POLITIKE

'Keqkuptimi i madh'/ BIRN: Rama mohon ‘gjyqin politik’ për stafin e UBT-së, por vë në pikëpyetje urdhrat e gjykatës

b.z Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 16:26
'Keqkuptimi i madh'/ BIRN: Rama mohon ‘gjyqin
Edi Rama

TIRANË - Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendosi të martën 24 masa sigurie për punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ende pa dalë njoftimi zyrtar i SPAK, kryeministri Edi Rama njoftoi organizimin e një seance dëgjimore me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, duke sulmuar hetimet dhe njëkohësisht duke mohuar vlefshmërinë e vendimeve të Gjykatës së Posaçme.

“Nesër në 09:00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë, me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë,” shkruan Rama në rrjetin social X.

“Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vjenës në Shqipërinë 2030,” shtoi ai.

Sipas ekspertëve, ulja e një rektori universiteti përballë deputetëve të një partie politike për të dhënë versionin e tij për një çështje që hetohet nga drejtësia ngre shqetësim për një “gjyq politik”, duke shkelur balancat kushtetuese dhe pavarësinë universitare.

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, i tha BIRN-it se thirrja e një rektori në lidhje me një dosje hetimore të SPAK-ut është një nismë e paprecedentë.

“Është përfshirje e politikës direkt në drejtësi, është tregues presioni ndaj sistemit të drejtësisë, është e kundërt me gjithë retorikën që ka përdorur kjo parti politike dhe, në dijeninë time, është rasti i parë kur një parti politike në historinë moderne të Europës aplikon modele të tilla ku shndërron veten në Gjykatë të Apelit dhe Prokurori Apeli,” komentoi Krasniqi.

Rektori i Univesiteti Bujqësor, Fatbardh Sallaku, nuk i përgjigj një kërkesë për koment nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, i pyetur nga BIRN nëse e konsideron jolegjitime Gjykatën e Posaçme që ka firmosur urdhër-arrestet, kryeministri Edi Rama sugjeroi se togfjalëshi “pa gjyq” nënkuptonte “pa proces gjyqësor”.

“Sepse pa vendim formal gjykate nuk bëheshin arrestimet as në komunizëm,” tha ai.

Mohimi i urdhrave të Gjykatës nga ekzekutivi është një rast i paprecedentë në historinë e Shqipërisë. I vetmi rast i ngjashëm është refuzimi nga Policia e Shtetit për të ndaluar 6 gardistë me urdhër të prokurorisë, pas protestës së 21 janarit 2011, ku u vranë me armë zjarri 4 protestues.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri është kritik ndaj luftës së SPAK kundër korrupsionit, e cila ka çuar pas hekurave bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, por ndërkohë është e paqartë se çfarë qëllimi ka mbajtja e një seance dëgjimore në një grup parlamentar partiak me një përfaqësues të një institucioni akademik të pavarur.

Rama i tha BIRN-it se dëgjesa në grupin socialist do t’i shërbente interesit publik për pavarësinë dhe integritetin e organeve të drejtësisë, ndërsa më tej i përshkruan këto organe si me “kulturë të mangët evropiane”.

“… nuk ka asnjë lidhje me ‘gjyqin politik’,” – tha ai, duke shtuar se “përkundrazi, kjo është ndihmë e drejtpërdrejtë, konstruktive, për drejtësinë e re.”

Megjithë qëllimet emancipuese të pretenduara, mbledhja e thirrur nga kryeministri shihet nga ekspertë të qeverisjes së mirë si një ndërhyrje politike në një çështje konkrete hetimore.

“Rama ka humbur sensin e kontrollit kushtetues dhe të parimeve për të cilat është ngritur reforma në drejtësi,”- tha Afrim Krasniqi duke e parë këtë si një zhvillim negativ për shtetin e së drejtës dhe krizën politike që, sipas tij, po faturohet si krizë e drejtësisë.

Drejtuesi i Institutit për Studime Politike shtoi se thirrja e një rektori në lidhje me një dosje hetimore të SPAK-ut ishte gjithashtu një nismë e paprecedentë.

Kryeministri dhe grupi parlamentar socialist po kalojnë, sipas tij, “në vijën kushtetuese” që ndan pushtetet, dhe vetë rektori, duke pranuar të shkojë në një grup parlamentar të një partie politike, shkel konceptin e pavarësisë dhe autonomisë universitare.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtor i “Qendresa Qytetare”, një organizatë e fokusuar në transparencën dhe llogaridhënien në organet drejtuese të arsimit të lartë, e sheh me shqetësim atë që ai e quan kthimin e Ramës dhe PS-së në ‘kryegjyqtarë’ të çështjeve të drejtësisë, duke shkelur kompetencat dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura.

“Është një mungesë kompetence dhe mbivendosje kompetence, sepse në këtë rast pushteti politik mbivendoset edhe mbi pushtetin dhe autonominë universitare, e cila është e garantuar me ligj, por mbivendoset edhe mbi gjykatën dhe prokurorinë, të cilat janë një pushtet tjetër ku, në qoftë se ti nuk e gjen të drejtën në shkallën e parë, shkon në shkallën e dytë dhe në Gjykatën e Lartë,” tha ai.

Sipas Xhemollarit, Kushtetuta i ka ndarë pushtetet dhe nuk ka pse një individ, qoftë ky rektor apo administrator i universitetit, të japë shpjegime përpara një grupi parlamentar.

“Qendresa Qytetare” ka ngritur prej kohësh shqetësimin për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe tarifave të studentëve nëpër universitete dhe, nga kjo perspektivë, Xhemollari përgëzon prokurorinë që ka depërtuar në këto tendera.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se më herët kanë heshtur sepse kanë vënë pavarësinë e organeve të drejtësisë mbi çdo interes tjetër, por tani gjykon se drejtësia është e pjekur dhe mund t’i përballojë kritikat, që sipas tij kanë për qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.

“Tani që pavarësia është e sprovuar, do të flasim hapur për të mbështetur rritjen profesionale dhe ushqyer kulturën e mangët evropiane të këtyre institucioneve kyç për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian,” tha kryeministri.

Rama gjithashtu e anashkaloi shqetësimin për shkelje të pavarësisë ligjore të Institucioneve të Arsimit të Lartë, duke ftuar një rektor në një mbledhje politike partiake.

“Rektori flet para deputetëve të popullit e qeverisë për një shqetësim shumë serioz me interes të lartë publik,” përfundoi ai./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë