I ftuar në emisionin 'Task Force', avokati Genc Gjokutaj foli mbi çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ku u shpreh se Edi Rama nuk e mban dot më situatën nën kontroll dhe se grupi parlamentar socialist nuk është kompakt për ta mbrojtur në Kuvend.
Sipas tij, kërkesa e SPAK për autorizim nuk është një çështje formale, por lidhet me akuza të rënda që mund të përshkallëzohen nga “shkelje e barazisë në tendera” në korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.
Gjokutaj deklaroi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese ishte një manovër e Edi Ramës për të krijuar “bunkerin ligjor” dhe për të penguar veprimin e prokurorisë, ndërsa theksoi se pas vendimit të Kushtetueses, Balluku ka vijuar të firmosë tendera të mëdhenj, duke e rënduar edhe më tej situatën.
Ai paralajmëroi se votimi i hapur në Kuvend do ta bëjë të vështirë disiplinimin e deputetëve socialistë dhe se imuniteti i Ballukut, sipas tij, nuk mbahet më.
Pjesë nga deklarata:
Them që ai nuk do ta lëshojë, por nuk e mban dot më. Dhe i gjithë problemi është që, në qoftë se ai e ka të qartë se çfarë është dosja, e para; e dyta, unë shikoj që ai ka testuar dhe as grupin e tij nuk e ka kompakt në drejtim të imunitetit të Belindës.
Absolutisht, sepse po ta kishte, e kishte bërë. Shiko, ai do ta bënte, do ta çonte, do të caktonte seancën. Po, le të jetë votimi i hapur, mund të thuhet të bëhet edhe i mbyllur, ama ka një problem. Ai e kupton: në qoftë se do ta kishte kompaktësinë, një; dhe çështja të ishte e mbrojtshme, dy; ai e kishte konsumuar si fazë. Ai e di shumë mirë çfarë është. Dhe ai është krejt i qartë që ky mandat, ky imunitet, nuk mbahet më. Jo Edi Rama, por as perëndia nuk e mban më, sepse ky tren filloi të lëvizte me Kushtetuesen.
Çfarë bëri? E çoi në Kushtetuese atë që s’donte ta bënte vetë. Dhe çfarë bëri? E bëri po vetë. Po çfarë thotë? Pezullimin tha: s’mund të ma bësh ti si prokurori; shkarkimin e bëj vetë, po të dua unë. Pra, ky do të krijojë bunkerin ligjor që të mos merret me prokurorinë.
Po ama çfarë thotë gjykata? Se katërshet janë kështu: një katërshe thotë për pezullimin është, edhe tjetra është pro pezullimit, por thotë të kalojë nëpërmjet Kuvendit. E kupton? Këtu ndryshojnë. Ama te pezullimi nuk qëndron asnjë... kështu, në rregull. Ky është problemi.
Tani jemi te masa e sigurimit. Bëja një debat sot paradite me një koleg dhe më thoshte që, shiko, Kuvendi mund të mblidhet dhe t’i japë autorizim për arrestin e shtëpisë. Kjo është e pamundur. Pse? Ti si Kuvend do të shprehesh për kërkesën e SPAK-ut. E pranon apo jo? Kushtet dhe kriteret, arrest në burg apo në shtëpi e të tjera, këto i cakton SPAK-u si kërkon dhe gjykata në gjykimin e saj.
Shiko, kemi rastin e Berishës. Berisha mbi 70 vjeç, e dinin të gjithë që nuk mund të futej në burg. Por kërkesa e prokurorit ishte arrest në burg/arrest në shtëpi. Dhe kur vajti në gjykatë, arrest në burg kërkuan këta. Dhe gjykata tha, për shkak të... e kupton? Pra këto janë kushtet dhe kriteret.
Por ajo që është dritë dielli, ta dini, është që SPAK-u është dorë-rigjido në këtë rast. SPAK-u, pas bumerangut që bëri Rama, atentatit që i bëri – sepse është atentat ligjor ai që ka bërë Rama – domethënë që thotë SPAK-u s’ka punë me ne. Po me kë ka punë SPAK-u?
SPAK-u, shiko, ajo, vetëm ministri nuk ka shkelje të barazisë në tendera. Ajo është dispozitë e shpërdorimit të detyrës për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Është e posaçme si dispozitë dhe është bërë me dy paragrafë në bazë të vlerës. Ai është korrupsion i pastër. Dhe ata e kanë gati, por është depozituar herët kërkesa, kur nuk ishte precipituar situata. Dhe ata kërkojnë arrest për një shkelje të barazisë në tendera. Këtu luan ky edhe në pikëpamjen e retorikës; bëhen gabime e të tjera.
Flasim për një grup të strukturuar, sepse është drejtoria e rrugëve, është një strukturë e tërë kjo.
Shiko, merr rastin e Llogarasë. S’ka nevojë fare për hetim. E ka fituar njëri tenderin, e kanë anuluar, ia kanë dhënë turkut, i kanë marrë 50 milionë, ia kanë dhënë prapë atij. E kupton? Domethënë kjo gjë nuk ka nevojë... Po edhe me përgjimet, pra, që flisnim.
Sa i përket kësaj të kërcënimit me të fortë e me këta, unë nuk e besoj shumë. Po prokuroria e thotë. Thotë e rrezikonte 35 vjet burg. Po, patjetër. Kjo hyn te pjesa e PR-it të prokurorisë, te mesazhi që do të transmetojë, te besueshmëria që ne kemi të bëjmë me një gjë shumë të madhe, ndërkohë që qeveria dhe kryeministri thonë që është diçka tjetër.
Ama çfarë ndodhi? Ky rast, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka bërë katër tendera 100-milionëshe ajo zonja. Ja pra, ja pra që as pezullimi... U hoq pezullimi, vajti në detyrë. Në detyrë ajo kreu prapë të njëjtën. Është 20 milionë sinjalistika Tiranë–Durrës. Ke parë ti tabela 20 milionë për 30 km rrugë?
Pra kryen të njëjtën vepër. Plus pastaj lotet që thotë është recidiviste, përsëritëse, sepse ata s’kanë futur të tjera e të tjera. Dhe unë mendoj që këta po veprojnë taktikisht shumë gabim. E para si kryeministër, po Rama edhe forca politike, ata duhet të marrin një vendim.
Edi Rama vajti në Kushtetuese, futi në lojë Kushtetuesen. Deshi ta groposë me këtë rast. Bllokoi ankimimin. Përdori mjet të jashtëzakonshëm për të pezulluar mjetin e zakonshëm. Pengoi gjykatën, pengon Kuvendin. Ky është tritol, mjet i burimit të rrezikut të shtuar.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
4 Mars18:14
Rama-Vuçiç/ Pollo: U intereson të ruajnë regjimet autoritare dhe kleptokratike
Propozimi i përbashkët i kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për një formë të re integrimi ...
POLITIKE
4 Mars17:40
Këlliçi: Shqiptarët po paguajnë 110 milionë euro për tekat e Ramës dhe Veliajt
Shqiptarët vazhdojnë paguajnë miliona për humorin e simpatitë personale të Edi Ramës e Erion Veliajt.
70 milionë ...
POLITIKE
4 Mars16:15
“Abuzime me naftën”/ Gazetari: Albpetrol nën varësinë e Ballukut ka shkaktuar 30 mln € dëm
Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë në vend, duke u ndalur...
POLITIKE
4 Mars16:10
Biznesmeni tregon në gjykatë konfliktet me Çajup Selimin: Më ngacmonte gruan, i telefononte në çdo orë
TEPELENË- Biznesmeni lokal nga Tepelena, Ahmet Abedini, babai i Erisjano Abedinit dhe vëllai i Bujar Abedinit, të dy të akuzuar si të d...
POLITIKE
4 Mars15:34
Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në PS, zbulohet tema e diskutimeve brenda takimit
Mbledhja e kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e PS ka përfunduar pak momente më parë
Ra...
POLITIKE
4 Mars14:30
“Jemi në kohë kritike”, Berisha: Rama po devijon orientimin 33-vjeçar evropian të shqiptarëve!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për editorialin e përbashkët e Aleksandër Vuçi&cced...
POLITIKE
4 Mars13:40
Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Të bashkohemi në kryengritje!
Kreu i PD Sali Berisha zbuloi në fjalimin e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar se protesta e radhës nga opozita do të mbahet më 12...
POLITIKE
4 Mars13:01
Drafti i PS për rregulloren e Kuvendit, Bardhi: Propozimi i ri i njëanshëm, provokim i ulët! S’është statut i partisë që të ndryshohet çdo muaj
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të draftit të ri të Rregullores së Kuvendit nga PS,...
POLITIKE
3 Mars22:57
"Ka pasur dijeni për të gjitha aferat..."/ Lala: Brenda 2026 Rama i pandehur nga SPAK
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama ka nisur një “betejë frontale” me institucionet e reja të ...
POLITIKE
3 Mars22:47
BIRN: Gjykata u jep prokurorëve të SPAK “detyra shtëpie” në çështjen ndaj Ilir Beqajt
TIRANË- Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme u caktoi të martën si detyrë prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Naku&ccedi...