POLITIKE

"Absolutisht, atë do ta kthejë FBI-ja të paketuar"/ Berisha: Veliaj u nis për në SHBA për t’u thënë hajdutëve përreth, se do të gjejë atje shpëtimin

e. d Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2024, 20:27

"Absolutisht, atë do ta kthejë FBI-ja të paketuar"/

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e degës 8 në Tiranë foli për kryebashkiakun Erion Veliaj i cili është nisur drejt SHBA-së. Berisha u shpreh se Veliaj u nis për në SHBA për tu thënë hajdutëve përreth, se do të gjejë atje shpëtimin. Gjithashtu sipas Berishës atë do ta kthejë FBI-ja të paketuar. 

"Erion Veliaj, në çdo vend, përveçse në diktatura dënohej për mashtrim publik me deklaratën e tij se, ka mbjellë 1 milionë pemë. Ky është mashtrim 1 milionë herë. Prapa këtij mashtrimi fshihet vjedhja e fondeve për blerjen e 1 milionë fidaneve. Nuk ishte rastësi ajo, jo. Prapa këtij mashtrimi, fshihet blerja e fidanëve të pishave. 6600 euro. Ja ky, ministri Gonxhe me firmën e tij që punonte në bashki.

Prapa këyre veprimeve, fshihet ndërtimi i shkollës me 10 milionë euro, në një kohë kur, në standartin europian shkolla ndërtohet me 700-800 mijë euro, e caktuar, e prerë. Po ne luftuam, nuk u pajtuam, nuk u lodhëm, nuk u mërzitëm, nuk u dekurajuam, qendruam. Dhe ku është sot? Po i paturpi, nuk mund ta mbyllë ndryshe përveçse me paturpësi.

U nis për në SHBA për t’u thënë atyre hajdutëve përreth, se do të gjejë atje shpëtimin. E kuptoni, pse e duan Amerikën këta? Këta mendojnë se, Amerika është rifurxhio për hajdutët. Absolutisht, do ta kthejë FBI atë paketë, të paketuar. Miq, para se të nisej, Rama i thotë: ku po shkon, pse po shkon? Po shkoj, i thotë, se këta, ja çfarë më bënë. Çfarë të bënë, i thotë?

I kthehet Ramës: po ata të shpëtuan ty, në rastin e McGonigalit, edhe mua mund të më shpëtojnë. Gabojnë. Rama nuk shpëton kurrë nga McGonigal. Jo, ua them unë ju. Drejtësia vonon, por nuk harron. Ta ketë shumë të qartë se, për korruptimin e McGonigal, Rama do të marrë një dënim pak më të madh se sa Mc Gonigal. Pra, është merita juaj, është meritë e madhe. U përballët me një të keqe të madhe, por triumfuat. E shpëtuan për djegësin organizata kriminale e Skapit. 130 milionë euro të zhdukura, djegësi nuk ekziston.

Po a ka gjë më të paimagjinueshme, që ky të mos akuzohet që ka 5 firma. Ka mashtrimin publik, se e ka miratuar Këshilli Bashkiak, pa e miratuar Këshilli Bashkiak. Ka mashtrimin, se duhet të raportojë çdo muaj për punimet dhe situacionet, dhe ato nuk ekzistojnë. A mund të amnistohej nëj njeri si ky? Jo, kurrë. Po kjo, sepse mbi firmën e tij ishte firma e Ramës, dhe ishin të lidhur. Ndaj edhe ajo dosje, absolutisht Edi Rama ta dijë mirë se, edhe pashë nën tokë të futet ai do të dënohet për atë vepër.

Pale më ky, po e po. Nuk mund të sillesh me qytetarët në ëktë mënyrë. Nuk sillesh dot kurrë. Doli dosja e 5D-ve. Hoteli i këtyre miqtë e mi, gjer më sot,ë shtë hoteli më gjigand i Shqipërisë. 20 katësh, në qelq dhe kristal. Imagjinoni ju, sa kushton ai. Punonjësja thotë se, kjo është e Lal Vjedhësit, me telefon, nuk ka rëndësi se thotë ajo. Tenderat, e firmosura prej tij, nuk ka rëndësi. Ia mbyllën edhe dosjen. Pse? Sepse gjerësisht flitet që dhe aty është edhe Olsi aksioner, dhe ku është dhe Olsi, është vetë Edi.

Si mundet? Kanë shpikur vjedhjen absolute. Krijo kompani dhe vidh fonde, dhe ndërto hotele, ndërto vila dhe të mos pësosh asgjë. Pse, punë e 3 drejtorëve qenka ajo? Lerë që e kanë me dokumente njëherë. U mbyll dhe ajo dosje. Kurrë nuk do të mbyllet ajo dosje. Atë hotel, nuk do ta gëzojnë kurrë ata. Ai hotel, dhe ato vila do të shiten dhe do të kthehen në rroga dhe pensione për qytetarët," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë