LIFESTYLE

Shpenzime të tepërta, xhelozi e ndarje, këshilla për çdo shenjë gjatë javës së parë të nëntorit

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 18:29

Shpenzime të tepërta, xhelozi e ndarje, këshilla për

Është një javë përplot ngjarje në skenën planetare. Me hënën e plotë në Dem do të duam të festojmë për gjithçka kemi punuar e ndërtuar. Ndoshta ky entuziazëm mund të nxisë disa shpenzime të tepërta, ndaj mbani mend këshillën e Chrysanthi Kalogerit gjatë parashikimit për “Shije Shtëpie” që të tregoni kujdes me paratë.

Dashi – Kalimi i Marsit në Shigjetar në datën 4 ku do të qëndrojë deri më 15 dhjetor iu jep shanse për të udhëtuar, për të rishikuar planet e së ardhmes, për të arritur një sukses në një çështje ligjore apo në studime, por duhet të jeni të kujdesshëm në pjesën e parë të javës, sidomos në 4-5 nëntor. Të lindurit në ditët e para të shenjës nuk duhet të humbasin kontrollin. Gjatë kësaj jave dhe 15 ditëve në vijim, fokusohuni në sferën financiare dhe në bashkëpunimet me të tjerët ku do të keni ndihmë e mbështetje, por duhet të jeni të kujdesshëm në lëvizjet financiare, sidomos në pjesën e dytë të javës. Nëntori është një muaj që duhet t’ia dedikoni financave, do të keni përfitime, por duhet të dalloni mirë nevojat nga dëshirat.

Demi – Hëna e plotë në shenjën tuaj vendos theksin te marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe vendimet që do të merrni lidhur me to që s’duhet të jenë të nxituara. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës, me rikthimin e Uranit në shenjën tuaj në fund të javës, deri në fillim të shkurtit s’duhet të merrni vendime përfundimtare. Është një periudhë që favorizohet krijimi i marrëdhënieve të reja. Kujdes në bashkëpunime të lindurit në ditët e para të shenjës, sidomos gjatë fundjavës. Është një periudhë që do të merreni me sferën financiare, detyrimet ndaj të tjerëve, në fillim të kësaj jave mund të dalë një shpenzim i papritur që mund t’ju vendosë në vështirësi. Organizoni më mirë të ardhurat sepse nga data 9-19 mund të dalin çështje nga e kaluara.

Binjakët – Kjo javë është shumë e rëndësishme, sidomos nga data 4 deri në mes të dhjetorit ku duhet të merreni me marrëdhëniet. Të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të ruajnë gjakftohtësinë, të mos provokohen dhe të mos provokojnë të tjerët, deri të premten. Kalimi i Mërkurit në prapavijë në datën 9 mund të krijojë probleme me bashkëpunëtorët dhe mund të provokoni e të jeni shkak i keqkuptimeve. Mund të rikthehen persona nga e kaluara. Kjo javë dhe periudha në vijim ju fokuson te jeta intime, duhet të gjeni kohën të çlodheni dhe të shmangni prapaskenat. Në fundjavë kini kujdes me lëvizjet, mos u jepni informacione të tjerëve dhe gjithçka bëjeni brenda normave ligjore.

Gaforrja – Jeni në një periudhë ku keni arritur suksese, keni përforcuar pozitat, keni marrë vendime pozitive për të ardhmen dhe tani puna e përditshmëria do t’ju preokupojnë në maksimum. Duhet të kujdeseni më tepër për shëndetin duke organizuar përditshmërinë dhe do të keni rezultate më të mira në punë. Kini kujdes me lëvizjet në fillim të javës. Nga data 7 e muajit e deri në fund të tij do të jeni afër familjes, të dashurve. Mos shpenzoni pa masë në fund të javës për dëshirat tuaja apo për të kënaqur të tjerët.

Luani – Nga kjo javë e deri në mes të dhjetorit nis një periudhë pozitive ku mund të shpreheni përmes krijimtarisë dhe veprimtaria do të sjellë rezultate e kënaqësi. Kjo javë nxjerr në pah çështje familjare, të shtëpisë që duhen trajtuar me kujdes. Mos hyni në keqkuptime me njerëzit e rrjetit social në fillim të javës. Nga data 9-19 mund të krijohen keqkuptime me të dashurit, fëmijët dhe mund të rikthehet një dashuri nga e kaluara. Me hënën e plotë në datën 5 fokusohuni në jetën sociale, karrierë ku do të keni shanset për të treguar aftësitë dhe të vendosni një ekuilibër me jetën personale.

Virgjëresha – Një periudhë e rëndësishme që ka të bëjë me jetën personale, shtëpinë dhe familjen. Në fillim të javës, në datat 4-6 mos hyni në kontradikta me prindërit, njerëzit më lart se ju dhe trajtoni me qetësi problemet që do të lindin, sidomos për ata që u përkasin ditëve të para të shenjës. Kjo javë ju jep shanse për bashkëpunime, një zhvendosje. Deri në datën 19 mund të keni keqkuptime në rrjetin familjar që duhet t’i trajtoni me kujdes e qetësi. Kujdesuni për anën emocionale e psikologjike sepse mund t’ju lënë pak pas në anën profesionale. Do të takoni njerëz që do t’ju ndihmojnë në promovimin e planeve për të ardhmen dhe financiare.

 

Peshorja – Është momenti të fokusoheni te financat, me të cilat do të merreni gjithë muajin ku duhet të ekuilibroni organizimin e tyre dhe detyrimet ndaj të tjerëve. Do të keni ndihmë e mbështetje, por kujdes me shpenzimet në fund të javës dhe marrëdhëniet personale. Në datat 4-6 kujdes në keqkuptimet me rrjetin që ndani përditshmërinë, me udhëtimet e vogla dhe nga data 9-19 kujdes me fjalët.

Akrepi – Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju. Me hënën e plotë në datën 5 duhet të merreni me marrëdhëniet e bashkëpunimet, do të keni shanse shumë të mira ku të tjerët do t’iu afrohen dhe mund të arrini me lehtësi gjëra që më parë kishit pengesa për t’i realizuar. Mos merrni vendime të nxituara në lidhje me marrëdhëniet dhe problemet që mund të shfaqen, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Të kujdesshëm në fund të javës, në sferën financiare ku do të keni të ardhura, pengesa nga data 9-19, por merrni masa që shpenzimet të mos tejkalojnë përfitimet.

Shigjetari – Nga data 4 nis një periudhë e rëndësishme me Marsin në shenjën tuaj që do t’ju bëjë aktivë, rezultativë në iniciativa, por edhe të nxituar, me stres dhe qëndrimi juaj mund t’i provokojë të tjerë. Jini të kujdesshëm në fillim të javës, sidomos nga data 4-6 të lindurit në ditët e para të shenjës që duhet të mbroni marrëdhëniet dhe të tregoni kujdes në veprimtaritë e punës. Do të keni rikthimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve nga data 9-19. Do të keni takime më intime që lidhen me punën, përditshmërinë dhe njerëz të rrjetit social. Kujdes në ato që do të bëni në fund të javës.

Bricjapi – Duhet të fokusoheni në jetën emocionale, private, në gjërat që lidhen me të dashurit e fëmijët ku do të keni shanse pozitive me hënën e plotë në datën 5, mjaft që të mos nxitoni. Jini të kujdesshëm në përditshmëri, punë dhe prapaskena në fillim të javës. Shmangni keqkuptimet dhe implikimet në marrje e dhënie financiare me njerëzit e rrjetit social. Java është pozitive për ju, do të gjeni mbështetje nga të dashurit tuaj dhe miqtë.

Ujori – Fokusi është familja juaj, jeta personale dhe profesionale. Në fund të javës, nga e premtja deri të hënën duhet të keni kujdes në problemet që shfaqen në lidhje me familjen, prindërit dhe një bashkëpunim profesional, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Kini kujdes me iniciativat që doni të merrni, ndryshimet që doni të kryeni dhe në jetën emocionale mund të humbisni kontrollin e të shkoni drejt një krize në marrëdhëniet tuaja. Do të rishihni planet tuaja dhe mund të bëni ndryshime.

Peshqit – Nis një periudhë shumë e rëndësishme ku do të bëni një betejë në jetën profesionale ku nëse jeni të organizuar, do ta fitoni. Mos hyni në konflikte në pjesën e parë të javës. Kujdes në lëvizje, mund të lindin probleme në ambientin familjar dhe nëse bëni një shpenzim të vogël, nuk është problem, por duhet të keni kujdes. Kalimi i Afërditës në datën 7 në Akrep ju jep mundësinë të udhëtoni dhe të bëni takime interesante që do të ndryshojnë për mirë jetën tuaj. Kujdes me lajmet që do të merrni në fund të javës, në jetën sociale e profesionale gjatë datave 9-19 dhe mos u merrni me fjalë e diskutime duke krijuar keqkuptime dhe duke u dhënë shkas të tjerëve të flasin për ju.

Artikuj te sugjeruar

LIFESTYLE 2 Nëntor07:43

Petulla me banane për mëngjes!

Receta për këtë mëngjes janë petulla të ëmbla me banane. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe do të jetë mjaft e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë