POLITIKE

Emigrantët në Shqipëri/ La Repubblica: Udhëtimi i parë i anijes qendrore rrezikon të jetë i fundit dhe një dështim! Gjyqtarët mund të bllokojnë gjithçka

M.B. Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 10:28

Emigrantët në Shqipëri/ La Repubblica: Udhëtimi i

LEZHA- Media italiane "La Repubblica", vijon me publikimin e artikujve të cilët ngrejnë pikëpyetje të mëdha lidhur me zbatimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që pritet të nisë për pak ditë. Konkretisht "La Repubblica" shkruan se marina është gati për tu stacionuar në ujërat përballë Lampedusa, por vendimi i Gjykatës së BE-së detyron Italinë të rishikojë listën e vendeve të sigurta.

Sipas artikullit, udhëtimi i parë i anijes me emigrantë përmes Jonit dhe Adriatikut mund të rezultojë një dështim dhe rreziku për qeverinë italiane nuk është vetëm të mbeten bosh ato qendra që do të kushtojnë gati një miliard euro në pesë vjet, por edhe që të përballet me një padi për dëm financiar në Gjykatën e Audituesve.

Teksa në artikull shpjegohet në detaje se si do të funksionojë procesi që nga anija ku vendosen emigrantët në det, po aty shkruhet se çështja e Gjykatës së Drejtësisë Evropiane, e përmendur më sipër, rrezikon të hedhë në erë gjithçka, duke hequr të gjithë bazën ligjore për funksionimin e marrëveshjes. 

Artikulli i "La Repubblica":
 
Tani që pritja e gjatë ka përfunduar, qeveria italiane dëshiron të veprojë me shpejtësi. Dhe po ecën përpara me operacionin "Shqipëria", i trumbetuar për muaj të tërë, i cili megjithatë rrezikon të ‘fundoset’ vetëm pak kilometra nga fillimi. Udhëtimi i parë i anijes me emigrantë përmes Jonit dhe Adriatikut mund të rezultojë një dështim. Dhe rreziku për qeverinë italiane nuk është vetëm të mbeten bosh ato qendra që do të kushtojnë gati një miliard euro në pesë vjet, por edhe që të përballet me një padi për dëm financiar në Gjykatën e Audituesve.

Programi operacional i eksperimentit të ndalimit jashtë territorit për emigrantët, i komunikuar të gjithë aktorëve të përfshirë në marrëveshjen Itali-Shqipëri, funksionon kështu: anija e Marinës Ushtarake me 300 vende mund të niset që sot dhe gjithsesi të qëndrojë duke filluar nga nesër në një distancë rreth njëzet milje nga brigjet e Lampeduzës. Në këtë anije do të vendosen të gjithë emigrantët e kapur në det të hapur në orët në vijim nga Roja Bregdetare në ujërat ndërkombëtare, por në zonën Sar të Italisë.

Anija e Marinës mund të qëndrojë aty, teorikisht për një kohë të pacaktuar, sepse është e vërtetë që udhëtimet e parashikuara çdo muaj janë pesë ose gjashtë, por do të duhet të presë çdo herë që të mbushet të paktën pjesërisht dhe kjo varet nga frekuenca e udhëtimeve dhe kapaciteti i varkave që nisen me emigrantë, të cilët janë në kërkim të një të ardhmeje më të mirë se në vendet e tyre të origjinës, nga kushtet e detit dhe nga gjendja e emigrantëve në bord.

Në fakt, anija do të funksionojë si një qendër përpunimi: aty do të kryhet një kontroll i parë i emigrantëve të kapur në det për të përjashtuar gratë, të miturit, të sëmurët, të cilët do të dërgohen në Lampeduzë, në pritje që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale. Një lloj zbarkimi selektiv që kujton atë që ndodhi me anijet "Humanity 1" dhe "Geo Barents" në Katania, por që ndryshe nga ajo procedurë e shpallur "e paligjshme", kësaj here përcakton një destinacion alternativ për të tjerët: Shqipërinë.

Për burrat që do të vendosen në varkë, ndërmjetësit kulturorë të Ministrisë së Brendshme të Italisë do të përcaktojnë origjinën nga një prej 22 vendeve të konsideruara të sigurta nga lista që u përditësua këtë vit nga Ministria e Jashtme Italiane. Më pas ata do të dërgohen në kampin në Gjadër. Nisja e parë e anijes së madhe është planifikuar për të mërkurën. Pasi të mbërrijnë në portin e Shëngjinit, në veri të Shqipërisë afër kufirit me Malin e Zi, emigrantët do të zbresin dhe do t’i nënshtrohen një kontrolli më të detajuar.

Ata më pas do të transferohen në Gjader, një ish-baza e Forcave Ajrore Shqiptare, rreth njëzet kilometra drejt brendësisë së vendit, ku ndodhen tre struktura të dorëzuara më 9 tetor në Ministrinë e Brendshme Italiane: një qendër mbajtjeje për azilkërkuesit me 880 vende (nga të cilat deri më sot janë gati vetëm 400, më pak se gjysma), një CPR me 144 vende dhe një burg i vogël me 20 vende.

Pikërisht këtu, në këtë mega-strukturë, migrantët që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të kufirit do të mbahen me një urdhër ndalimi të firmosur nga prefekti i Romës, i cili duhet të konfirmohet brenda 48 orëve nga gjyqtarët e seksionit të imigracionit në Romë, ndërkohë që brenda katër javësh do të vendoset për refuzimin e mundshëm të kërkesave të tyre për azil. Dhe pikërisht këtu, plani "Shqipëria" përplaset me vendimin e dhënë më 4 tetor nga Gjykata e Drejtësisë Evropiane, i cili cenon themelet e gjithë marrëveshjes duke e bërë atë në thelb të pazbatueshme.

Ajo që thonë gjyqtarët e Luksemburgut është që një vend, për t’u cilësuar si i sigurt, nuk duhet të përdorë "persekutimin, torturën ose trajtimet e tjera çnjerëzore" në asnjë prej zonave të tij dhe për asnjë person. Një kriter shumë i ndryshëm nga ai i Ministrisë së Jashtme Italiane, i cili tani e detyron Italinë të rishikojë tërësisht listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar, për shembull, Tunizinë, Egjiptin dhe Bangladeshin, nga të cilat vijnë pjesa më e madhe e azilkërkuesve.

Praktikisht, vetëm afrikanët nga Kepi i Gjelbërt do të mbeten të mbyllur në kampet në Shqipëri, përpara riatdhesimit të tyre të shpejtë. Nëse gjyqtarët, që pritet të vendosin tashmë gjatë fundjavës së ardhshme, do të zbatojnë vendimin europian, siç duket e pashmangshme, dhe siç ka ndodhur tashmë në Palermo ku janë refuzuar disa kërkesa për konfirmimin e mbajtjes së qytetarëve tunizianë, praktikisht asnjë nga emigrantët nuk do të mund të mbahet në Shqipëri. Dhe ata do të duhet të rikthehen në Itali.

Është kjo çështja që rrezikon të hedhë në erë gjithçka, duke hequr të gjithë bazën ligjore për funksionimin e marrëveshjes. Dhe nuk është i vetmi problem. Paditë e tjera mund të ngrihen lidhur me vlerësimin e cenueshmërisë së migrantëve, procedurë që në bordin e anijes qendër do të duhet të kryhen me shpejtësi. Gjithashtu, ekziston çështja e ndjeshme e mbrojtjes ligjore, ku avokatët do të jenë vetëm në distancë dhe seancat do të zhvillohen vetëm përmes videokonferencës.

marreveshja per emigrantet me italine

marreveshja per emigrantet me italine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë