POLITIKE

A do protestohet para SPAK-ut? Berisha: SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

E.D Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 13:49

A do protestohet para SPAK-ut? Berisha: SPAKU i partisë është

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë deklaratës së tij u shpreh se SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar, të diktaturës së kryeministrit Edi Rama të bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe korrupsionin.

Gjithashtu Berisha u shpreh se SPAKU nuk ka arrestuar dhe nuk ka dënuar asnjë njeri, cilido qoftë dhe çfarëdo krimi të ketë kryer, të cilin e ka marrë në mbrojtje Edi Rama. Më tej ai tha se SPAKU ka amnistuar klane droge dhe shtëpitë më të rrezikshme të mafies shqiptare duke i informuar për mandat-arrestet që të largohen nga Shqipëria.

"Për momentin, Skrapi i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar, të diktaturës të Edi Ramës të bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe korrupsionin. Është shndërruar në një organ të urryer për shqiptarët, që amniston krimet monstruoze elektorale, duke u bërë mburojë e shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale nga Edi Rama. Ka amnistuar aferat më madhore korruptive të shekullit, që mbajnë firmën e Edi Ramës. Ka amnistuar plaçkitjen dhe grabitjen më të madhe të shqiptarëve nga Edi Rama dhe enturazhi i tij, vëllai i tij, familja e tij, ministrat e tij. Ka një përshtypje dhe një realitet në rastin e Skapit.

Ka një përshtypje se arrestoi ministrat e Edi Ramës dhe po lufton korrupsionin. Unë, të dashur gazetarë e gazetare, të dashur qytetarë dhe qytetare, ju ftoj të hidhni me neveri poshtë propagandën dhe trillimet e saj mbi veprimtarinë e Skapit.
Në ç’kuptim? Së pari, Skapi nuk ka arrestuar dhe nuk ka dënuar asnjë njeri, cilido qoftë dhe çfarëdo krimi të ketë kryer, të cilin e ka marrë në mbrojtje Edi Rama. Ju vetë e dini se si u përzunë me dru punonjësit e BKH kur guxuan të shkojnë në kryeministri për të kërkuar disa dokumente. Por Skapi ka amnistuar klane droge dhe shtëpitë më të rrezikshme të mafies shqiptare duke i informuar për mandat-arrestet që të largohen nga Shqipëria.

Ka arkivuar në mënyrën më kriminale krimin monstruoz elektoral. Por tani, kthehem tek faktet. Unë u ftoj ju të nderuar gazetarë të lexoni raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit të viteve 2009-2012 dhe raportet e Skapit të partisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të viteve 2022-2023 për të krahasuar veprimtaritë e tyre në luftën kundër korrupsionit.
Çfarë do gjeni? Do gjeni se ajo që quhej task-forcë kundër korrupsionit në vitin 2008-2009, në ato dy vite janë dënuar nga gjykata për korrupsion 630 punonjës të administratës, ndër ta edhe kryetarë të autoriteteve kontraktuese. Kurse në vitet 2022-2023, Skrapi i partisë ka dënuar gjithsej për korrupsion dhe krim të organizuar 190 kriminelë.

Pra, ka dënuar tre herë më pak. Pra, vlerësimi i kësaj organizate kriminale që fle mbi dosjet e krimit, që bën pazare dhe vjel ryshfete vrasësve, trafikantëve për t’u modifikuar dosjet, për t’u zhdukur provat, bilanci zyrtar është i pakrahasueshëm, dramatik me atë që duhej të ishte. Edhe njëherë, për ju që jeni aty dhe qytetarët që na ndjekin, sqaroj dy momente. Së pari në vitet 2005 pasi erdhëm në pushtet gjer në vitin 2013, ministrat e kanë pasur të ndalur me ligj, jo vetëm që nuk kanë qenë kryetarë të autoriteteve kontraktuese, por të ndaluar me ligj që të merren me prokurimet publike, kjo sepse në ligjet e vendit, ata merren me politikat e ministrisë. Pikërisht këtu qëndron fakti se në mijëra dosje të kontrolluara, nuk kanë gjetur një ministër dhe nuk do gjejnë, që të ketë shkelur një rregull në prokurimet publike.

E dyta, ne jemi njerëz me memorie të shkurtër, por në vitin 2010, në një akt që rezonoi në mbarë botën, Shqipëria mori për shkak të aplikimit për herë të parë në botë të sistemit dixhital të prokurimeve, çmimin e dytë të OKB për transparencën. Sepse ai aplikim, ai program ishte një surprizë botërore dhe BB e certifikoi atë si program për përdorim të gjerë. Pra gjykata në atë kohë dënoi tre herë më shumë se afërmendshi që u bë kryetar me tre apartamente banimi me rrogën e tij dhe të tjerë që flenë mbi dosjet e krimit dhe majmen si shushunja duke vjedhur vrasësit dhe trafikantët për pasurimin e tyre.

Sigurisht që gënjeshtra, mashtrimi dhe trillimi përhapen më shumë. Aktualisht dogma se Skrapi është një histori suksesi, nuk është se nuk mbështet, por po i del çdo ditë e më shumë kallaji. Dy javë më parë, një NGO, e cila bën analizën vjetore të reformës në drejtësi sorosiane, tregoi qartë se cilat janë rezultatet e Skrapit të Edi Ramës në luftën kundër korrupsionit dhue krimit të organizuar. Tregoi qartë se kjo organizatë kriminale nuk guxonte të prekte dosjet që mbanin firmën e Edi Ramës", tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë