POLITIKE

"Krim elektoral"/ Denoncimi i Blushit: Drejtorët patronazhistë të shkollave kërkojnë të dhënat e prindërve për hartën elektorale

ZH.LL Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 13:21
"Krim elektoral"/ Denoncimi i Blushit: Drejtorët
Blushi

TIRANË- Partia e Lirisë ka denoncuar krimin elektoral. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, tha se në mënyrë të përsëritur drejtorët patronazhistë të shkollave në vend, kërkojnë nga prindërit të dhënat e tyre për hartën elektorale.

Sipas Blushit, arsimi në Shqipëri ndodhet në fund të listës të PIZA-s për cilësi, teksa theskon se “Rilindjen” vijon të thellojë degradimin e arsimit duke urdhëruar në mënyrë të paligjshme drejtorët dhe mësuesit patronazhistë të shkollave t’u shpërndajnë një formular të gjithë prindërve të nxënënsve ku kërkohen të dhëna për të plotësuar databazën e PS.

Ndër të tjera Blushi ka hedhur akuza ndaj SPAK për neglizhencë, pasi sipas tij, ky krim elektoral që po konsumohet në shumicën e shkollave të Tiranës meriton të hetohet urgjentisht.

Blushi shtoi se arsimi është një kryeprioritet kombëtar për PL-në që beson se investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë është investimi në arsim, si zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin.

Deklarata e Blushit:

Partia e Lirisë dënon me forcën më të madhe një krim të shëmtuar elektoral, të hapur, të përsëritur dhe të dënueshëm penalisht të “Rilindjes”, që auditoret e shkollave, nga auditorë të dijes e mësimdhënies janë degjenuar në strofulla ordinere patronazhimi dhe makineri të fëlliqur elektorale në funksion të vjedhjes dhe shkatërrimit me çdo mjet të një procesi të lirë e të ndershëm zgjedhor më 11 Maj.

Në kushtet kur arsimi shqiptar është në fund të listës për cilësi në sistemin arsimor në rang botëror siç e dëshmojnë vit pas viti rezultatet e testit ndërkombëtar të PIZA-s, është i fundit në rajon dhe Europë sa i përket nënfinancimit siç konstatoi së fundmi edhe UNESCO, me vetëm 3.1% të PBB, disa herë më pak edhe se në vitin 2010, është i fundit në rajon dhe kontinet për kërkimin shkencor, është vendi i fundit në rajon dhe Europë sa i përket nivelit skandaloze të pagave të mësuesve e pedagogëve që vijojnë të kërkojnë mbështetje të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë, “Rilindjen” vijon të thellojë degradimin e arsimit duke urdhëruar në mënyrë të paligjshme drejtorët dhe mësuesit patronazhistë të shkollave t’u shpërndajnë një formular të gjithë prindërve të nxënënsve ku kërkohen të dhëna për të plotësuar databazën e PS.

Ky formular, gjoja në emër të ndërtimit të hartës sociale, nuk është gjë tjetër veçse ndërtimi i hartën elektorale të patronazhistëve duke keqpërdorur institucionet arsimore dhe misionin e mësuesit.

Ky krim elektoral që po konsumohet në shumicën e shkollave të Tiranës meriton të hetohet urgjentisht, por sigurisht që SPAK të tilla krime intelektuale i amniston dhe bën sikur nuk i sheh pasi qartësisht vijon misionin antikushtetues, të paligjshëm dhe banditeks për t’i garantuar me çdo çmim Edi RAmës edhe një mandat tjetër 4 vjeçar në kurriz në shqiptarëve, në këmbim të një mandati të përjetshëm për Altin Dumanin dhe prokurorët banditë të SPAK.

Për Partinë e Lirisë, arsimi është një kryeprioritet kombëtar sepse ne besojmë se investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë është investimi në arsim, si zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin.

Partia e Lirisë ka mision dyfishim të buxhetit për arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin dhe që niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin të jetë mbi mesataren e vendeve te BE.

Partia e Lirisë ofron zgjidhje konkrete për të përmirësuar
rrënjësisht gjendjen e Arsimit në Shqipëri:
. Miratimin e një ligji për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në nivelin 5% të PBB.
. Dyfishimin e pagave të mësuesve për të arritur nivelin e mesatares së rajonit.
. Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.
. Ligjet kryesore të arsimit do të miratohen me shumicë të cilësuar në Kuvend, përfshi strategjitë e arsimit, programet, kurrikulat dhe politikat arsimore.
. Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.
. Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.
. Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.
. Do të reformojmë kurrikulat me ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik.
. Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.
. Sigurimi i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte dhe shkolla për çdo fëmijë.

Mbështetja e duhur financiare për arsimin ndalon shpopullimin dhe garanton Shqipërinë fuqi eksportuese.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë