POLITIKE

'Ballkani i Hapur' në kaos/ Kovacevski: S’ka përfunduar, kam takim në Serbi. Rama: S’jam penduar, por s’do nxjerr lajmërim vdekje

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Korrik 2023, 23:00
'Ballkani i Hapur' në kaos/ Kovacevski: S’ka

Kryeministri Edi Rama ishte në Shkup me fokus Procesin e Berlinit, duke hedhur pas, atë që kish paralajmëruar befas, Ballkanin e Hapur.

Por ndryshe nga sa prisnim, qysh në fillim të fjalës hapëse, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ky i fundit renditi të mirat e Ballkanit të Hapur, se si nisma tregoi se përmes bashkëpunimit mund të rritet shkëmbimi tregtar mes vendeve, deri edhe tek fakti se ajo është stimuluese për Procesin e Berlinit.

Me apo pa qëllim, Kovacevski ishte i pari gjithashtu që iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nga media se a kishte përfunduar apo jo nisma e Ballkanit të Hapur nisur nga rëndësia që po i jepte në konferencë.     

“Historia me ‘Ballkanin e Hapur’ nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur dha shumë rezultate të prekshme. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet” tha Kovaçevski duke nënvizuar madje se në kuadër të kësaj nisme javën e ardhshme do të ketë një takim me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.

Pa u pyetur nga askush më pas, Kovacevski ndërhyri sërish përmes një fjale të shkurtër (gjatë pyetje-përgjigjeve) për rezultatet e Ballkanit të Hapur

Krejt ndryshe nga homologu i tij këmbëngulës se nisma vijon, u shfaq kryeministri Edi Rama.

Në fund të fundit, ai kishte shkuar për tjetër qëllim në Shkup: Procesin e Berlinit

Me sikletin e një politikani që e kish mbështetur më shumë se askush tjetër Ballkanin e Hapur deri dy javë më parë, Rama u përgjigj (po me atë ndjesi të sikletshme) tre herë për të njëjtën çështje nga gazetarët, sa kohë që ai herë e trajtonte nismën si dytësore për tu fokusuar tek Procesi i Berlinit, herë e zhvlerësonte si "pjesë e 72 iniciativave" për rajonin e herë si kryesore kur tregonte se nisma kishte ndihmuar vetë Procesin e Berlinit të funksiononte.

I pyetur fillimisht se a kishte nxjerrë mësim nga kjo nismë që nuk afroi Kosovën, Rama u përgjigj:   

Kryeministri Edi Rama në Shkup
Kryeministri Edi Rama në Shkup

‘Pyetjen e bën sikur unë kam bërë një faj nga i cili unë kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur 1000 herë të kthehesha mbrapa 1000 herë do ta ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në këtë rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit përveç të mirave. Cilat janë ato? Merrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve dhe se çfarë është bërë një zhbëhet përkundrazi çfarë është bërë ka shërbyer që edhe procesi i Berlinit të përfitojë pikërisht shtysën. Nuk e kuptoj se si ka dyshime për këtë, kur faktet flasin qartë. Përsa i përket vëllazërisë apo gjakderdhjes mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot, nuk ka rrugë më të gabuar sesa të vazhdojmë të rrimë në të shkuarën dhe për më tepër të anatemojmë njeri  tjetrin, të akuzojmë njeri tjetrin, të grindemi mes njeri tjetrit se kush është patrioti i vërtet. Patrioti i vërtet është ai që e do vendin e vet”.

Kjo ishte përgjigja e parë e Ramës i cili kundërshtoi një pyetje të dytë me koment nga një prej gazetareve në konferencë se kryeministri nuk paska hequr dorë nga Ballkani i Hapur. 

“Nuk e di nga e dëgjuat prej meje... Procesi i Berlinit është kyç... duhet të fokusohemi aty. Kjo është e gjitha nëse doni të nxjerr një lajmërim vdekje nuk kam dhe s’kam për ta nxjerrë”, tha Rama duke iu referuar sa duket një shprehje të famshme të tij se “Ballkani i Hapur nuk vdes kurrë”

Por media e pranishme sërish kërkoi një qëndrim më të qartë nga Rama.  

“E dhashë përgjigjen dhe e dhashë dy herë. Nuk është faji im nëse doni ta shikoni si jetë e vdekje. Ballkani i Hapur është një nga 72 nismat që u ndërmor sepse Procesi i Berlinit kishte ngecur, ai nuk ecte. Çfarë solli nisma? Solli gjëra fantastike dhe përveç asaj që renditi Dimitri në ditët e ardhshme ne do të përfundojmë edhe atë ‘one stop’ në doganën e Qafthanës që sërish është produkt i Ballkanit të Hapur, ka një ekspozitë së shpejti (organizuar me kohë) që është produkt sërish i kësaj nisme, panairi e verërave është një panair i themeluar i Ballkanit të Hapur që do të vazhdojë patjetër, por që ajo që unë përsëris është se ne duhet të zhytemi me mendje e zemër në Procesin e Berlinit për ta kthyer procesin në proces funksional plotësisht siç edhe tregoi Ballkani i Hapur që jemi funksional kur jemi së bashku” / N.P

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë