjnë të lumtur, pa ndonjë arsye të veçantë. Do të ndiheni më mirë dhe më të kompletuar.
7- Lexoni libra: Librat e pasurojnë shpirtin dhe mendjen tonë dhe në këtë mënyrë ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë. Filloni të lexoni më shumë këtë vit dhe ju do të shihni se do të fitoni më shumë energji pozitive.
8- Këndoni me zë të madh: Sa herë që ndjeheni keq, lëshoni muzikën tuaj të preferuar për t’u relaksuar dhe këndoni me zë të lartë. Nëse përveç asaj, ju edhe mund të vallëzoni, ndjenja e humorit të mirë është e garantuar. Është konfirmuar shkencërisht se këndimi dhe vallëzimi, ndikojnë menjëherë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.
Meshkujt e urrejnë refuzimin. Nuk ka gjë më të keqe për një mashkull, se sa egoja e tij e thërrmuar copë-copë, ku...
Në lidhje me fenomenin se sa herë duhet të lahemi në javë, ekzistojnë këndvështrime të ndryshme. Në v...
Shumica prej nesh mendon se soda e bukës nevojitet për t’i bërë ëmbëlsirat dhe biskotat më të mira. Mirëpo,...
Gurëzat në ngjyrë të verdhë ose kafe janë shumë të dëmshëm për dhëmbët, prandaj duhet të...
Qumështi i lopës përmban 4 herë më shumë kripë sesa qumështi i gjirit. Ndaj sipas mjekëve nuk u duhet dhën&e...
Hurma është një ndër pemët më të shëndetshme. Ajo ka një spektër të gjerë për shëndetin ...
Kryeministrja daneze thotë se vendi do të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ndërsa theksoi se telef...
Vështrimi i palëkundur dhe sureal i artistes dhe fotografes amerikane të luftës, Lee Miller, dëshmoi si për bukurinë, ashtu e...
Katër shenja të Zodiakut e kanë ndier prej kohësh se diçka nuk ishte në ekuilibër, por duke filluar nga 6 tetori 2025, ku...
Dy gra austriake, të cilat u ndërruan gjatë lindjes në një spital në qytetin jugor të Gracit, më në fund janë ...