POLITIKE

Abilekaj: Qeveria ka ‘shuar’ pushtetin lokal dhe ka kthyer ekonominë në model mashtrimi e emigrimi

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Prill 2026, 21:51
Abilekaj: Qeveria ka ‘shuar’ pushtetin lokal dhe ka kthyer

Një fenomen alarmant po ‘gërryen’ shoqërinë shqiptare, ku rreth 30 mijë të rinj janë të punësuar në "call center", një model ekonomik që bazohet tërësisht në mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve europianë.

Analisti Enton Abilekaj akuzon qeverinë për ndërtimin e një modeli ekonomik që po deformon shoqërinë shqiptare. Në studion e ‘Çim Peka Live’, ai tha se institucionet vendore janë zhveshur nga kompetencat vendimmarrëse, ndërsa vendi po përballet me një realitet ku mijëra të rinj orientohen drejt call center-ave të dyshimtë, emigrimit ose aktiviteteve të tjera informale. Sipas Abilekajt, kjo situatë nuk është rastësi, por pasojë e një politike që, në vend të zhvillimit të qëndrueshëm, prodhon varësi ekonomike dhe dëmton perspektivën europiane të vendit.

Enton Abilekaj: Asnjë bashki, asnjë ministri nuk ka më asnjë të drejtë të japë mendim, a duhet bërë kjo apo jo. Po asnjë njeri i zgjedhur pushtet lokal nuk ka të drejtën që të thotë kjo nuk bëhet, sepse e ka hequr ai të drejtën. E ka hequr atyre që zgjidhen, ja jep atyre që ka emëruar, një zyrë aty të vetën. Dhe e bën Shqipërinë si të dojë, dhe e bën dhe e mbush me kulla, dhe e shkatërron. Tani kthehemi te kjo. Çfarë llogarie doja të bëja unë? Që sa njerëz punojnë në Shqipëri, në call center. Po të llogarisësh që duhet të jetë një numër prej te dy ose 300 vetash që punojnë në call center-at e mëdha dhe ne kemi rreth 100 call center-a në Tiranë ose në gjithë Shqipërinë, 20 deri në 30,000 punojnë.

Pra rreth 30,000 vetë punojnë duke e ditur që janë duke vjedhur qytetarët europianë. 30,000 janë kryesisht të rinj. Ata e dinë çfarë pune do bëjnë. Çohen në mëngjes, shkojnë aty dhe duhet të mashtrojnë një qytetar europian. Sa më shumë të mashtrojnë, aq më shumë para bëjnë. Ky është modeli i të rinjve shqiptarë sot, që punojnë atje. Këtë model kanë ndërtuar. Ata që nuk gjejnë punë në call center, merren me trafik. Ata që s'merren me trafik, ikin nga Shqipëria, sepse me ato paga... Ka dhe lojra fati dhe këto janë biznese në Shqipëri, tre biznese kryesore që kontrollohen dhe sa herë ka ndryshime të rëndësishme, lëshojnë duart. Ka sulme dhe lëshojnë duart. Tre biznese të rëndësishme, me të cilat angazhohet kryesisht rinia shqiptare. Ata të shkretët që janë studentë pastaj, që ikin, që mbarojnë shkollën dhe u ofrohet një punë 40,000 lekëshe kur mbarojnë shkollën, detyrohen të ikin nga Shqipëria. Kjo është... domethënë, është shumë më keq sesa një krim i rëndomtë, ë? Është shumë më keq sesa një vjedhje e një tenderi.

Kjo është shkatërrim i një shoqërie, është t'i fusësh sëmundjen që mos të ketë më ku të shkojë. 30,000 vetë, ç'do të thotë? 30,000 të rinj sot. 1% e popullsisë... Ç'a 1%, se ne kemi 2% se me atë popullsi që është këtu... Dhe ne themi të hyjmë në Bashkimin Europian. Po po. Po mashtrova 10 veta sot unë, do marr kaq. E kupton? Dhe prishin para pastaj atje, kanë sigurisht para për të ndenjur, sepse ka mashtruar 20 njeri, i ka qëlluar mirë njëri te tjetri, e kupton? Kjo është... nuk e di çfarë është kjo. Ta dënosh me vdekje një shoqëri. Dhe të ketë një qeveri që e nis këtë. Se pse e them që e ka nisur qeveria? Sepse autori themelues, ti përmende Amant Josifi. Amant Josifi, që ishte këshilltar i ministres së Jashtme. I ministrit të Jashtëm, ortak i vëllait të kryeministrit. Kjo është strategjia. Hajde vjedhim ata që të bëjmë Shqipërinë. Dhe do pasurohen shqiptarët duke vjedhur qytetarët europianë. Duke vjedhur pleqtë e shkretë edhe njerëzit e tjerë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë