POLITIKE

'28 deputetë të PS të zgjedhur nga kartelet', Baçi për vrasjen në Rinas: Policia i shërben partisë jo qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2025, 18:39
'28 deputetë të PS të zgjedhur nga kartelet',

Deputeti e cilësoi parlamentin aktual si të kapur, duke shkuar deri aty sa të thotë se do të ishte më mirë nëse kryeministri do të kishte vendosur “83 diella” në vend të deputetëve aktualë, pasi sipas tij, ata të paktën do të kontrolloheshin nga Rama, jo nga bota e krimit jashtë tij.

 

 

I ftuar në intervistën e ditës, deputeti demokrat Luan Baçi foli mbi lidhjet mes pushtetit dhe krimit të organizuar, ku u shpreh se mes tyre nuk ka më marrëveshje, por bashkim të plotë. Deputeti demokrat Luan Baçi akuzoi qeverinë se pushteti dhe krimi i organizuar janë tashmë bërë njësh.

“Nuk ka marrëveshje, ata janë bërë njësh. Punojnë bashkërisht,” deklaroi ai. Baçi theksoi se rreth 28 deputetë të Partisë Socialiste janë zgjedhur drejtpërdrejt nga krimi i organizuar dhe kartelet e drogës. Ai theksoi se numri i lartë i votave për disa kandidatë anonimë është dëshmi e qartë se ato vota nuk vijnë nga mbështetja popullore, por nga strukturat kriminale. 

Duke komentuar ekzekutimin e fundit mafioz në parkimin e Aeroportit të Rinasit, Baçi kritikoi ashpër nivelin e sigurisë në vend, duke deklaruar se krimi ka marrë dorë të lirë. Deputeti e cilësoi ironike dhe skandaloze faktin që ngjarja ndodhi pikërisht në kohën kur ministrja përgjegjëse mburrej në komision parlamentar për arritjet në fushën e sigurisë. Ai e përshkroi ngjarjen si një “luftë të vërtetë” në një institucion të sigurisë së lartë, duke theksuar se ishte vetëm fati që parandaloi viktima të pafajshme civile.

Baçi argumentoi se Policia e Shtetit është shndërruar në një vegël të Partisë Socialiste, duke humbur funksionin e saj në shërbim të qytetarëve. 

Pjesë nga deklarata:

Kjo situatë ka vite që ekziston në vendin tonë dhe nuk është thjesht në këto momente. Në këto momente ne kujtohemi kur ndodh ngjarja, që është një ngjarje shumë e rëndë, por ngjarje të tilla ne kemi pasur me dhjetëra të tjera. Në Shqipëri ndodh çudia, sepse ndodhin ngjarje të tilla apo skandale nga më të ndryshmet, ku ngjarja mbulon ngjarjen dhe skandali mbulon skandalin.

Ngjarja e ditës së djeshme madje ishte skandaloze, në një moment kur vetë ministrja mburrej në komision, ku ishte thirrur për arritjet e qeverisë dhe për sigurinë që kishte në vend. Ndërkohë që ministrja fliste, në aeroportin e vetëm të vendit tonë, në aeroportin e Rinasit institucion i sigurisë së lartë, ku presupozohet që aty vijnë delegacione të huaja – ndodhi një luftë në mes të ditës. Nuk është se ishte një ekzekutim; ne themi një ekzekutim vërtet mafioz, por unë do të thosha që ishte një ekzekutim, sepse ekzekutimet mafioze janë me silenciatorë, të padukshëm, dhe merret vesh pas pesë minutash që është ekzekutuar dikush. Në fakt, aty ishte një luftë e vërtetë: njerëz që dalin nga mjeti i tyre, bllokojnë rrugën dhe qëllojnë me kallashnikov me breshëri.

Pra, ishte luftë. Ishte një fat i madh që aty nuk pati viktima të pafajshme, për arsye se plumbat kanë fluturuar dhe kanë vajtur nëpër xhamat e bizneseve që kanë qenë aty afër. Pra, ishte fati dhe rastësia që nuk ka pasur viktima të tjera. Dhe nuk dihet në drejtim të paditur autorët e masakrës së ndodhur.

Parë në këtë këndvështrim, nuk është për t’u habitur, nuk është as për t’u marrë si çudi se çfarë ka ndodhur me këtë qeveri. Ne e dimë që kjo qeveri nuk ekziston më për sigurinë, për qytetarët. Është një qeveri e kapur me krimin, është bërë njësh me krimin, një qeveri që është peng i krimit, sepse është peng i zgjedhjeve të blera, është peng i zgjedhjeve të grabitura. Dhe si e tillë, mos harrojmë edhe faktin që, me informacionin që kam, personi pasagjer që ishte në mjet ka qenë punonjës i AMP-së.

Por vetingun real nuk mund ta bëjë një qeveri që këtë polici e ka shndërruar në vegël të vetën. Policia e Shtetit nuk është më ajo që duhet të jetë; quhet Policia e Shtetit, por kjo është policia e Partisë Socialiste, policia e pushtetit. Drejtuesit politikë të të gjitha niveleve absolutisht janë njerëz të vendosur politikisht nga Partia Socialiste, njerëz që në pjesën dërrmuese të tyre gradat që kanë marrë i kanë marrë si rezultat i shërbimeve që kanë bërë politikisht partisë në pushtet, dhe jo si grada që i meritojnë nga ana profesionale.

Parë në këtë këndvështrim, ne nuk presim absolutisht që vetëm shoferë apo persona të nivelit të ulët të jenë pjesë e krimit që vjen nga krimi. Ne kemi drejtues të lartë të Policisë së Shtetit; kemi drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që është një person që tashmë dihet nga të gjithë se varet nga bandat e Elbasanit dhe është në shërbim të tyre. Në këtë drejtim, ne s’kemi çfarë të themi më për Policinë e Shtetit; flasim për polici pushteti, polici politike, polici që në zgjedhjet e 11 majit ka pasur një rol të veçantë për manipulimin e zgjedhjeve në shërbim të partisë në pushtet.

Nuk ka marrëveshje, mendoj unë. Janë bërë njësh. Domethënë, marrëveshja është kur dy palë kryejnë një marrëveshje dhe pastaj secila vazhdon punën e vet, ndërsa këta punojnë bashkërisht. Derisa krimi i organizuar arrin të nxjerrë dhe të çojë në parlament deputetë anonimë, që s’i njeh kush, dhe të marrin me dhjetëra mijëra vota, me 10 apo me 20 mijë vota, është shumë e dukshme që janë individë që nuk mund të sigurojnë një numër kaq të madh votash pa qenë persona publikë, persona politikë, të dukshëm te një subjekt politik.

Është shumë i dukshëm fakti dhe rezultati i numërimit të votave për disa individë që janë bërë deputetë të Partisë Socialiste, që tregon se ato nuk janë vota të tyre si individë, por vota të krimit të organizuar, dhe ata janë aty në shërbim të tij. Ata janë gjithmonë të ngritur dorën për të votuar sipas interesave që kanë ata që i kanë dërguar në parlament.

Pra, kemi një parlament madje, unë do të thoja që do të ishte më mirë të kishte qenë me 83 “diella”, siç i vuri Rama, sesa me këta deputetë, sepse ndoshta ata “diella” do të ishin deputetë që nuk do të komandoheshin nga jashtë, por vetëm nga Rama. Ndërsa tani, as Rama nuk i ka më nën drejtim, nën kontroll të gjithë, sepse një pjesë të mirë të tyre e ka pjesa tjetër e krimit që është jashtë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë