POLITIKE

"'Pro' zgjatjes së mandatit të prokurorëve dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme", Basha: Manja, hipokrizi, i jep mend SPAK si të luftojë korrupsionin

M.B. Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 12:08
"'Pro' zgjatjes së mandatit të prokurorëve dhe
Lulzim Basha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp. Basha ka ironizuar takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai tha se Manja po bën hipokrizi kur shkon dhe i thotë SPAK që të luftojë korrupsionin, ndërkohë që liruan të korruptuarit me amnistinë penale.

"Pse Manja pret deri të enjten nëse i ka përgjigjet, se është kapur me presh në duar, duke gënjyer. Manja nuk ka gënjyer nga halli se i ndodhi kjo papritur. Manaj ka planifikuar lirimin e dhjetëra deri në 100 të dënuar për korrupsion nga GJKKO siç është bërë publike nga kolegët tuaj, ne kemi kërkuar informacion me emër dhe mbiemër ata që kanë përfituar nga amnistia në kushte kur kanë qenë të dënuar nga GJKKO për korrupsionin. Sapo ti kemi këto të dhëna do i ndajmë me ju. Kolegët tuaj të dy mediave të njohura si media të mbështetura dhe trajnuara nga faktori euroatlantik kanë publikuar se 100 persona të dënuar nga GJKKO përfituan.

Pse shkon bën hipokrizi te SPAK dhe u thotë luftoni korrupsionin, kur ka liruar të korruptuarit me një grup njerëzish që kanë humb çdo sens politik, pse do presë deri të enjten, u përdor politikisht për të bërë favore duke liruar zyrtarë të korruptuar të kësaj qeverie, për tu mbyllur gojën me kodin e heshtjes dhe për t’iu lëshuar një mesazh të tjerëve që janë në qeli ose presin të shkojnë në qeli.

Asgjë më pak se një atentat kundër reformës në drejtësi. Ky është korrupsioni më i lartë që mund të ndodhë në një vend. Kapen me presh në duar duke vjedhur, vjedhin dënohen për vjedhje, i lirojnë dhe pastaj bëjnë sikur s’ka ndodh asgjë, kjo hipokrizi duhet të marrë fund me çdo çmim,. Kjo është një kauzë për PD, do ishte çmendur dhe e dyshimtë nëse PD s’do qëndronte fort në këtë çështje”, tha Basha.

Basha foli edhe për zgjatjen e mandatit të prokurorëv dhe kreut të SPAK duke qenë dakord me një propozim të tillë.

"E para për mandatin e prokurorëve nuk ka nevojë të ulesh me PS, është ndryshim i thjeshtë në kushtetutë. Nëse përdoret si vegël për llogari të PS është manovër e ulët. Ne i bëjmë propozime dhe i publikojmë dhe i çojmë në parlament. Në paketën që kemi çuar janë të gjitha propozimet që mbështesin SPAK. Dhe nëse kanë vullnet të ndryshojnë mandatin jemi të hapur, ky është një ndryshim mekanik kushtetues. Nëse duan ta përdorin si çengel për të tjera gjëra, atëherë derën e kanë të mbyllur", tha ai.

Basha e ka quajtur si atentat kundër reformës në drejtësi miratimin e amnistisë penale me votat e PD-së dhe mazhorancës. Basha tha se ky ishte një pazar për të siguruar mbijetesën.

“Atentat kundër reformës në drejtësi, për të siguruar mbijetesën e një kaste politike që mbi interesat e shqiptarëve zgjedh gjithnjë interesat e veta. PD është distancuar nga ky veprim i turpshëm dhe sot është dita e në vazhdim, që çdo deputet që ka ngrit kartonin të distancohet nga ky akt i turpshëm, nga ky atentat kundër reformës në drejtësi. Heshtja e tyre i kompremton rëndë si pupacë të qeverisjes së Ramës.

Kjo është e rëndë për ata deputetë që ndodhen aty me mandat opozitar. Ky ka qenë një akt i menduar dhe planifikuar tinëzisht, pr.ligjin e parë pranuan që e kishin konsultuar me SPAK dhe institucionet e tjera, ky i dyti që u pazarua në mes të natës dhe u trafikua në mëngjes ishte i planifikuar. Bënë bashkë votat për të amnistuar të dënuarit për korrupsion, ndërkohë që nuk përfitojnë protestuesit kundër korrupsionit”, tha Basha.

lulzim basha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë