VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Një palestër në Kinë ka nisur një sfidë ekstreme humbjeje peshe, duke ofruar një makinë luksoze Porsche Panamera si shpërblim për këdo që arrin të humbë 50 kilogramë brenda tre muajsh.
Megjithatë, kjo fushatë ka ndezur debate të forta dhe shqetësime shëndetësore, pasi mjekët paralajmërojnë se humbja e peshës në kaq pak kohë mund të jetë e rrezikshme për jetën.
Sipas South China Morning Post, sfida u shpall më 23 tetor nga një qendër fitnesi në Binzhou, provinca Shandong, dhe fitoi menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale.
Në postimin promovues, palestra premtonte një Porsche Panamera, me vlerë rreth 1.1 milion juanë (155 mijë dollarë amerikanë), për çdo pjesëmarrës që arrin objektivin e humbjes së peshës.
Trajneri i palestrës, Wang, konfirmoi për mediat lokale se sfida është reale dhe tashmë ka filluar.
“Sfida është e vërtetë dhe regjistrimet do të mbyllen sapo të arrijmë në 30 pjesëmarrës. Deri tani janë regjistruar rreth shtatë apo tetë persona,” deklaroi ai.
Regjistrimi në këtë “garë” kushton 10 mijë juanë (rreth 1,400 dollarë) dhe përfshin ushqimin e përditshëm dhe akomodimin në një ambient të mbyllur. Por, detajet mbi planin e stërvitjes dhe dietën që do të ndiqet nuk janë bërë publike.
Wang shtoi se Porsche nuk është i ri, por një model i vitit 2020 që i përket vetë pronarit të palestrës. Fushata ka ngjallur kritika të shumta nga ekspertët mjekësorë. Një mjek i njohur në rrjetin Weibo, i njohur si “Dr. Zeng”, me mbi 3.5 milion ndjekës, paralajmëroi për rreziqet e humbjes së shpejtë të peshës.
“Të humbësh 0.5 kg në ditë është shumë e rrezikshme,” theksoi ai. “Nëse personi nuk është obez, kjo shkakton humbje të muskujve, çekuilibër hormonal, rënie flokësh dhe çrregullime hormonale tek gratë.”
Edhe Pu Yansong, kirurg gastrointestinal në Shaanxi Provincial People’s Hospital, paralajmëroi:
“Një humbje kaq e shpejtë peshe mund të dëmtojë organet dhe të jetë kërcënuese për jetën. Humbja e peshës duhet të bëhet gradualisht dhe me kujdes.”
Një komentues shkroi: “Nëse humbas 50 kg, do të më mbeten vetëm 5 kg. A do jem ende gjallë?”
Ndërsa një tjetër ironizoi: “Askush s’e arrin dot. Por me 10 mijë juanë tarifë regjistrimi, pronari i palestrës mund të blejë një makinë të re dhe të mbajë edhe të vjetrën. Një plan marketingu i zgjuar!”
Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, pasditen e 31 tetorit, një ndër lajmet që qarkulloi me shpejtësi në media is...
Japonia dërgoi trupa në veriun e ashpër të vendit të mërkurën për të ndihmuar në kapjen e arinjve pasi autorit...
Britmat e tërbuara të një gruaje të tradhtuar u bënë virale në telefonat celularë në Frosinone të Italisë...
Shpella e Squfurit në Sarantaporos është shtëpia e më shumë se 111,000 merimangave të dy specieve të ndryshme, Tegenaria...
Një shekull i mbartur me krenari, një familje e madhe për t'u kujdesur dhe asnjë qëllim për t'u dorëzuar. Gjyshja Gerarda v&...
Në raftet e supermarketeve, qumështi i lopës po ndahet hapësirë me dhjetëra alternativa bimore – nga sojë e deri te b...
Ankthi është padyshim një nga çrregullimet më të zakonshme mendore, por gjithashtu, zakonisht, një nga më të n&...
Era e trupit është një nga faktorët që formon përshtypjen e parë te të tjerët. Çdo person ka një prof...
Një studim i fundit ka zbuluar një lidhje befasuese mes konsumimit të alkoolit dhe aftësisë për të folur gjuhë të...
Njerëzit inteligjentë e kanë të thjeshtë zgjimin para agimit. Ata dalin nga shtrati me lehtësi dhe kanë qëllime pë...