Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Projekti kontrovers “Durrës Marina”, i cili parashikon transformimin e portit aktual të Durrësit në një zonë rezidenciale dhe turistike luksoze, mund të ndalohet përmes tre rrugëve kryesore ligjore dhe qytetare. Pavarësisht se projekti është miratuar nga qeveria, ekzistojnë mekanizma që mund të çojnë në nulifikimin e tij.
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi gjatë bisedës më Flavio Qarrin në “Kafe Shqeto. Në Syri tv tha se, “së pari, zgjidhja qëndron në duart e vetë qytetarëve të Durrësit dhe përfaqësuesve të tyre lokalë”. Edhe pse projekti ka marrë miratimin qendror, autoriteti final për planifikimin dhe kontrollin e territorit i takon pushtetit vendor. Këshilli Bashkiak i Durrësit ka tagrin ligjor të rrëzojë projektin. Një presion i vazhdueshëm dhe i organizuar nga qytetarët ndaj Këshillit Bashkiak mund të rezultojë në nulifikimin e vendimit dhe rikthimin e zonës në gjendjen e mëparshme.
Së dyti, një tjetër rrugë thelbësore është ajo gjyqësore, konkretisht përmes Gjykatës Kushtetuese. Argumentohet se qeveria, me miratimin e këtij projekti, ka cenuar të paktën dy marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria: Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Konventën e Aarhusit. Këto marrëveshje kanë epërsi mbi legjislacionin vendas, përfshirë edhe ligjin special të miratuar për projektin “Alabbar”. Një padi në Gjykatën Kushtetuese, e cila të vërtetojë këto shkelje, do të sillte automatikisht anulimin e projektit.
Së treti, qytetarët e Durrësit kanë të drejtën kushtetuese të kërkojnë një referendum vendor. Duke qenë se nuk janë konsultuar përmes dëgjesave publike dhe kanë dyshime mbi përfitimet reale të projektit për zhvillimin e qytetit, ata mund të kërkojnë shprehjen e vullnetit të tyre përmes votës direkte. Një referendum vendor do t'i jepte mundësinë komunitetit të vendosë vetë nëse dëshiron vazhdimin apo rrëzimin e projektit.
Flavio Qarri: Nëse do e kishit mundësinë, cila do ishte zgjidhja juaj për portin e Durrësit? Po e quajmë porti i Durrësit se aty s'ka më port.
Jamarbër Malltezi: Shiko, porti i Durrësit ka mundësi të shpëtohet. Si ka mundësi të shpëtohet? E para, duke u ngritur qytetarët e Durrësit, duke i bërë presion Këshillit Bashkiak të Durrësit ta rrëzojë këtë si projekt.
Të kemi parasysh, ndonëse Sulltani në Tiranë e ka miratuar si projekt, në fund fare, planifikimi dhe kontrolli i territorit është tagër i pushtetit vendor. Dhe pushteti vendor në Durrës është Këshilli Bashkiak. Pra, në rast se do arrijnë qytetarët e Durrësit t'i bëjnë presion Këshillit Bashkiak, ky projekt nulifikohet, pra bëhet nul dhe rikthehet në gjendjen e mëparshme. Së dyti, ky projekt mund të bëhet nul dhe i gjithë porti i Durrësit të shpëtojë, në rast se Gjykata Kushtetuese do ketë shtetarë dhe jo lapangjozë. Në rast se do ketë shtetarë, të cilët të duan të respektojnë ligjin, atëherë mjafton t'i shkohet një padi në Gjykatë Kushtetuese për t'i thënë që qeveria, për fat të keq, ka cënuar dy marrëveshje ndërkombëtare, në të cilën Shqipëria është palë dhe duhet t'i respektojë, siç është, një, MSA-ja, dy, Konventa e Arhausit. Të dyja këto, Shqipëria i ka ratifikuar, për pasojë janë ligjërisht të lidhëshme, dhe prevalojnë ndaj ligjeve shqiptare. Po të kemi parasysh që projekti i Alabbarit, Edi Rama e ka bërë si ligj me ligj të posaçëm, ligj privat, nominativ, por gjithsesi, marrëveshjet ndërkombëtare prevalojnë ndaj ligjeve vendore.
Ndaj, në rast se shkon në Gjykatë Kushtetuese dhe tregohet që janë shkelur qoftë Konventa e Arhausit, qoftë marrëveshja e stabilizim-asociimit me Bashkimin Evropian, këto prevalojnë dhe projekti normalisht duhet të nulifikohet, pra të anulohet.
Së treti, së treti, se si mund të anullohet kjo, do të ishte përmes referendumit vendor. Qytetarët e Durrësit kanë të drejtë të kërkojnë një referendum vendor. S'jemi pyetur, s'na ka bërë askush një dëgjesë publike, për pasojë, ne kemi dyshimet tona, ne nuk besojmë që kjo është mënyra më e mirë për të zhvilluar qytetin tonë, ndaj ne duam referendum vendor. Në referendum vendor, në rast se duan ta mbajnë, mund ta mbajnë, në rast se duan ta rrëzojnë, e rrëzojnë. Pra, këto janë tre mënyrat e vetme në të cilët porti i Durrësit mund të, mund të shpëtojë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se ka zhvilluar një takim me Christian Fornec...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste e Shqipërisë dhe kabinetin qeveritar. Takimi d...
Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerm...
Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët e Partisë Demokratike në Maliq dhe Kolonjë, ku në të dyja raste...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimet më të fundit brenda strukt...
448 anëtarë të Partisë Demokratike në Malësi të Madhe morën pjesë në procesin e zgjedhjes së kryetarit ...
Emels Xhaxhaj është zgjedhur kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Roskovec. Nga 700 anëtarë të regjistrua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama për mashtrimet e radhës në komunikimin e tij të së diel&eu...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj sistemit të dr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shpreh shqetësim...