Leonora Jakupi me një mesazh “thumbues”: Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit

Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi ka tërhequr vëmendjen me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ku ka zgjedhur të flasë për një prej cilësive që duket se e vlerëson më shumë te njerëzit: mirënjohjen. Me një fjali të shkurtër, por domethënëse, artistja ka përcjellë një qëndrim të prerë ndaj atyre që nuk dinë të vlerësojnë atë që të tjerët bëjnë për ta.
“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!!!”, shkruan Leonora në postimin e saj.
Mesazhi i këngëtares ka tërhequr vëmendjen edhe për mënyrën e drejtpërdrejtë se si është formuluar, duke lënë hapësirë për interpretime mbi arsyen që e ka shtyrë ta ndajë këtë mendim me ndjekësit.
A bëhet fjalë për një zhgënjim nga dikush në rrethin e saj apo mungesa në Big Brother Kosova dhe zëvendësimi i saj me Rudina Dembacajn ka prapaskenë?
Këtë Leonora nuk e ka sqaruar, pasi nuk ka përmendur emra dhe as nuk ka dhënë detaje të tjera.
Megjithatë, me këtë reagim, këngëtarja ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Stilistja Doruntina Lika rrëfen në lot betejën me tumorin: E neglizhova shëndetin për shkak të punës

Gaz Paja padit për shpifje Elton Tozajn, gazetari e ironizon: Ik o Gazi se si Zeqineja je dhe ti

Françeska Murati gjen dashurinë? Shfaqet duke pozuar me Kenin e saj, videoja “ndez” rrjetin

Alba Pollozhani paralajmëron veprime ligjore për dy banorët e Big Brother

“U bëra spektatore e një realiteti të vështirë”, Elsa Lila tregon si e përjetoi qëndrimin në burg





