Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha u pyet nga gazetarët nëse pret që qeverisja e Donald Trump ti heqë non gratën ai u shpreh se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve dhe se shënon një arritje të madhe për kombin amerikan.
Berisha theksoi se amerikanët përjetuan vite agresioni sorosian dhe të ekstremit të majtë, të shprehur me politizimin e turpshëm, të skajshëm të drejtësisë, të financuar nga Xhorxh Soros. Ai e cilësoi fitoren e Trump shpëtimtare për SHBA, por edhe për botën e lirë. Berisha shtoi se Amerika rikthehet në vlerat e saj ndërsa uroi që PD të shpëtojë nga kthetrat e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i botës, Xhorxh Soros.
Kreu i PD-së shtoi se ka bërë këtë analizë dhe se problemi nuk është te ai, por është universal. Ai shtoi se nuk ka dyshim se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri.
Pyetja: A pret zoti Berisha tashmë nën qeverisjen e Trump t’i hiqet non grata?
Berisha: Nuk ka dyshim se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve, shënon një arritje të madhe për kombin amerikan, i cili përjetoi këto vite agresionin sorosian dhe të ekstremit të majtë, të shprehur me politizimin e turpshëm, të skajshëm të drejtësisë, të financuar nga Xhorxh Soros. Me persekutimin ekstrem të kundërshtarëve politikë, të shprehur me agresionin ndoshta ndër më të mëdhenjtë në histori kundër identitetit të njeriut. Shpëtimtare për SHBA, por edhe për botën e lirë, ishte fitorja e Donald Trump dhe goditja që ai i dha monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros dhe doktrinës së tij.
Shënon një rikthim të vlerave në SHBA. Amerika rikthehet në vlerat e saj dhe uroj që PD, një parti e madhe në histori të shpëtojë nga kthetrat në histori e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i botës, Xhorxh Soros. Ndjejemi shumë më të motivuar sot që qëndruam kundër këtij Kovidi të moralit njerëzor. E bëra këtë analizë se problemi nuk është te Sali Berisha, por është universal. Është për njeriun e lirë, për shoqërinë e lirë në botë. Por nga ana tjetër, nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më siç janë mbështetur.
Ju lutem zotërinj, kujtoni vetëm Donald Lunë. Në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë, dilte përkrah Saimir Tahirit dhe përgëzonte policinë për rezultate të shkëlqyera kundër drogës. A nuk ishte kjo një mbështetje e hapur për narkoshtetin, bazuar në doktrinën e Xhorxh Sorosit, që ndërmerrte rezoluta në OKB për të ndërprerë luftën kundër trafikimit të drogës? Dhe i njëjti njeri, kur do akuzohej nga antimafia italiane Saimir Tahiri me dokumente zyrtare, do u thoshte shqiptarëve se ju jeni mësuar me procese politike në kohën e komunizmit. A nuk ishte Juri Kim që riktheu në Shqipëri kulturën e mohimit me ekspozitat që bënte në kremtimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane?
Për ne nuk ishin habi se i kishim përjetuar në diktatura, por që t’i paraqiste ambasadorja amerikane, ishte turpi i dheut. Kështu që SHBA shpëtuan vetë në radhë të parë, kombi shqiptar shpëtoi dhe po shpëtoi ai, është garant për sigurinë, por ka vlerë shumë të madhe edhe për vlerat universale jo vetëm në Amerikë, por edhe në botë. Ndaj PD, parti aleate e Partisë Republikane, qëndroi publikisht dhe e hapur në anën e saj kundër të gjithë demonizimeve dhe paragjykimeve që bënte makineria progandistike mashtruese ndaj kandidatit të saj dhe kandidatëve të saj.
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
8 Nëntor14:21
Berisha: PD do dyfishojë buxhetin për shëndetësinë për të arritur standardet më të mira rajonale
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë fja...
n.f
POLITIKE
8 Nëntor12:50
"Taksat në Tiranë janë dyfishuar", Balliu nga protesta: Këta janë pushtetarë të shoqatës e jo të pushtetit! Të luftojmë dhe do fitojmë bashkë
Balliu
TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e ...
n.f
POLITIKE
8 Nëntor12:48
“Një përdorues droge dënohet njësoj si trafikanti”/ Manja-Korreshit: Do miratojmë Kodin e Ri Penal sipas standardeve europiane!
Manja
TIRANË- Seanca e sotme e Komisionit të Ligjeve ka nisur me replika. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi gjatë fjalës së t...
n.f
POLITIKE
8 Nëntor12:48
“Paraburgim i ri në Kukës”, Manja: Do të akomodohen të burgosurit nga Kosova! Investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron
Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Li...
r.ll
POLITIKE
8 Nëntor12:47
Atentati në Shkodër/ Berisha: Banda Bajri është autorizuar të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin për Ramën
sali berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët.
Beri...
r.ll
POLITIKE
8 Nëntor11:15
"Shëndetësia"/ PD kërkon sërish zgjatje të hetimeve, Vokshi: Po avullojnë dëshmitarët, kanë nisur të gjithë të sëmuren rëndë
albana vokshi
TIRANË- Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetës po zhvillon sot mbledhjen e rradhës. Anëtarët ...
ZH.LL
POLITIKE
7 Nëntor22:24
"Burgosja, një masë ekstreme", Meta rrëfehet nga '313-ta': SPAK është një krijesë e Edi Ramës
Intervista e Metës për 'Frontline'
TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta e konsideron burgosjen e tij një masë ekstreme. Meta d...