POLITIKE

Adriana Kalaja kallëzon në SPAK 31 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës: Shembën pallatin në Kombinat duke falsifikuar aktet e ekspertimit

b.z Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 12:13
Adriana Kalaja kallëzon në SPAK 31 zyrtarë të Bashkisë
Adriana Kalaja

TIRANË - Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK 31 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, lidhur me shembjen e pallatit në rrugën "Myslym Keta" në Kombinat.

Në një deklaratë për mediat Kalaja shprehet se veprimet e bëra nga IMT janë bërë nëpërmjet falsifikimit të akteve të ekspertimit.

Kalaja shprehet se nëpërmjet kallëzimit penal, është evidentuar se shembja e pallatit përveçse është bërë përmes falsifikimit të akteve të ekspertimit, por sipas saj është ndërhyrë edhe tek IMT, ku drejtues asokohe ka qenë Mariglen Qato.

Kalaja shton se PD e ka denoncuar rastin me prova që në prill të vitit 2023, por sipsaj saj kjo dosje është injoruar dhe fshehur nga SPAK.

Deklara e plotë e Adriana Kalasë:

 Në pallatet e ndodhura në rrugën ‘Myslym Keta’ në Kombinat, nga ana e kryetarit të bashkisë, bashkë me gjithë personat e kallëzuar prej nesh dhe janë 31 zyrtarë të lartë përfshirë dhe 3 drejtorët të cilët sot ndodhen në ‘Arrest me burg’, Taulant Tushe, Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë shembur jashtë çdo standardi ligjor, pallatin që pretendohet se ishte dëmtuar nga tërmeti. Ndërkohë që, kjo shembje ka ndodhur në vitin 2022, kur ne të gjithë e dimë që tërmeti ka rënë në nëntor të vitit 2019. Nga ana tjetër, përveçse kemi konstatuar që edhe nëse është e vërtetë se shembja e pallateve të ishte për shkak të dëmtimeve, kjo nuk duhej lënë me kaq vonesë. Pra, me gati 2 vite e gjysmë nga rënia e tërmetit. Dhe nga ana tjetër, kemi evidentuar nëpërmjet kallëzimit tonë penal, sepse e gjithë kjo përveçse është bërë përmes falsifikimit aktet e ekspertimit, por mbi të gjitha duke ndërhyrë tek IMT, ku drejtues këto kohë ka qenë Mariglen Qato, i cili drejtonte gjithë situatën e shembjeve në këtë zonë, duke i prerë dhe ujin dhe dritat në mes të natës. Dhe nga ana tjetër automjetet e demolimit të këtyre pallateve, ishin ata që i përkisnin shoqërisë ‘5D’. Ne këtë e kemi denoncuar me fakte dhe me prova që në prill të vitit 2023 dhe për interesin tuaj dhe të publikut, unë po paraqes qoftë kallëzimin penal...

Një muaj pas kallëzimit tonë, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e ka lënë këtë dosje për kompetencë në prokurorinë e Tiranës , ndërkohë pothuaj pas një viti kur kishte shpërthyer dosja ‘5D’, prokuroria e Tiranës nëpërmjet kësaj shprese, në korrik të 2024-ës, e rikthen këtë dosje në SPAK duke konstatuar se për shkak të bashkimit të dosjeve, për shkak të objektit të kallëzimit dhe subjekteve të kallëzuara nga ne, kjo është kompetencë e SPAK. Sipas informacioneve të brendshme që ne kemi, është konstatuar nga ana jonë, se me qëllim nga ana e Dumanit dhe prokurorit të çështjes, kjo dosje është injoruar dhe fshehur, ndërkohë që me prova dhe fakte kjo dosje duhej bashkuar me dosjen ‘5D’, dhe personi kryesor që duhej thirrur në cilësinë e të pandehurit ishte Erion Veliaj. Pas një viti, vetë organi i hetimit ka vërtetuar ato që ne kemi denoncuar, atë që lidhet me skemën ‘5D’. Pra, për ta bërë të qartë, ndërkohë që zyrtari Mariglen Qato drejtonte IMT të Tiranës, shembjet dhe demolimin e këtyre pallateve i bënte shoqëria ‘5D’, e cila ishte në pronësi të drejtorëve më të lartë të Bashkisë Tiranë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë