LIFESTYLE

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, e shtunë 18 tetor

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Tetor 2025, 07:09
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, e shtunë 18 tetor

Më 21 tetor do të ndodhin ndryshime të reja për secilën shenjë horoskopi, pasi Hëna e re sjell një cikël të ri referuar marrëdhënieve. Hëna e re është periudha më e mirë që të hedhësh farat për të ardhmen, ndaj ki parasysh që gjërat që ndodhin gjatë kësaj kohe, ndoshta janë për të mirën tënde.

Dashi

Hëna e Re në Peshore të inkurajon të krijosh marrëdhënie domethënëse të reja ose të thellosh ato që ke. Është koha për të dëgjuar, bashkëpunuar dhe për të gjetur gjysmën tjetër. Sa më shumë që lësh pas të shkuarën (sado sfiduese të jetë ajo) dhe të pranosh kompromisin, aq më të forta bëhen lidhjet.

Shmang premtimet e marra shpejtësi ose varësinë tek të tjerët; bashkëpunimi funksionon më mirë kur ka barazi dhe përgjegjësi.

Demi

Hëna e Re në tetor nxjerr në pah rutinën tënde dhe marrëdhëniet në punë. Mund të të vijë frymëzimi për të sjellë harmoni më të madhe midis kolegëve, ose të vendosësh kufij me ata që po marrin energjinë tënde. Kjo nuk do të kalojë pa debate, por nëse je i/e qetë, bashkëpunimi mund të rrjedhë më lehtë.

Por, kujdes! Ndërveprimi midis Hënës dhe Jupiterit mund të të bëjë të tërhiqesh nga tensioni në vend që të përballesh me të. Komunikimi i qartë dhe mirësjellja mund të forcojnë lidhje dhe të rikthejnë paqen.

Binjakët

Në këtë Hënë të Re, zemra jote hapet, në fushën e romancës dhe kreativitetit do të zgjohet. Lidhjet e ndjeshme dhe shprehja emocionale mund të kenë rol kryesor, çka do të thotë se do të lësh pas (me drama) ato që të pengojnë.

Megjithatë, Hëna me Jupiteri të bëjnë të idealizosh dashurinë ose të mos vësh re flamujt e kuq. Qëndro me këmbë në tokë; dashuria autentike lind kur dy njerëz ndihen të vlerësuar dhe të kuptuar.

Gaforrja

Hëna e Re drejtohet nga shtëpia, familja dhe bazat emocionale. Është momenti për të rikthyer ekuilibrin në marrëdhënie të brendshme ose për të shëruar çështje që kanë mbetur pezull në familje, edhe nëse ka sherre!

Me Jupiterin në shenjën tënde, ndjenjat mund të jenë të forta. Mos u mbyll në guaskën tënde, shpreh ndjenjat me butësi dhe sinqeritet. Shërimi fillon kur secili ndihet i dëgjuar, jo kur gjithçka është “perfekte”.

Luani

Komunikimi është aleati yt më i fortë këtë periudhë, jo nervat. Hëna në Peshore i jep energji sektorit të bisedës dhe marrëdhënieve, duke të të ofruar mundësinë për të lënë pas keqkuptime dhe për të forcuar besimin.

Megjithatë, me Jupiterin në pozicion aspak të favorshëm, bëj kujdes që egoja apo krenaria të mos pengojë marrëdhënien.

Virgjëresha

Hëna e Re sjell në fokus shkëmbimet emocionale dhe financiare. Do të rishikosh sa jap dhe sa marr, jo vetëm në dashuri, por edhe në marrëdhënie financiare dhe emocionale

Por Jupiteri mund të të tundojë të injorosh tensionet që vijnë nga marrëdhënie jo të barabarta. Të adresosh problemet tani, do të sjellë një paqe afatgjatë. Bëj biseda të vështira, pa marrë parasysh pasojat!

Peshorja

Kjo është Hëna jote; një rifreskim emocional vjetor mëse i merituar po vjen për ty. Universi të nxit të ripërcaktosh identitetin, marrëdhëniet dhe mënyrën se si të shfaqesh në botë. Je gati të tërhiqesh partnerë që pasqyrojnë rritjen tënde, jo ata që të thithin energjinë.

Sidoqoftë, si rrjedhojë e forcës së Jupiterit, kemi një sugjerim: Shto vëmendjen ndaj ngarkesës emocionale, se s’mund t’i kënaqësh të gjithë. Vendos si prioritet harmoninë për veten, jo miratimin e të tjerëve.

Akrepi

Hëna e re ndez nënvetëdijen dhe çlirimin emocional. Ndjenja të fshehura mund të dalin në sipërfaqe dhe janë çështje që duhet të mbyllen. Ti mund të kesh dëshirë për të qëndruar vetëm për të “rindërtuar” kufijtë e brendshëm, por ndoshta s’do të jetë shumë e mundur.

Jupiteri mund të të bëjë nostalgjik, por mos u ngjit pas së shkuarës. Shërimi kërkon sinqeritet, falje dhe tolerancë.

Shigjetari

Kjo Hënë e re aktivizon sektorin e miqësive dhe rrjeteve sociale. Është koha për të ribashkuar grupin tënd ose për të krijuar aleanca që përputhen me vlerat që po kultivon. Marrëdhënie me qëllim të përbashkët janë prioritet!

Por Jupiteri mund të të nxisë të premtosh shumë!  jep vetëm atë që zemra dhe koha jote mund të përballojnë.

Bricjapi

Marrëdhëniet publike dhe profesionale po ndriçohen. Kjo Hënë të re të inkurajon të ndërtosh partneritete që të çojnë përpara karrierën e qëndrojnë në përputhje me integritetin tënd.

Kujdes! Jupiteri mund të të bëjë të eksperimentosh më tepër për të ruajtur paqen, por kujto që kufijtë e shëndetshëm janë respekt ndaj vetes!

Ujori

Kjo periudhë të frymëzon për harmoni, projekte të reja dhe marrëdhënie që kalojnë kufijtë. Dashuria ose puna me dikë që vjen nga larg mund të ketë rëndësi.

Por, energjia e Jupiterit mund ta bëjë që të kesh emocione të forta! Kariko mirë veten para se të japësh shumë, sidomos kur bësh një bashkëbisedim të rëndësishëm.

Peshqit

Intimiteti emocional dhe çështjet financiare bëhen prioritet. Hëna e re të inkurajon të thellosh besimin dhe të tregohesh i/e ndjeshëm/me me dikë që vlerëson besueshmërinë.

Por Jupiteri mund të sjellë idealizëm apo bujari të tepruar, ndaj kujdes të mos japësh pa marrë diçka në këmbim. Marrëdhëniet shëndetshme janë reciproke, jo sakrificë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë