POLITIKE

A do të merrni pjesë në protestën e PL para SPAK? Sula: Personalisht jo! Nuk ka një vendim nga grupi i PD

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 18:16

A do të merrni pjesë në protestën e PL para SPAK? Sula:

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha se nuk do të marrë pjesë në protestën e Partisë së Lirisë përpara SPAK, që pritet të zhvillohet nesër. Sula i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 u shpreh gjithashtu se nuk ka një vendim nga grupi i PD për të marrë pjesë në protestën e PL për lirimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Megjithatë, Sula shtoi se qytetarë të ndryshëm mund të dalin në protestë dhe kjo është diçka normale në demokraci.

“Nga nesër, nis një lëvizje e madhe, teksa PD do të ketë kontakte me çdo qytetar. Do të trokasim në çdo derë të qytetarëve shqiptarë. Sa i përket pyetjes suaj se a do marr pjesë në protestën e PL para SPAK, di të them se personalisht nuk do marr pjesë në këtë protestë. Nuk ka një vendim nga grupi parlamentar i PD për të marrë pjesë në protestë përpara SPAK. Ne nuk na kërkoi vetë Berisha, që të protestojmë para SPAK, edhe pse lideri demokrat qëndroi në “arrest shtëpie” shumë kohë. Unë gjithmonë kam qenë në mbështetje të institucioneve të drejtësisë. Në këtë vend, në çdo institucion ka probleme dhe ne thjesht kritikojmë, kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Nëse do dalin qytetarë të protestojnë para SPAK, jemi në demokraci dhe çdokush ka të drejtën e protestës. Do iu bëja thirrje qytetarëve mos ta paragjykojnë opozitën. Mund të kemi problemet tona, që janë të zgjidhshme, por nuk krahasohemi asesi me këtë maxhorancë, e cila po na çon në shkatërrim”, tha Sula.

Ndërsa duke folur për zhvillimet e sotme në Kuvend, Sula tha se maxhoranca është mësuar të thyejë rregulloren. Po ashtu Sula akuzoi deputetin socialist Erion Braçe se ka bullizuar deputeten Ina Zhupa. Sula foli edhe për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, që është vendosur më 11 maj. Ai tha se kjo ishte datë e paracaktuar, duke thënë se presidenti Begaj është qartësisht i njëanshëm në vendimet që merr.

“Nuk e kuptoj se përse kanë rënë në këtë derexhe. Vendimi për Olta Xhaçkën nuk po zbatohet. Këto janë mësuar që të thyejnë rregulloren e Kuvendit. Ne kemi kërkuar që të vetëdeklarohen deputetët që kanë përdorur Sky Ecc. Kanë frikë se janë zhytur deri në fyt. Është e tmerrshme se ku shkojmë. Këto nuk duan t’ja dinë për njezërllëk, për rregullore të parlamentit. Interpelanca për vdekjen e një adoleshenti do të bëhet. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk kemi aparate për personat me sëmundje të rënda dhe kjo është dramatike. Në këtë vend është varur një person në burg për ca të holla. Erion Braçe ofendoi një zonjë në parlament, ishin ngacmime seksuale që i bëhen një femre, ka kaluar hendekun e bullizmit. Gjobat për ndërtimet pa leje po falen para zgjedhjeve. Grupet kriminale kanë ndihmuar maxhorancën për të blerë zgjedhjet. PS dhe Rama kanë kuptuar se këto janë momente kritike. Presidenti nuk meriton respekt. Nuk ka këllqe, është i tredhur. E ka emrin Bajram, por duhet ta kishte haram. Presidenti është kthyer në vegël të qeverisë. Shpalli datën 11 maj për zgjedhjet, për interesa të Ramës. Është një shërbëtor, që nuk e respektojmë. Presidenti i vendit është i njëanshëm. Jetojmë në një vend ku antivlerat po na shiten si vlera”, tha Sula.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë