POLITIKE

"3 vite për të hartuar projektin!" Berisha: PD gërmoi në histori për të gjetur se çfarë programesh kanë përdorur vendet që janë gjetur në rrënoja

M.B. Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 20:18

"3 vite për të hartuar projektin!" Berisha: PD gërmoi

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit për të cilin tha se janë dashur 3 vite për ta hartuar. Ai tha se PD gërmoi në histori për të gjetur se çfarë programesh kanë përdorur vendet që janë gjetur në rrënoja siç gjendet sot, sipas tij, Shqipëria pas 12 vitesh "narkodiktaturë".

Ai shtoi se arsimi është rrënuar siç tregon testi i PISA-s ndërsa shëndetësia është shkatërruar siç tregon skandali i Spitalit Onkologjik. Berisha tha se projekti i Shqipërisë Madhështore, do të rehabilitojë dhe do ngrejë Shqipërinë nga pasojat që solli rilindja në 12 vite.

Sipas tij, çmimet e larta dhe korrupsioni e kanë bërë ndërtimin e jetës të pamundur për të rinjtë. Berisha po ashtu tha se 45 përqind e shqiptarëve kanë ikur dhe 84 përqind e tyre që kanë mbetur, duan të ikin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot unë jam këtu për t’i kërkuar çdo qytetari demokrat, socialist, të paparti, të gjithë shqiptarëve që po na ndjekin brenda dhe jashtë vendi, në televizion, në radio apo në internet, veçanërisht u kërkoj shqiptarëve që akoma mbajnë të fshehur në vete ëndrrën e largimit nga Shqipëria, të më japin 40 minuta kohë nga vëmendja e tyre për të dëgjuar këtë alternativë që sjell sot PD dhe koalicioni, më të rëndësishmen në 34 vite. Kjo alternativë nuk është një program, por është një projekt aq i madh, aq transformues, por mbi të gjitha aq i realizueshëm sa t’i bëjë shqiptarët të thonë, ne do i japim edhe një shans të ri Shqipërisë. Ky projekt që realizojmë ne, nuk ka dalë nga hiçi, as nuk e kopjuam gjëkundi siç bëri Edi Rama pak kohë më parë, as nuk u hartua në tre muaj sa për fushatë elektorale. Jo dhe jo.

Janë dashur tre vite të plota për të hartuar projektin e Shqopërisë Madhështore. Ditën që iu përgjigja thirrjes për t’u rikthyer në mbrojtje të demokracisë, atë ditë unë mora një vendim. Unë nuk rikthehesha për pushtet, nuk rikthehesha për pasuri, as për luks, nuk kam qenë i interesuar për to as në rininë time, kur unë i jam rikthyer betejës për dinjitetin tim. Aq më pak mund të jem unë në vjeshtën e bukur të jetës sime dhe pas një karriere të përmbushur, nëse do rikthehesha, vendosa të bëj çdo gjë për një trashëgimi të re të PD, të opozitës shqiptare, të konservatorëve shqiptarë. Dhe me arritjen e mëparshme, pluralizmin politik gjatë Berishës së parë, NATO-n gjatë Berishës së dytë, kërkoja diçka që Berisha i tretë të tejkalonte tërësisht të parin dhe të dytin disa herë.

Dhe kjo diçka duhet t’u jepte përgjigje halleve dërrmuese të shqiptarëve. Ndaj dhe ne bëmë këtë projekt, duke ditur situatën e rrezikshme ku gjendet Shqipëria. Shqipëria sot po vuan pasojat e një pushtimi nga vjedhja që iu është bërë shqiptarëve këto 12 vjet. Ne jemi në kushtet e një pabarazie të madhe ekonomike. Arsimi është rrënuar siç tregon testi i PISA-s. Shëndetësia është shkatërruar siç tregon skandali i Spitalit Onkologjik. Çmimet e larta dhe korrupsioni e kanë bërë ndërtimin e jetës të pamundur për të rinjtë. 45 përqind e shqiptarëve kanë ikur dhe 84 përqind e tyre që kanë mbetur, duan të ikin. Prandaj PD gërmoi në histori për të gjetur se çfarë programesh kanë përdorur vendet që janë gjetur në rrënoja siç gjendet sot Shqipëria pas 12 vitesh narkodiktaturë. Të frymëzuar nga këto projekte, ne hartuam projektin e Shqipërisë Madhështore, si projektin që do të rehabilitojë dhe do ngrejë Shqipërinë nga pasojat që solli rilindja në 12 vite.

Por këtu, modestish unë nuk do bie dakord me ata që thonë se politika është arti i të mundshmes. Jo, për mua dhe për ju që realizuam pluralizmin, që realizuam anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ne me politikën tonë kemi realizuar të pamundurën. Ndaj dhe ne, këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë të përdorur në arritjet e mëparshme. E nisëm me një ëndërr dhe kjo ëndërr quhet Shqipëria Madhështore. Prandaj ne pyetëm veten: si do e bëjmë këtë ëndërr realitet? Dhe për të nxjerrë programin e realizimit patëm një staf të jashtëzakonshëm, ekspertë të shkëlqyer të të gjitha fushave në Shqipëri, por edhe ekspertë ndërkombëtarë,veçanërisht dy fondacionet më të mëdha konservatore në botë, Konrad Adenauer dhe Heritage Foundation dhanë kontributin e tyre, ekspertizën e tyre në këtë program. Me ndihmën e tyre ne kthyem projektin e Shqipërisë Madhështore në një plan konkret, plotësisht të realizueshëm në 4 vite. Tani unë do të njoh shqiptarët me projektin e Shqipërisë Madhështore, që për 29 ditë, do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë