Përplasja horror me portierin kthehet në tragjedi, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar i Tenerife-s në Spanjë
Një lajm i zi për botën e futbollit ka ardhur mëngjesin e së martës

Një lajm i zi për botën e futbollit ka ardhur mëngjesin e së martës. Futbollisti i Tenerife-s në Spanjë, Jesus de Miguel Alameda, ka ndërruar jetë në spital pas përplasjes së fortë që pësoi në ndeshjen e La Liga-n kundër Andorra-s. 30-vjeçari gjatë një aksioni u përplas ashpër nga portieri kundërshtar dhe si pasojë, referuar mediave në Spanjë, pësoi atak kardiak.
Alameda u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u ndërpre pasi arbitri ndëshkoi me karton të kuq portierin e Andorra-s. Teksa pritej përmirësimi i shëndetit të lojtarit lajmi që ka tronditur botën e futbollit, sidomos në Spanjë, rezultoi i pashmangshëm. Sulmuesi i Tenerife-s ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Njoftimi i Tenerife:
“Të shkatërruar nga dhimbja, me një nyje në fyt dhe ende në pamundësi për të besuar se kjo është e vërtetë, nga CD Tenerife njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Jesús de Miguel Alameda, e ndodhur këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00.
Nuk ka fjalë ngushëllimi dhe asgjë që mund ta lehtësojë këtë dhimbje të mbushur me trishtim. Jemi pranë familjes së tij të pikëlluar, pranë njerëzve të tij të dashur dhe pranë gjithë tifozëve të Tenerifes, të cilët sot vajtojnë këtë fund mizor.
Familja e Jesús de Miguel falënderon për çdo mesazh dhe shenjë mbështetjeje të marrë, ndërsa kërkon me gjithë zemër respekt maksimal për privatësinë e saj në këto momente të tmerrshme”.
Lexo edhe
SPORT
Futbolli spanjoll në zi/ U përplas me portierin, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar

Cristiano Ronaldo Junior merr ftesën e parë në Kombëtaren U-17 të Portugalisë

Allegri nën presion pas humbjes ndaj Juventusit, 24 pikë në 20 ndeshje e fundit

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Eljon Sota e mbyll sezonin me Egnatian

Yamal-Raphinha, dyshja më e frikshme në Europë këtë sezon





