POLITIKE

'95% e studentëve jashtë nuk duan të kthehen'/ Çeno: Qeveria Rama ka dështuar të mbajë të rinjtë në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Tetor 2026, 10:41

'95% e studentëve jashtë nuk duan të kthehen'/

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Enri Çeno, sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, akuzoi qeverinë Rama për mosmbajtjen e premtimeve për arsimin, ndërsa paralajmëroi për pasojat e emigrimit masiv të të rinjve.

Duke iu referuar të dhënave të Barometrit për Ballkanin, Çeno theksoi se 79% e studentëve e shohin emigrimin si mundësinë e vetme, ndërsa 95% e studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë nuk shohin mundësi për t'u kthyer në vend.

Ai kujtoi se Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me premtimin për të rritur financimin e arsimit në 5% të PBB-së, por, sipas të dhënave të përmendura në intervistë, financimi sot është vetëm 2.9%.

Çeno u ndal edhe te protestat e studentëve, duke theksuar se ata kanë dalë në rrugë për të kërkuar kushte më të mira dhe se mungesa e dëgjimit të kërkesave të tyre ka ndikuar në përshkallëzimin e protestës.

Pjesë nga intervista:

Nga informacionet që kemi dhe nga kontaktet tona të përditshme gjatë gjithë javës, kur janë zhvilluar protestat në rrugët e Tiranës, kemi pasur kontakt të vazhdueshëm me kolegët tanë, me deputetë gjermanë, deputetë francezë, deputetë italianë, me përfaqësues të Kongresit Amerikan, me përfaqësues të ambasadave këtu, për të kuptuar më tepër dhe për të marrë më shumë informacion, ndryshe nga ai që mund të transkriptohet e të kalojë nëpërmjet institucioneve shtetërore shqiptare.

Kemi parë edhe reagimet, në fakt, të trupit diplomatik të atashuar në Tiranë, që ka bërë disa reagime që janë brenda formatit diplomatik. Sigurisht, ata nuk mund të shtyhen përtej formatit.

Ne kemi parë edhe reagimin e ambasadës këtu, por, nga ana tjetër, përfaqësues të ambasadës amerikane janë në kontakt të vazhdueshëm si me njerëz të opozitës, ashtu edhe me persona zyrtarë të shtetit shqiptar, pra, njerëz të lidhur me qeverinë. Nga krahu tjetër, jam munduar të marr informacione edhe nga vetë studentët. Nga kontaktet që unë kam pasur me ta, i kam këshilluar të kontaktojnë edhe vetë përfaqësues të studentëve.

Vetë kjo protestë, në njëfarë mënyre, është e pastrukturuar, pra, nuk ka një linjë të mirëfilltë lidershipi. Është shumë naive në vetvete kjo protestë, për shkak edhe të mënyrës se si është krijuar. Janë studentët që kanë dalë në rrugë dhe po protestojnë. Pas 135 ditësh në të qetë, janë kthyer në të dhunshëm për të dëgjuar zërin e tyre. Aty ka probleme të jashtëzakonshme.

Jo më larg se dje, po lexoja disa statistika të Barometrit për Ballkanin, ku thuhet se 44 për qind e shqiptarëve sot e shohin si suksesin e vetëm emigrimin. Nga kjo rezulton se 79 për qind e studentëve e shohin si mundësinë e vetme emigrimin dhe, nga krahu tjetër, 95 për qind e studentëve shqiptarë që studiojnë në shtetet e huaja nuk shikojnë asnjë mundësi për t'u rikthyer në Shqipëri.

Ne mund ta kuptojmë edhe arsyen se pse këta studentë kanë dalë në rrugë duke ngritur zërin e tyre, duke u kthyer, në njëfarë mënyre, edhe në të dhunshëm.

Nga krahu tjetër, ata kërkojnë kushte më të mira. Ne nuk duhet të harrojmë faktin që, sipas disa statistikave të tjera, sot qeveria shqiptare investon 2.9 për qind të buxhetit, pra, të PBB-së, në arsim. Ne duhet të kujtojmë këtu që, në vitin 2013, Edi Rama erdhi me premtimin se do të arrinim në nivelin e 5 përqindëshit, aq sa është sot edhe mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë