POLITIKE

5 orë në Komisionin e Ligjeve/ Çfarë raportoi Altin Dumani për punën e SPAK gjatë këtij viti

I.A Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 16:00
5 orë në Komisionin e Ligjeve/ Çfarë raportoi Altin Dumani
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani ka raportuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit që drejton. Fillimisht i pyetur për projektrezolutën anti-korrupsion e paralajmëruar nga mazhoranca përmes ndryshimeve ligjore, Dumani e konsideroi këtë si të panevojshme. Kreu i SPAK deklaroi se nuk ka nevojë për ndërhyrje ligjore sa i takon funksionimit të SPAK dhe pavarësisë së tyre.

“Prokurorët e SPAK janë të pavarur e ndihen të pavarur. Këtë pavarësi ia ka garantuar ky kuvend me ndryshimet Kushtetuese e Kornizën ligjore. Korniza ligjore aktuale na e gartanton pavarësinë institucionale. Ky është roli im thjesht ta adresoj. Nuk kam ndërmend ta ndjek ecurinë e mëtejshme. Për mua personalisht mos e llogarisni fare. Unë jam shumë i kënaqur me mandatin 9-vjeçar. Mendoj se duhet të ndodhin këto ndryshime i kam përmendur këtu e në raport. I kam adresuar i bindur se e drejta për të rinovuar mandatin do të kontribuojë në vijimësi të institucionit”, tha Dumani.

Duke folur për amnistinë që iu bë të dënuarve gjatë muajit që kaloi, Dumani tha dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe sipas tij SPAK nuk mund të ndërhyjë. Por Dumani shtoi se për amnistinë është marrë mendimi i institucionit në fazën e parë, por jo për mënyrën si është miratuar.

“Dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë. Është marrë mendimi nga institucioni në fazën e parë dhe jo në mënyrën sesi është miratuar. Kuvendi e di vetë sesi e ushtron këtë ndryshim ligjor,” tha Dumani.

Sipas Altin Dumanit bankat dhe bizneset shqiptare po për përdoren si ndërmjetës nga organizatat kriminale ndërkombëtare për pastrimin e parave në vendin tonë. Dumani tregoi se mënyra kryesore për pastrimin e parave mbetet investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme në Tiranë dhe në zonat turistike si Durrësi, Vlora dhe Lezha.  

"Investimet në prona të luajtshme dhe të paluajtshme mbetet mënyra kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike kryesisht në Vlorë, Durrës, Lezhë. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen në llogari bankare në emra shoqërish tregtare ose të afërm të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit. Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte," tha Dumani.

Një tjetër pikë që Dumani ka raportuar në Komisionin e Ligjeve, janë dhe lidhjet e drejtuesve të lartë të policisë së Shtetit me krimin e organizuar. Sipas tij ky është fakt shqetësues duke shtuar dhe numrin e punonjësve të policisë që janë proceduar. Dumani tha se ende nuk ka asnjë indicie se operacioni i SPAK "Revanshi" ku u lëshuan 50 urdhër arreste është dekonspiruar. 

"Është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes shumicës absolute të punonjësve të policisë që janë të angazhuar ditë e natë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duhet ti diferencoj ata nga një pakicë e inkriminuar. Në shumë nga hetimet tona kemi evidnetur lidhje të krimit të organizuar me drejtues të lartë të policisë së shtetit. Korrupsioni në radhët e policisë është problematike. Janë proceduar nga ne rreth 70 punonjës policie. Na kanë rezultuar drejtues të lartë të policisë së shtetit të lidhur me krimin, është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Ish-drejtori i operacionales, disa shefa krimesh, dhe nuk rri dot pa e adresuar këtë shqetësim, por që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë e shtetit nuk mund të rri pa e thënë. Nuk kemi indicie që operacioni është dekonspiruar," tha Dumani.

Ndërsa për 'kokat e krimit' që kanë gjetur strehim në Dubai, Dumani u shpreh se kjo është një çështje mjaft problematike, e cila deri tani nuk ka gjetur zgjidhje. Ai theksoi se ky problem është adresuar, por shton se me të njëjtin shqetësim, janë duke u përballur edhe shtete të tjera europiane.

“Ekstradimi nga Dubai, detyra jonë është ta adresojmë si problematikë. Këtë e kemi bërë që një vit më parë. Ne kaq kemi në dorë, thjesht të adresojmë. Kjo problematikë vazhdon të thellohet. Numri i personave që janë në Dubai dhe janë në kërkim vazhdon të rritet. Ne jemi në kontakte edhe me kolegët tanë në Europë dhe kanë të njëjtën problematikë. Ka edhe raste kur këto shtete kanë marrëveshje për ekstradim, por sërish ai nuk është kryer”, tha Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimi të tij në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor ka kërkuar që prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar tu jepet mundësia për të rikandiduar dhe rizgjedhur. Dumani gjatë fjalës së tij u shpreh se një prokuror dashurohet me çështjen e tij dhe e njeh në çdo detaj prandaj nuk mund t'i ndërpritet puna. Sipas Dumanit nëse në përfundim të mandatit 9-vjeçar detyrohet të largohet, pastaj do të diskutohet fati i çështjet

"Çështja nuk ka të bëjë me interesat e karrierës tonë personale. Së pari është i njohur konstatimi që kudo ku ka mandat nuk ka qëndrueshmëri në rezultate. Së dyti mendojeni në një rast të tillë ku është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkëpunim me agjenci brenda apo jashtë vendit. Ju keni hetuar, keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, bukur dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati. Problemi është sa efektiv do të jetë ai tjetri. kur ti heton vetë një çështje e ndjek që nga dita e parë, fillon e dashurohesh me çështjen, e njeh në çdo detaj, edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët, cilat janë veprimet që ke kryer dhe kush është veprimi i radhës që do të kryhet,  cili është veprimi më rezultatit që mund të çojë, mjeti i kërkimit që të çon tek provat. Nëse në përfundim të mandatit 9-vjeçar detyrohesh të largohesh çështja pastaj do të diskutohet fati i çështjet. Do të gjendet dikush patjetër, na është dhënë shansi të jemi këtu ku kemi, por ka patjetër kolegë që mund ta bëjmë njësoj si ne apo edhe më mirë, por do ta trajtojmë nga ana e vazhdimësisë, ecurisë së institucionit, hetimeve të ngritura nga ana e institucionit. Së treti ka të bëjë me sigurinë juridike. Për vijimësinë e mandatit, nuk jam shprehur për një mandat në mënyrë automatike, por ti jepet mundësia për tu rizgjedhur, të konkurrojë me prokurorë të tjerë," tha Dumani.

Dumani ngriti dhe disa shqetësime të tjera si mungesa e referimeve nga institucionet publike si dhe numri i procedimeve të mbartura. Dumani gjatë fjalës së tij theksoi se ILDKPI nuk ka bërë asnjë referim dhe se është e fundit në bashkëpunim me SPAK.

“Të nderuar deputetë, ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë zgjidhje, mungesa e përcaktuar qartë në kuadrin ligjor në lidhje me ekzistencën e prokurorëve pas përfundimi të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e prapambetura të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të komisionerit publik, mungesa e referimet nga institucionet publike, numri i procedimeve të mbartura”, tha Dumani.

altin dumani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë