POLITIKE

7 pyetje për kreun e SPAK/ Këlliçi: A është regjistruar nga ju Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

n.f Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 14:28
7 pyetje për kreun e SPAK/ Këlliçi: A është
Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur një deklaratë për mediat ku i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Altin Dumani. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpeh se Dumani u pyet disa herë në lidhje me veprimet procedurale hetimore që po ndiqen për mega aferën e inceneratorit Tiranë. Më tej shtoi se Dumanit i’u kërkua të sqaronte qytetarët shqiptarë a ka patur apo jo masa të reja shtrënguese për këtë mega aferë.

Ai më tej shtoi se kreu i SPAK vendosi të mos përgjigjej, por mbi të gjitha ironizoi Deputetët duke u thënë se ju jeni kallëzuesit dhe mjafton të dërgoni një kërkesë për informacion dhe do i’u vihet në dispozicion. Këlliçi shtoi se i’u sot drejtua zyrtarisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, ku i ka kërkuar të disa dhëna. Gjithashtu ai ka listuar edhe pyetjet të cilat i ka drejtuar SPAK ndër të cilat edhe pyetjen: a është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë, Ditën e djeshme, në një seancë maratonë, deputetët e Partisë Demokratike, përreth 4 orë, kanë pyetur Drejtuesin e SPAK Altin Dumanin, në lidhje me hetimet e aferave më të mëdha korruptive në vend.

Z, Dumani u pyet disa herë në lidhje me veprimet procedurale hetimore që po ndiqen për mega aferën e inceneratorit Tiranë. Z. Dumani i’u kërkua të sqaronte qytetarët shqiptarë a ka patur apo jo masa të reja shtrënguese për këtë mega aferë.

Drejtuesi i SPAK vendosi të mos përgjigjej, por mbi të gjitha ironizoi Deputetët duke u thënë se ju jeni kallëzuesit dhe mjafton të dërgoni një kërkesë për informacion dhe do i’u vihet në dispozicion.

I pyetur nga Deputetja Elda Hoti, jo për opinionet e saja, por për të gjitha konstatimet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për mos hetimin e aferës tjetër korruptive të Grupit të Strukturuar Kriminal të drejtuar nga Erion Veliaj 5D Konstruksion, Altin Dumani me mbështetjen e veçantë të Ermonela Felajt, tentoi të bllokonte pyetjet dhe në fund vendosi të mos përgjigjej.

Konstatimet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Altin Dumani i cilësoi fyerje ndaj punës së tij dhe në këtë rast sërish z. Dumani kërkoi shkresë zyrtarë nga kallëzuesi.

Të nderuar qytetarë, Në cilësinë e kallëzuesit të kësaj vjedhje të pashembullt në Bashkinë Tiranë, i’u drejtova sot zyrtarisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, ku i kam kërkuar të dhënat si më poshtë:

1- A janë vlerësuar nga ju konstatimet dhe vlerësimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit? (vlerësime të cilat ditët në vijim do ti bëjmë publike për të gjithë qytetarët)

2- A është identifikuar Titullari i Autoritetit Kontraktor?

3- Sa procedura tenderuese të përfituara nga subjekti 5D Konstruksion janë vlerësuar në shkelje të ligjit?

4- A janë pjesë e hetimit lejet e ndërtimit të përfituara nga ky subjekt me firmën e Kryebashkiakut Erion Veliaj?

5- A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

6- A janë evidentuar nga ju cilat janë 4 kompanitë e ndërtimit në pronësi të këtyre shtetasve (e dhënë e dalë nga akt-ekspertimi i telefonit të punonjëses Jona Bejko)?

7- A janë kryer veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim për dokumentacionin pronësor të tokave mbi të cilat janë miratuar lejet e ndërtimit për subjektin 5D Konstruksion?

Ne sot kryem detyrën tonë, sipas kërkesës të vetë Drejtuesit të SPAK Altin Dumani. Në të njëjtën mënyrë, presim nga z. Dumani që edhe ai të zbatojë ligjin dhe vendimet e gjykatave. Ndërkohë, garantojmë qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë se Partia Demokratike nuk do ndalë protestat dhe faktimin e vjedhjeve që po kryhen nga Grupi i Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, nën drejtimin e kreut të këtij grupi Erion Veliaj.

Pasnesër, ditën e enjte, datë 18 korrik, ora 11:00, protestojmë sërish kundër vjedhjeve në Bashkinë Tiranë dhe amnistisë që po i bëhet kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj. O sot, o kurrë.

altin dumani spak kellici veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë